• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pagat milionere të gjyqtarëve, Financat: Nuk jemi përgatitur, duhet riparë buxheti

by A R
20/08/2016 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pagat në sistemin e gjyqësorit do të shumëfishohen. Rrogat për gjyqtarët dhe prokurorët do të nisin nga 177.000 lekë/muaj deri mbi 500.000 mijë lekë. Shtesa mbi pagën do të jetë 5% dhe 10% e pagës bruto mujore. Shpërblimet shtesë për sigurimin e detyrueshëm të jetës për vete, për familjen dhe pronën do të arrijnë në masën 33 euro në muaj. Shpërblim shtesë për rritjen dhe edukimin e fëmijës, 5% të pagës fillestare bruto të punonjësit në sistemin e drejtësisë, për fëmijë deri në moshën 18 vjeç. Të gjitha këto ndryshime janë parashikuar në projektligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, për të cilat Ministria e Financave shprehet se nuk mund të përballohen nga buxheti i shtetit dhe kërkon rishikimin e faturës financiare.

Përveç faturës së lartë për pagat dhe sigurimet, Ministria e Financave është përballur me një kosto tjetër të cilën nuk mund ta llogarisë, ku bëhet fjalë për benefite, si kredi të buta, trajtim për pensionet dhe shpërblime vjetore për magjistratët, të cilave nuk mund t’u bëhet një llogari e saktë. Sipas draftit, për të cilin Ministria e Financave kërkon rishikim, prokurorët dhe gjyqtarët përfitojnë 8 ditë shtesë pune. Po ashtu, transferimi i përkohshëm i tij shton koston financiare me 1 milion e 300 mijë lekë në muaj, ndërsa një herë në vit, 85 më të mirët shpërblehen me një pagë të 13-të. “Projekti përcjell kosto shtesë financiare në buxhetin e shtetit, kosto të cilat nuk janë parashikuar të mbulohen nga burimet aktuale buxhetore.

Kostot e draftit
500.000 lekë në muaj do të jetë paga maksimale në sistemin e drejtësisë
177.000 lekë në muaj paga për gjyqtarët e Shkallës së Parë
186.440 lekë në muaj paga për gjyqtarët e Apelit
195.880 lekë në muaj për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë
75% mbi pagën bruto është parashikuar të shkojë rritja e pagës për vjetërsi në punë
Shpërblimi shtesë për sigurimin e detyrueshëm të jetës për vete, për familjen dhe pronën, në masën 33 euro në muaj.
Shpërblimi shtesë për rritjen dhe edukimin e fëmijës, 5% e pagës fillestare bruto të tij, për fëmijë deri në moshën 18 vjeç.

Përllogaritja e kostos totale të këtij projekti nuk mund të vlerësohet tërësisht nga ana jonë, pasi për të realizuar përllogaritjet e nevojshme kërkohet një informacion më i detajuar në lidhje me numrin e personelit civil gjyqësor të grupuar sipas klasifikimeve të paraqitura në këtë projektligj, dhe me strukturën e menduar të pagës për çdo klasifikim”, thuhet në komentet e Ministrisë së Financave për grupin e punës. “Në vijim të propozimit të paketës së tri projektligjeve të Ministrisë së Drejtësisë, nisur nga fakti që këto propozime mbartin kosto financiare të konsiderueshme dhe të paparashikuara në buxhetin e shtetit, po iu parashtrojmë fillimisht një informacion me kostot rrjedhëse financiare, të përllogaritura në shifra reale (për ato përfitime për të cilat kemi mundësi vlerësimi), si dhe përfitimet që nuk mund t’i materializojmë në kosto financiare konkrete, për shkak të mungesës së informacionit të nevojshëm”, thuhet në letrën e Financave.

Kostoja e llogaritur
Ministria e Financave ka mundur të llogarisë një pjesë të kostos që i shtohet buxhetit të shtetit me miratimin e draftit. “Nëse aplikohet skema e shtesës së pagës për vjetërsi, kjo maksimalisht shkon mbi 85 mijë lekë në muaj dhe paga bruto mujore mund të shkojë maksimalisht mbi 500.000 lekë në muaj, vlerë e cila është 2 herë më e lartë se paga aktuale më e lartë në Republikën e Shqipërisë. Mbështetur në informacionin mbi vjetërsinë në punë të gjyqtarëve dhe për analogji të profesionit, nëse aplikohet skema e vjetërsisë në punë sipas projektligjit, fondi vjetor shtesë për vjetërsi në shërbim, për magjistratin shkon në 400-500 milionë lekë”, thuhet në dokumentin e Ministrisë së Financave.

Komentet e përgjithshme
Sipas Financave, projekti përcjell kosto shtesë financiare në buxhetin e shtetit, kosto të cilat nuk janë parashikuar të mbulohen nga burime aktuale të buxhetit. “Përllogaritja e kostos totale të këtij projekti nuk mund të vlerësohet tërësisht nga ana jonë, pasi për të realizuar përllogaritjen e nevojshme, kërkohet një informacion më i detajuar në lidhje me numrin e personelit civil gjyqësor të grupuar sipas klasifikimeve të paraqitura në këtë projektligj, dhe me strukturën e menduar të fazës për çdo klasifikim. Projektligji pa parashikuar organizimin juridik, territorial dhe administrativ të pushtetit gjyqësor, por në asnjë pikë të tij nuk përcaktohet organizimi financiar i pushtetit gjyqësor, përcaktim i cili do të mundësonte vlerësimin e plotë financiar të projektit. Ky projektligj do të shoqërohet detyrimisht edhe me rishikimin e statusit të administratës së organit të akuzës, prokurorisë, rishikim i cili do të ketë kosto financiare gjithashtu shtesë dhe të paparashikuara në buxhetin e shtetit”, thuhet në letrën e Ministrisë së Financave./BW/a.m.

Next Post
Jo vetëm turizëm “patriotik”, Shqipëria dyfishon turistët e huaj

Jo vetëm turizëm "patriotik", Shqipëria dyfishon turistët e huaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania eliminohet për herë të parë me penallti! Dramë edhe për Holandën! Paraguaj e Maroku vijojnë Botërorin

Gjermania eliminohet për herë të parë me penallti! Dramë edhe për Holandën! Paraguaj e Maroku vijojnë Botërorin

June 30, 2026
Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In