• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pagesa 80 mijë euro/ Albert Pashaj mohon akuzat në gjyq: Henrikun e njoh, s`i kam dhënë porosi për vrasje

by Java News
28/06/2023 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Albert Pashaj, i arrestuar nga SPAK si porositës i dy atentateve për të vrarë Aredin Beharin, ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij. Në seancën e verifikimit të kushteve te masës së sigurisë ai ka pretenduar se nuk ka lidhje me asnjërën nga dy ngjarjet e ndodhura në vitet 2017 dhe 2019. Megjithëse ka pranuar se njeh Henrik Hoxhajn pasi janë nga e njëjta zonë ai ka pretenduar se nuk i ka dhënë asnjë porosi. Pavarësisht pretendimeve të paraqitura nga i dyshuari gjykata ka vendosur burg për Albert Pashain.

Sipas SPAK Aredin Behari, i cili i shpëtoi dy atentateve kishte një konflikt pronësie me porositësin për tregtimin e naftës. Ka qënë dëshmia e Henrik Hoxhajt ajo që  ka fundos të arrestuarin, pasi i penduari tregoi për hetuesit se mori 80 mijë euro bashkë me Skerdi Tasen për të kryer vrasjen. Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se, biznesmeni Aredin Behari, herë pas herë është vënën nën presion nga  vëllezërit Ardian dhe Albert Pashaj, pasi pretendonin se ai nuk kishte shlyer një borxh të vjetër.

Për shkak të presioneve të vazhdueshme, Behari i dha rreth 40% të aksioneve të kompanisë  së tregtimit të naftës Albert Pashajit. Por sërish ata pretendonin se ai kishte pa shlyer shuma të tjera monetare dhe për këtë i morën një banesë  në qytetin e Fierit. Këtë pasuri Behari e fitoi nëpërmjet proceseve  gjyqësore, pasi gjykata e Apelit në Vlorë  i njohu atij pronësinë. Sipas SPAK, gjatë kësaj kohe Albert Pashaj pa dijeninë e vëllait tjetër Ardjanit, i ofroi  Henrik Hoxhajn dhe Skerdi Tasin 80 mijë euro për të ekzekutuar  Aredin Beharin. Për shkak se dy atentatet e ndodhura në vitin 2017 dhe 2019 kanë dështuar, herën e parë për shkak se objektivi u shpëtoi plumbave pasi u shtri dhe herën e dytë pasu autorit iu bllokua arma. Pas dy ngjarjeve Hoxhaj e Tase i kanë kthyer sërish shumat monetare Pashait./m.j

 

Next Post
Minxhozi: Patriotizmi i panegociueshëm i Kurtit radikalizoi situatën. Ka bërë që Vuçiç të duket një djalë ‘më i mirë’

Minxhozi: Patriotizmi i panegociueshëm i Kurtit radikalizoi situatën. Ka bërë që Vuçiç të duket një djalë ‘më i mirë’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com