• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pagesat e Hipotekës tani edhe nëpërmjet postës

by A R
09/10/2018 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga sot qytetarët mund të kryejnë pagesat e Hipotekës edhe në zyrat postare, duke mos humbur kohë në radhë në filialet e bankave të përcaktuara për këtë qëllim.

Valdrin Pjetri, kreu i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Drejtori i Postës Shqiptare, Laert Duraj, nënshkruan sot në Tiranë marrëveshjen, për ta ofruar këtë shërbim (pagesën) pranë Postës Shqiptare.

Marrëveshja citon se, “objekt i bashkëpunimit është kryerja e shërbimit financiar edhe në Filialet e Postës Shqiptare, krahas institucioneve bankare për llogari të ZVRPP-ve kundrejt tarifave në fuqi. Kontrata përcakton kushtet për arkëtimin nga klientët të faturave të lëshuara nga Zyrat vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për llogari të këtyre të fundit”.

Kryeregjistruesi Pjetri u shpreh se, kjo marrëveshje, do të sjellë një shërbim të shtuar për qytetarët të cilët duan të marrin shërbimin e tyre pranë zyrave të tona të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Ky është një bashkëpunim i frytshëm mes dy institucioneve tona që do të përmirësojë shërbimet ndaj qytetarëve”.

Ndërsa drejtoi i Postës Shqiptare Duraj, falenderoi ZRPP për besimin që ky institucion shpreh ndaj shërbimeve që ofron Posta Shqiptare. “Ky është hapi i parë që Posta Shqiptare hedh bashkë me Hipotekën, ku në të ardhmen ky bashkëpunim do të përfshijë dhe shumë elementë të tjerë. Qëllimi ynë është përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve. Krahas shërbimeve të tjera që qytetarët gjejnë aktualisht pranë Postës Shqiptare, do të kenë mundësi të paguajnë dhe tarifat për Hipotekën. Është bërë një hap i madh drejt lehtësimit të procedurave”, tha ai.

Aktualisht zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ofrojnë 51 shërbime të ndryshme me tarifa që variojnë nga 200 në 25 mijë lekë, pagesa e të cilave kryhen në filiale të bankave të nivelit të dytë, por tashmë ato kryhen edhe me postë.

/b.d

Next Post
Parlamenti Evropian kundër Thaçit për gylenistët

Miratohet raporti i Fleckenstein për Shqipërinë, por drejtësia dhe korrupsioni mbeten shqetësim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

March 4, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

March 4, 2026
I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

I përfshirë në trafikun e drogës, Guardia di Finanza kap shqiptarin me rreth 1 kg kokainë

March 4, 2026
Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

Kreu i SPAK raporton përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian në Bruksel, zbulohen temat kryesore

March 4, 2026
Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

Euro zbret në minimum të ri historik, zhvlerësohet edhe dollari amerikan

March 4, 2026
Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri, na kontaktoni!

March 4, 2026
Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

March 4, 2026
Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

March 4, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

March 4, 2026
“Zero tolerancë kush cenon sigurinë ushqimore”, Sula dhe Gjylameti: Datat e skadencës së produkteve në ‘lupën’ e kontrolleve

“Zero tolerancë kush cenon sigurinë ushqimore”, Sula dhe Gjylameti: Datat e skadencës së produkteve në ‘lupën’ e kontrolleve

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In