• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në vitin 2020, zhvlerësimi ka ardhur nga rritja e çmimeve

by Os De
17/09/2025 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paga reale mesatare mujore bruto ishte vetëm 70,288 lekë në tremujorin e dytë të vitit 2025, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Kjo vlerë ishte 16.3 % më e ulët se paga mesatare mujore bruto prej 83,906 lekësh në të njëjtën periudhë. 

Paga reale mesatare mujore bruto është indeksuar me inflacionin (2020=100) nga INSTAT. Në tremujorin e dytë të vitit 2025 paga reale ishte 13,678 lekë më e ulët se paga mesatare. Kjo do të thotë se me rreth 84 mijë lekë, një shqiptar blen sot të njëjtat mallra që në vitin 2020 i blinte me 70.3 mijë lekë. 

Të dhënat e fundit për tremujorin e dytë të vitit 2025 tregojnë se paga mesatare mujore arriti 83,906 lekë, ndërsa paga reale prej 70,228 lekë. Krahasuar me vitin 2020 (viti bazë për ICK), rritja është mbi 50% në terma nominalë, por në terma realë rritja rezulton rreth 27%. 

Ecuria e pagave në Shqipëri gjatë periudhës 2020–2025 tregojnë një rritje të fortë të nominale, por ecuria e çmimeve ka zbehur rritjen reale të të ardhurave të punonjësve. 

Gjatë vitit 2021, pagat nominale u rritën në mbi 59 mijë lekë, ndërsa pagat reale në rreth 57,800 lekë, çka tregon se inflacioni mbeti i ulët dhe rritja e pagave u përkthye drejtpërdrejt në më shumë fuqi blerëse. 

Në vitin 2022, ndikimi i rritjes së çmimeve u bë i dukshëm. Edhe pse paga nominale arriti në 66 mijë lekë në fund të vitit, paga reale mbeti në rreth 59,383 lekë, pothuajse në nivelin e vitit të kaluar. Kjo tregon se inflacioni i lartë i asaj periudhe e zbehu ndjeshëm efektin e rritjes së pagave. 

Në vitin 2023 rritja e fortë e pagave arriti të tejkalojë inflacionin. Paga reale u ngjit në 64,957 lekë, duke rikuperuar humbjet e një viti më parë, po mbeti shumë më e ulët se paga nominale 75 mijë lekë. 

Në vitin 2024, paga reale për herë të parë kaloi pragun e 70 mijë lekëve, në një kohë kur paga nominale arriti mbi 83 mijë lekë. Paga reale ishte sa 84 për qind e pagës mesatare mujore bruto në tremujorin e dytë të vitit 2025, në raport me 90 për qind që ishte në vitin 2022. 

Edhe pse politikat për rritjen e pagës minimale dhe pagave në sektorin publik dhe atë privat kanë ndihmuar në rritjen e shpejtë të të ardhurave zyrtare, inflacioni ka neutralizuar pjesën më të madhe të këtij përfitimi. Sipas ekspertëve, rritja e çmimeve të ushqimeve, dhe qirave ka bërë që qytetarët të ndjejnë më pak efektin e rritjes së pagës në jetën e përditshme. 

Ecuria e pagës reale tregon se rritja e pagave fillimisht duhet të përmirësojë fuqinë blerëse, në të kundërt diferenca në rritje mes pagës në letër dhe realitetit të konsumatorëve do të vazhdojë të thellohet./ Monitor 

 

Next Post
LIVE/ Dumani drejt largimit, KLP hap garën për drejtuesin e ri të SPAK! Përfaqësues të Ambasadës Amerikane në mbledhje

LIVE/ Dumani drejt largimit, KLP hap garën për drejtuesin e ri të SPAK! Përfaqësues të Ambasadës Amerikane në mbledhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
Analizë | Si po mobilizohet shoqëria izraelite për projektin e ‘Izraelit të Madh’

Analizë | Si po mobilizohet shoqëria izraelite për projektin e ‘Izraelit të Madh’

March 2, 2026
Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

Vrau me thikë Egli Pashollarin te ish-Parku, arrestohet në Tropojë autori

March 2, 2026
Zbulohet urdhri i ministres! Si u komandua Bizhga në vend të Prodës, në krye të Policisë së Shtetit

Zbulohet urdhri i ministres! Si u komandua Bizhga në vend të Prodës, në krye të Policisë së Shtetit

March 2, 2026
Udhëkryqi i Republikës Islamike, kush do ta pasojë Ajatollah Khamenein në krye të Iranit?

Udhëkryqi i Republikës Islamike, kush do ta pasojë Ajatollah Khamenein në krye të Iranit?

March 2, 2026
“U nda vota e majtë”/ Paskal Milo për fitoren e Melonit: Italia vështirë të dalë nga…

Milo: Shqipëria duhet ta shohë të vërtetën në sy, Trump kërkon të vendosë hegjemoninë amerikane në botë

March 2, 2026
“Dikush tjetër qëndron pas Ramës!”/Artan Hoxha: Nuk po krijohet shtet i Baba Mondit, por i Baba Edit!

“I akuzonin si bashkëpunëtorë të Izraelit”, Artan Hoxha: Në Iran kam parë 8 ekzekutime

March 2, 2026
Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

March 2, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Sulmet ndaj Iranit, Milo: SHBA dhe Izraeli kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare, ja si duhej vepruar

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In