• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Paga e qytetarëve në duart e keqbërësve”, PD: Jemi përballë një skandali, Rama të japë dorëheqjen!

by
22/12/2021 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Enkelejd Alibeaj ka dalë me një deklaratë sot nga selia e PD-së, për skandalin e daljes së të dhënave të pagave të mijëra të punësuarve në privat dhe shtet.

Alibeaj tha se Edi Rama duhet të jap sot dorëheqjen.

Ai tha se pas skandalit të patronazhistëve, ky është një tjetër skandal i qeverisë Rama.

“Sot, ne të gjithë jemi ndodhur përballë një skandali të përmasave të jashtëzakonshme. Qeveria e Edi Ramës ka nxjerrë në pazar pagat e mbi 630 mijë qytetarëve, shtetas shqiptarë dhe të huaj që punojnë në Shqipëri.

Të dhënat personale dhe sensitive të mbi 630 mijë qytetarëve gjenden sot të publikuara në rrjetet sociale dhe në duart e çdokujt që përdor aplikacionin e whatsapp-it.

Qeveria e Edi Ramës ka dështuar plotësisht të mbrojë të dhënat personale dhe sensitive për pagat, numrin personal të identifikimit, vendin e punës të mbi 630 mijë qytetarëve.

Partia Demokratike beson se publikimi i të dhënave për pagat e mbi 630 mijë qytetarëve  është pjesë e të njëjtës skemë patronazhimit të përdorur nga Partia Socialiste për blerjen e zgjedhjeve.

Të gjithë e dimë, se pak javë para zgjedhjeve, të dhënat personale të më shumë se 900 mijë qytetarëve, të cilat disponohen vetëm nga qeveria, u keqpërdorën nga kreu i qeverisë Edi Rama për të blerë mandatin e tij të tretë.

Për ne, nuk ka asnjë dyshim se lista e publikuar sot, që i përket pagave të marra të mbi 630 mijë qytetarëve në janar 2021, pak javë para zgjedhjeve, është pjesë e strategjisë së partisë-shtet për përdorimin e informacioneve sensitive për qëllime elektorale.

Sot paga dhe të dhënat sensitive të mbi 630 mijë qytetarëve janë në Pazar për shkak të një shteti të rënë në duart e militantëve partiakë, që Edi Rama i përdor për pushtetin e tij personal.

Sot çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë duhet t’i kërkojë Edi Ramës të japë dorëheqjen.

Të dhënat e tyre personale, paga e tyre ka rënë në duart e keqbërësve dhe për këtë përgjegjës është vetëm Edi Rama me etjen e pangopur për pushtet.

Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për këtë skandal të përmasave të jashtëzakonshme! Si mbrojtësi dhe frymëzuesi kryesor i skemës së paligjshme të patronazhimit për blerjen e pushtetit, qeveria e tij ka ekspozuar ndaj kujtdo të dhënat e qytetarëve, përfshi pagën dhe vendin e tyre të punës.

Edi Rama sot duhet të japë Dorëheqjen! Drejtësia duhet të veprojë sa nuk është vonë! Një pushtet I vjedhur duke keqpërdorur  shtetin nuk duhet dhe nuk mund të mbahet dot gjatë në këmbë!.”, tha Alibeaj.

/b.h
Next Post
Kaluan natën në të ftohtë/ ‘Big Brother’ merr vendimin e rëndësishëm për banorët

Kaluan natën në të ftohtë/ ‘Big Brother’ merr vendimin e rëndësishëm për banorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com