• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pagat e mësuesve, Ahmetaj: Fondet për çdo kategori  

by Java News
19/10/2016 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ministria e Financave publikoi dje fondet për rritjen e pagave për mësimdhënësit në sistemin parauniversitar dhe në universitetet publike. Në buxhetin e vitit 2017 do të parashikohet një fond prej 1.3 miliardë lekësh për rritje të pagave të mësuesve në sistemin parauniversitar. Masa e rritjes së pagës do të jetë 10%, ndërsa përfitues janë 31.730 mësues. Ndërkohë, nga rritja e pagës 10 për qind për sistemin arsimor universitar publik, përfitues janë 3.260 punonjës dhe kostoja për buxhetin e shtetit është 500 milionë lekë. Shifrat janë bërë të ditura nga Ministria e Financave.
“Me mësuesit ndamë lajmin e mirë se pagat në sistemin arsimor do të rriten mesatarisht me 10% në 2017-ën. Është më shumë se një rritje pagash; është mirënjohje dhe shpërblim për sakrificën e reformave të vështira që qytetarët shqiptarë mbështetën përgjatë tri viteve, të domosdoshme për të ndërtuar terrenin ekonomik që sot na mundëson rritjen e pagave dhe pensioneve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave në “Facebook”.

RRITJA E PAGËS

Prej 1 marsit të vitit 2017, rreth 35 mijë mësues në vend do të përfitojnë rritje pagash me 10%. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj dy ditë më parë në një takim më mësuesit theksoi se, “kjo nuk është rritje page, por reformë në administratën publike, reformë e drejtpërdrejtë në sistemin e arsimit”. “Rritja do jetë 10% dhe për herë të parë në 7-8 vite do kalojnë në rritje reale. Në 2017-ën kërcejmë në inflacionin akumulativ me 2% plus”, – tha ministri Ahmetaj. Ndërsa, sa i përket rritjes së pagës për pedagogët, kryeministri Rama tha se, nga rritja do të përfitojnë jo vetëm mësuesit, por edhe pedagogët, ku për ta do shpenzohen rreth 5 milionë dollarë.“Rritja e rrogës që ne kemi projektuar, duke filluar, besoj, nga 1 marsi i vitit tjetër, është rritje reale mbi inflacionin e parashikuar, pra rritje e drejtpërdrejtë e fuqisë suaj blerëse. Konkretisht është një rritje prej së cilës përfitojnë 34.630 punonjës arsimorë, të cilët marrin 18 milionë dollarë nga 100 milionëshi i përgjithshëm. Ndërkohë ministrja e tha dhe unë po e rithem: Në sistemin universitar nuk është prekur rroga që nga viti 2005.Një gjë e pakonceptueshme! Janë 5 milionë dollarë në këtë shumë që shkojnë për rritje pagash në sistemin universitar publik. Një rritje pagash në total, e cila po të shikoni gjithë ecurinë e pagës suaj është më e larta e të gjitha kohëve”, – sqaroi kryeministri Rama në takimin me mësuesit. Më tej ai theksoi se: “Ne duam që në radhë të parë, policët, mësuesit, mjekët dhe infermierët të kenë pagat më të mira në rajon.
Ky është objektivi ynë dhe jemi me këtë rritje pranë këtij objektivi. Janë tri figura pa të cilët s’ka shtet”.Pagat e mësuesve do të rriten me minimumi 3 mijë lekë të reja. Paga mesatare e mësuesve, nga 53 mijë lekë, do të bëhet 58.300 lekë. Kështu, pritet që duke filluar nga marsi i 2017–ës, paga mesatare në arsimin bazë, nga 54 mijë lekë, do bëhet 59 mijë lekë, ndërsa paga mesatare e mësuesve në arsimin e mesëm, nga 60 mijë, të bëhet 66 mijë lekë. Më të ulëta janë pagat e mësuesve në ciklin e ulët, të cilat, nga 32 mijë pritet të bëhen 35.200 lekë.
RRITJA E PAGAVE
 34.630 mësues do të përfitojnë rritje pagash me 10%.
 Fondi parashikohet të jetë 1.8 miliardë lekë.
 Sistemi parauniversitar, rritje page 10%
 31.730 mësues, kostoja financiare për vitin 2017, 1.3 miliardë lekë
 Rritje page 10 për qind për sistemin arsimor universitar publik
 Përfitojnë 3.260 punonjës, kostoja për buxhetin, 500 milionë lekë
Next Post
Sulm në një shkollë në SHBA, 4 të plagosur, hetimi: Objekt ishin vajzat

Sulm në një shkollë në SHBA, 4 të plagosur, hetimi: Objekt ishin vajzat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E FUNDIT/ Ndryshime drastike në qeveri! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar

E FUNDIT/ Ndryshime drastike në qeveri! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar

February 26, 2026
Numri i lartë i të paraburgosurve, Lamallari: Të zbatohen masa alternative si mbikëqyrja elektronike

Numri i lartë i të paraburgosurve, Lamallari: Të zbatohen masa alternative si mbikëqyrja elektronike

February 26, 2026

Edi Rama si “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtor me drejtësinë”

February 26, 2026
Paraqesin rrezik për stabilitetin e saj/ Ndalohet kalimi i mjeteve të rënda në një urë mbi lumin Shkumbin në Peqin

Paraqesin rrezik për stabilitetin e saj/ Ndalohet kalimi i mjeteve të rënda në një urë mbi lumin Shkumbin në Peqin

February 26, 2026
Ekstradimi nga Dubai/ “Pse Durim Bami mund të ‘zbërthejë’ mënyrën se si ka funksionuar krimi shqiptar”

Ekstradimi nga Dubai/ “Pse Durim Bami mund të ‘zbërthejë’ mënyrën se si ka funksionuar krimi shqiptar”

February 26, 2026
“Prania ushtarake e SHBA në Kosovë mbetet e rëndësishme”, Osmani pret të Ngarkuarën me Punë në ambasadën amerikane

“Prania ushtarake e SHBA në Kosovë mbetet e rëndësishme”, Osmani pret të Ngarkuarën me Punë në ambasadën amerikane

February 26, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

A është edhe kjo ish-mësuese viktimë e degradimit të shoqërisë?

February 26, 2026
Manjani akuza Qeverisë: Kodi i Ri Penal është arma për grabitjen e pronës

Manjani: Ndjekja penale me dosje si e Nesti Angonit është abuzive, të dënohet kush nxjerr sekretet hetimore

February 26, 2026
Po përballen me procesin në Hagë/ Nis PETICIONI kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Po përballen me procesin në Hagë/ Nis PETICIONI kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

February 26, 2026
Ministrja maqedonase e Arsimit nuk pranon që ta pyesin në shqip! Gazetarët: Kur të vini në Tetovë merrni përkthyes

Ministrja maqedonase e Arsimit nuk pranon që ta pyesin në shqip! Gazetarët: Kur të vini në Tetovë merrni përkthyes

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In