• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pagat në shtet u rritën, kush është përfituesi i vërtetë?

by Java News
27/06/2024 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka miratuar rritjen e pagave që hyn në fuqi nga 1 korriku. Një lajm padyshim i mirë për 135 mijë punonjësit e administratës shtetërore që do të përfitojnë. Por çfarë fshihet pas kësaj rritje dhe kush është përfituesi i vërtetë? Le të shohim shifrat.

Të dhënat tregojnë se paga mesatare ka arritur aktualisht në rreth 84 mijë lekë. Në dy vitet e fundit paga është rritur në total me 21.1% ose me 10.5% në vit.

Por sa ka mbetur nga kjo rritje në xhepat e punonjësve të shtetit?

Pagat në shtet u rritën, kush është përfituesi i

Inflacioni, treguesi që dëshmon për rritjen e çmimeve ka pasur një rritje në dy vitet e fundit me 11.5% në total ose me 5.7% në vit. Kjo do të thotë se më shumë se gjysma e rritjes së pagës në shtet ka shkuar për amortizimin e çmimeve dhe rritja reale është vetëm  4.8%.

Qeveria premton se me këtë rritje paga mesatare në shtet i kapërcen 900 euro. Por sa i kushton buxhetit të shtetit, ky premtim që ndodh gati një vit përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare?

Pagat në shtet u rritën, kush është përfituesi i

Sipas Ministrisë së Financave, nga 1 korriku kur rritja e pagave hyn në fuqi e deri në fund të vitit, efekti në buxhet është 11 miliardë lekë, ndërsa kostoja totale arrin në 40 miliardë lekë.

Para të cilat qeveria i ka, duke pasur parasysh rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit këtë vit, e cila ende nuk është rishpërndarë tek qytetarët.

Pagat në shtet u rritën, kush është përfituesi i

Në 5 muajt e parë të këtij viti, në arkën e shtetit rezulton një suficit në të ardhura prej 29 miliardë lekësh. Para që janë më shumë se dyfishi i asaj që duhet për rritjen e pagave deri në fund të vitit.

Por nga janë gjeneruar këto të ardhura shtesë?

Pagat në shtet u rritën, kush është përfituesi i

Tre zërat kryesorë që kanë siguruar edhe pjesën më të madhe të shtesës së të ardhurave në buxhet janë nga TVSH-ja ose taksa e konsumit; të ardhurat personale ose thënë ndryshe tatimi i pagës dhe nga kontributet. Taksa që paguhen direkt nga qytetarët dhe rëndojnë xhepat e tyre. Në total, nga të treja janë gjeneruar 16.9 miliardë lekë më shumë, e mjaftueshme për të përballuar të gjithë faturën e rritjes së pagave për këtë vit.

Por cili është përfituesi më i madh i rritjes së pagave në sektorin publik?

Në pamje të parë duken punonjësit e administratës, kur në fakt është qeveria. Kjo pasi do të mbledh më shumë të ardhura nga tatimi i pagës.

Pagat në shtet u rritën, kush është përfituesi i

Shqipëria ka normat më të larta tatimore për punonjësit në rajon, me disa fasha: 0, 8, 13 dhe 25%. Ndërkohë që të gjitha vendet e tjera janë poshtë nesh. Kjo do të thotë se ne i taksojmë punonjësit apo punën më shumë se gjithë të tjerët. Rrjedhimisht, nga rritja e pagave, qeveria do të mbledhë më shumë të ardhura.

Por ky nuk është përfitimi i vetëm i kësaj lëvizje të socialistëve.

Pagat në shtet u rritën, kush është përfituesi i

Rritja e pagave, që rrit edhe të ardhurat e disponueshme të të punësuarve në shtet, pavarësisht shumë apo pak, ndodh përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, pra efekti elektoral është i pashmangshëm. Nga ana tjetër, qeveria siguron më shumë të ardhura nga tatimi i pagës dhe jo vetëm. Më shumë të ardhura do të mblidhen edhe nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe kjo do të financojë deficitin e skemës së pensioneve. Para që qeveria do të ishte e detyruar ti jepte. Por në vend që t’i jepte direkt për skemën e pensioneve, i jep indirekt nëpërmjet rritjes së pagave. Një tjetër përfitim është edhe tërheqja e rritjes së pagave në privat, pasi shteti bëhet konkurrues me biznesin, në kushtet kur vijon edhe rritja e numrit të të punësuarve në administratë./A2

Next Post
SME-të janë të angazhuara në prodhim, dhe specializohen në një treg të veçantë

SME-të janë të angazhuara në prodhim, dhe specializohen në një treg të veçantë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet ‘sekreti’, ja si përgatiten nga Ministria e Arsimit provimet e maturës

Zbulohet ‘sekreti’, ja si përgatiten nga Ministria e Arsimit provimet e maturës

June 29, 2026
Media italiane: Berati, “qyteti i një mbi një dritareve”, mahnit me historinë, arkitekturën dhe harmoninë mes kulturave

Media italiane: Berati, “qyteti i një mbi një dritareve”, mahnit me historinë, arkitekturën dhe harmoninë mes kulturave

June 29, 2026
Vlerësimi etiko-profesional si kusht për meritokracinë, funksionimin e sistemit dhe uljen e backlog-ut

Të vendosësh sipas ligjit kur publiku pret diçka tjetër

June 29, 2026
Këshilla të vyera, si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

Këshilla të vyera, si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

June 29, 2026
Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali, SPAK i jep leje ta vizitojë në maternitet

Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali, SPAK i jep leje ta vizitojë në maternitet

June 29, 2026
Rama rrëfen takimin e panjohur me Berishën në ’92: Si i vajta në Presidencë! Më kërkonte mua…

Nga dhuna, te vjedhja dhe kanosja/ Rama publikon të shkuarën penale të një prej firmëtarëve të protestës: Ja kontirbuti i tij për atdheun

June 29, 2026
Balla i kërkon mandatin Koçekut: Dorëzoje, i përket PS-së. S’je votuar në listë të hapur!

Balla i kërkon mandatin Koçekut: Dorëzoje, i përket PS-së. S’je votuar në listë të hapur!

June 29, 2026
Gjykata e Apelit rihap pjesërisht çështjen për Martin Canin, caktohet raport i ri psikologjik

Gjykata e Apelit rihap pjesërisht çështjen për Martin Canin, caktohet raport i ri psikologjik

June 29, 2026
Situata me virozat, Koçiu mbledh drejtuesit e strukturave shëndetësore: Vaksinimi, mënyra më efikase e përballimit të situatës

Nga 1 korriku rreth 900 pensionistë përfitojnë nga indeksimi i ri, Koçiu: Pensionet janë rritur mbi 70% që nga viti 2013

June 29, 2026
Debat në Kuvend, Balla sfidon Shehajn: E di gjithë Vlora sa tokë keni në Zvërnec

Përfundon mbledhja e grupit të PS, Balla: S’do ketë mocion me debat! “Tullumbacja” e protestës po shfryhet…

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In