• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pagesa në Rrugën e Kombit, IFC: Do jepet në tunelin e Thirrës, skonto për përdoruesit e shpeshtë

by Java News
29/07/2016 22:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Korporata Financiare Ndërkombëtare, IFC ka reaguar për “News24” në lidhje me koncesionin e Autostradës Milot-Morinë, duke theksuar se tarifa e parashikuar reflekton nivelin e jetesës së popullsisë dhe është më e ulët se mesataret e rajonit.

IFC bën të ditur se tarifa do të paguhet vetëm në një pikë, në tunelin e Thirrës dhe do të aplikohet një skemë zbritjeje për përdoruesit e shpeshtë të autostradës.

1. Duke qenë se IFC-ja ka qenë pjesë e konsultimeve për dhënien me koncesion të kësaj autostrade, mendoni se tarifa e vendosur nga ministria është e duhura?
Niveli i tarifave është analizuar me kujdes dhe është marrë çdo masë me qëllim që të sigurohet që ajo është e përballueshme, dhe që reflekton nivelin e jetesës së popullsisë shqiptare. Tarifa e parashikuar është më e ulët se mesataret rajonale, dhe do të paguhet vetëm në një pikë, në tunelin e Thirrës, me qëllim që të sigurohet që kryesisht udhëtuesit e distancave të gjata të paguajnë tarifën, ndërkohë që banorët lokalë të cilët bëjnë udhëtime të shkurtra do të vazhdojnë të përdorin autostradën falas. Gjithashtu do të ketë një skemë zbritjeje në tarifë për përdoruesit e shpeshtë, ku drejtuesit e mjeteve të cilët do ta përdorin autostradën më shpesh do të kenë ulje, gjë që do të jetë një përfitim për bizneset shqiptare.

Niveli i tarifës është përcaktuar në bazë të kostove të rehabilitimit të rrugës, si dhe kostove të mirëmbajtjes dhe operimit të autostradës. Autostrada Milot-Morinë është një infrastrukturë shumë komplekse. Për shkak të një terreni shumë të vështirë malor, Autostrada përfshin tunelin më të gjatë në rajonin e Evropës Juglindore, ura të shumta, prerje dhe argjinatura. Prandaj, natyra e autostradës e bën atë relativisht të shtrenjtë për shfrytëzim dhe mirëmbajtje, veçanërisht krahasuar me autostradat në vendet e tjera të rajonit, të cilat janë ndërtuar shpesh në terrene të sheshta ose vetëm kodrinore.Megjithatë, pavarësisht këtyre specificikave, niveli i tarifës është i ngjashëm ose më i ulët se sa tarifat në në vendet me standard të ngjashëm jetese në rajon. Për shembull, tarifa mesatare në Greqi është 4.9 qindarka euro për km, në Maqedoni varion nga 3.2 në 4.3 qindarka euro, në Kroaci është 4.92 qindarka euro, dhe mbi 5.0 qindarka euro në Bosnjë.

2. A është kjo tarifë më e lartë se vlera e vendosur nga kompania konsulente sikurse akuzon opozita?
Në vitin 2015, një shoqëri konsulente sugjeroi që niveli i tarifës duhet të jetë rreth 3.5 qindarka euro për km (pa përfshirë TVSH-në). Tarifa tani propozohet të jetë 3.63 qindarka euro për km (pa përfshirë TVSH-ne), që është shumë afër dhe tërësisht brenda diapazonit të rekomandimit të mëparshëm.

3. Mbi ҫ’baza është vendosur kjo tarifë dhe cili është argumenti juaj mbi të?
Niveli i tarifës u përcaktua bazuar në një gamë të gjerë faktorësh, që përfshin parashikimet për të ardhurat, kostot kapitale, kostot e operimit dhe mirëmbajtjes, kushtet e financimit të cilat do të jepen nga huadhënësit, si dhe supozimet rreth kthimit mbi kapitalin e investitorit. Të gjithë këto faktorë u studjuan dhe analizuan për të përcaktuar kufijtë e pranueshëm të tarifave dhe subvencioneve.

4. Përse duhet që autostrada Durrës-Kukës të jepet me koncesion?
Që nga përfundimi i autostradës përpara pesë vitesh, ajo është përkeqësuar ndjeshëm, dhe nëse nuk bëhen investime të mëdha që janë të nevojshme për operimin dhe mirëmbajtjen e saj, ajo do të përkeqësohet dhe më tej. Koncesioni do të sigurojë që në autostradë të bëhen më shumë investime, dhe që ajo të funksionojë në nivel të lartë cilësor duke u ofruar drejtuesve të mjeteve siguri dhe kushte më të mira për 30 vitet e ardhshme. Cilësia e lartë e autostradës do të rrisë aktivitetin ekonomik në vend dhe rajon. Gjithashtu, portet shqiptare do të bëhen më konkurrues nga këndvështrimi i bizneseve nga vendet pa det në rajon (Kosova, Serbia, Hungaria), shumë prej të cilëve do të jenë në gjendje të përdorin Shqipërinë si lidhjen e tyre detare./BW/a.k

Next Post

Kjo është harta e re e trurit (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In