Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se nuk ka asnjë arsye për të pranuar një kërkesë nga Rusia për të paguar në rubla për gazin rus.
Në fillim të kësaj jave, presidenti rus Vladimir Putin tha se ai dëshironte që vendet “jomiqësore” të blejnë gazin e saj me rubla. Lëvizja mendohet se synon të nxisë monedhën ruse, e cila ka humbur mbi 20% në vlerë këtë vit.
“Firmat evropiane që blejnë gaz dhe që operojnë në territorin evropian duhet ta bëjnë këtë në euro. Prandaj sot nuk është e mundur të bëhet ajo që kërkohet, nuk është kontraktuale”, shtoi Macron. BW
Edhe sanksionet administrative janë të kundraligjshme,pasi është prishur kontrata vetëm nga pala juaj jo nga Rusia