• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pagesat elektronike/ Ministrja Brahimaj: Ja si do realizohet dhe kategoritë që përfitojnë

by Java News
23/04/2024 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të financuar nga qeveria për një periudhë 4-mujore, 300 qytetarët e përzgjedhur në Tiranë, Dibër dhe Përmet do të kryejnë pagesa të shpejta elektronike nëpërmjet telefonit të tyre, duke skanuar kodin QR të gjeneruar nga sistemi i fiskalizimit.
Delina Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit shprehet se kjo nismë është pjesë e projekteve të qeverisë për të rritur përfshirjen financiare, ulur numrin e transaksioneve me para fizike në ekonomi, dhe më e rëndësishmja, për të reduktuar kostot e transaksioneve për bizneset dhe konsumatorët.
“Sot dua të ndaj me ju një hap transformues që vendi ynë po ndërmerr për të modernizuar shërbimet tona financiare, lançimi i projektit pilot për mundësimin e pagesave të shpejta në ekonominë shqiptare. Kjo nismë është pjesë e projekteve tona për të rritur përfshirjen financiare, për të ulur numrin e transaksioneve në para fizike në ekonomi, pra në kesh, dhe më e rëndësishmja për të ulur koston e transaksioneve për biznesin dhe konsumatorët”, thekson ajo.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit tregon dhe kategoritë të cilat do të përfshihen fillimisht në këtë projekt pilot. “Projekti do të fillojë në tre qytete, Tiranë Dibër dhe Përmet ku 300 individë do të jenë pjesë e skemës pilot të cilat do të kryejnë pagesat përmes aplikacioneve të ofruara nga bankat dhe institucionet e parasë elektronike në bizneset e vogla dhe të mesme pranë zonave ku banojnë. Të financuar nga qeveria shqiptare për një periudhë 4-mujore, qytetarët e përzgjedhur do të kryejnë pagesa të shpejta elektronike nëpërmjet telefonit të tyre duke skanuar kodin QR të gjeneruar nga sistemi i fiskalizimit. Nëse ti je një pronar biznesi që paguan për furnizime, një qytetar që merr pensionin, një anëtar familje që mbështetet në të dashurit që jetojnë jashtë apo një student që menaxhon buxhetet, pagesat e shpejta do të mundësojnë që transaksionet tuaja të jenë më të shpejta, më të sigurta dhe më pak të kushtueshme”, thekson Delina Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit./m.j

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Delina Ibrahimaj (@delinaibrahimaj)

Next Post
Bilanci/ Në tre muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld euro

Bilanci/ Në tre muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

April 11, 2026
Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha apel për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: PD nuk ndalet deri në largimin e Ramës

April 11, 2026
Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

Rama: Negociatat me BE nuk janë bllokuar, njerëzit e ligj i përdorin shqiptarët si mish për top

April 11, 2026
“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

April 11, 2026
Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

April 11, 2026
Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

April 11, 2026
Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

April 11, 2026
Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In