• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pagesat e PD për lobim, letërporosi jo vetëm nga SHBA, por edhe nga Skocia

by Java News
19/03/2019 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çështja e pagesave për lobistët amerikanë, të cilët ndihmonin Partinë Demokratike gjatë protestës në çadër, në vitin 2017, pritet të rihapet për shkak se ka zhvillime të reja. Tashmë Prokuroria, për llogari të këtij hetimi ka administruar në dosje dy letërporosi të ardhura nga SHBA dhe Skocia. Këtë çështje është duke e ndjekur gazetari Muhamed Veliu, i cili jep detaje për Top Channel.

TCH: Cilat janë zhvillimet më të fundit?

Muhamed Veliu: Pas ardhjes së dy letërporosive, një nga SHBA dhe një tjetër nga Skocia, duket se prokurorët, që janë duke hetuar lobimin në shumën prej 675 mijë dolllarësh nga PD në SHBA, e kanë rihapur këtë çështje. Mësohet se do të rimerret në pyetje ish-Sekretari i Përgjithshëm demokrat, Arben Ristani, në adresën e të cilit ka mbërritur fletëthirrja për t’u paraqitur në Prokurorinë e Tiranës më 21 mars. Do të rimerret në pyetje edhe financieri i Partisë Demokratike, Ilir Dervishi. Në mënyrë jozyrtare, Top Channel ka mësuar nga burime pranë Prokurorisë së Tiranës se, në javët në vijim pritet të merret në pyetje edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili ka hedhur firmat në dy kontrata lobuese, me lobistin Nik Muzin.

TCH: Nga informacionet që ke mundur të sigurosh, çfarë përmbajnë këto dy letërporosi?

Muhamed Veliu: Prokurorët shqiptarë që janë duke hetuar këtë çështje, shpresonin që nga letërporosia nga SHBA të mbërrinte dëshmia e dhënë për FBI-në nga lobisti Nik Muzin. Kjo nuk ka ndodhur, pasi SHBA në përgjigjen e tyre thonë se Nik Muzin vijon të jetë ende nën betim, ndaj hetuesit amerikanë nuk mund ta ndajnë dëshminë e tij me prokurorët shqiptarë. Ndërkohë që nga letërporosia e mbërritur nga Skocia, për herë të parë prokurorët shqiptarë kanë në duar tashmë se kush janë pronarët e vërtetë të kompanisë “Biniatta Trade”, e cila për llogari të PD-së ka paguar plot 150 mijë dollarë.

TCH: Po për këto pagesa lobimi, ku përfitues është PD, në SHBA dhe Skoci, çfarë është duke u hetuar në këto dy vende?

Muhamed Veliu: Në total janë 3 pagesa; e para më 24.3.2017, ku kompania në fjalë e regjistruar në Skoci ka paguar 150 mijë dollarë. Kontrata e dytë është lidhur më 27.3.2017 nga PD, e cila ka paguar 25 mijë dollarë. Kontrata e tretë mban datën 9.6.2017, nga ku PD shumën më të madhe prej 500 mijë dollarësh. Në total, pagesa për lobim është 675 mijë dollarë. Në SHBA, FBI-ja ka marrë në pyetje lobistin Nik Muzin, se përse e ka deklaruar me vonesë në DASH pagesën prej 150 mijë dollarësh; e po heton nëse këto parà janë përdorur vërtet për lobim nga PD, apo kanë shkuar për qëllime të tjera. Ndërsa në Skoci po hetohet për pastrim parash, pasi nuk dihet origjina e parave që ka përdorur kompania “Biniatta Trade” për lobim për PD-në.

 

 

/a.meta

Next Post
10 vite burg për ata që shpërndajnë videot e masakrës në Zelandën e Re

10 vite burg për ata që shpërndajnë videot e masakrës në Zelandën e Re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rihapet ambasada e Ukrainës në Uashington, objekti i dyshimtë i gjetur para ndërtesës nuk përbënte kërcënim

October 23, 2026
Lufta, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 270 të burgosur pas negociatave me amerikanët!

Lufta, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 270 të burgosur pas negociatave me amerikanët!

October 23, 2026
Jasir Asani nuk ndalet në Iran, sulmuesi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës dhe i afrohet kreut të golashënuesve

Jasir Asani nuk ndalet në Iran, sulmuesi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës dhe i afrohet kreut të golashënuesve

October 23, 2026
Tragjedi e përgjakshme në Lindjen e Mesme, masakër me 10 të vrarë gjatë një ceremonie mortore në një kishë në Jordani

Tragjedi e përgjakshme në Lindjen e Mesme, masakër me 10 të vrarë gjatë një ceremonie mortore në një kishë në Jordani

October 23, 2026
SHBA-të autorizojnë lirimin emergjent të deri në 400 mijë fuçive naftë nga rezervat strategjike

SHBA-të autorizojnë lirimin emergjent të deri në 400 mijë fuçive naftë nga rezervat strategjike

October 23, 2026
“Ki mendjen në rrugë”/ Nga mesazhi i fundit te lajmi i hidhur, rrëfimi rrëqethës i bashkëshortes së Diogo Jotës: Mendoja se ishte shaka, s’e besoja dot

“Ki mendjen në rrugë”/ Nga mesazhi i fundit te lajmi i hidhur, rrëfimi rrëqethës i bashkëshortes së Diogo Jotës: Mendoja se ishte shaka, s’e besoja dot

October 23, 2026
Berisha përpiqet të përgënjeshtrojë listën e dhunuesve, por pamjet e tradhtojnë! Një prej të ndaluarve në fotografi me të në zyrën e tij, më 2021 ishte edhe…

Berisha përpiqet të përgënjeshtrojë listën e dhunuesve, por pamjet e tradhtojnë! Një prej të ndaluarve në fotografi me të në zyrën e tij, më 2021 ishte edhe…

October 23, 2026
Austria dëbon katër diplomatë rusë, shpallen “persona non grata”

Austria dëbon katër diplomatë rusë, shpallen “persona non grata”

October 23, 2026
Norvegjia do të rifillojë pagesat e granteve për Hungarinë pas një ndërprerjeje 10-vjeçare

Norvegjia do të rifillojë pagesat e granteve për Hungarinë pas një ndërprerjeje 10-vjeçare

October 23, 2026
Franca ashpërson masat ndaj protestave, shtetrrethim, dënime me burg dhe përplasje politike për rendin publik!

Franca në gadishmëri dhe gjendje të jashtëzakonshme, 70 mijë policë, forca speciale dhe xhandarë në terren për protestën e dhunshme!

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In