“Pagesa e fundit”/ Pranga të riut që shantazhonte në Durrës: “Më jep paratë ose të nxjerr fotot intime”

DURRËS

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Pagesa e fundit” duke arrestuar një 26-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim pasi shantazhonte dhe kanoste një shtetase duke i marrë vlera monetare.

Strukturat hetimore të DVP Durrës në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëorganizuar kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pagesa e fundit”, në kuadër të të cilit u ndalua shtetasi M. K., 26 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie”, pasi në mënyrë të përsëritur, ka shantazhuar dhe kanosur një shtetase, duke i kërkuar shuma të ndryshme të vlerave monetare ose në të kundërt do publikonte në rrjete sociale foto intime.

Gjatë kapjes dhe ndalimit nga forcat e Policisë, ky shtetas po tërhiqte një sasi vlere monetare në një pikë të transferimit të parave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com