Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, ka thënë se paga mesatare e punëtorëve në nivel të “Trepçës” është 525 euro, ndërsa paga e minatorëve është 625 euro. Sipas tij, gjatë muajit qershor është arritur rekord ku janë prodhuar mbi 15 mijë tonë xehe.
Me gjithë problemet e mëdha, optimizmi nuk e ka lëshuar për asnjë cast drejtorin e përgjithshëm të “Trepçës”, Ahmet Tmava. Ai beson se “Trepça” mund të ecën përpara, nëse shteti punon për ta nxjerrë atë nga AKP-ja dhe për t’ia kthyer kompleksin institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Ai vazhdon t’i fajësojë institucionet e shtetit të Kosovës, se asnjëherë nuk janë marrë seriozisht me “Trepçën” dhe me problemet me të cilat është përballur dhe vazhdon edhe më tutje të përballet.









