• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

‘Paga e luftës’/ Vetëm 55% e punonjësve e kanë përfituar, Tatimet: Priten ndryshime në VKM për…

by Java News
26/05/2020 07:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare dhe 95 mijë prej tyre e kanë marrë.

Deri tani janë paguar 3.8 miliardë lekë, nga 7 miliardë lekë, që është fondi total, sipas të dhënave që janë publikuar nga Ministria e Financave, në statistikat e saj për Covid-19.

Numri i përfituesve përbën vetëm 55% të punonjësve që ishin planifikuar të përfitonin nga kjo pagesë, teksa në total fondi është parashikuar për 176 mijë punonjës.

Qeveria vendosi së fundmi dhe një gjobë prej 50 mijë lekësh për bizneset që nuk aplikojnë për punonjësit e tyre.

Nga ana tjetër, kontabilistët kanë shpjeguar për Monitor, se më shumë sesa për çështje dëshire apo neglizhence të punëdhënësve, ata realisht nuk po arrijnë që të aplikojnë për punonjësit e kompanive, ku problemi kryesor lidhet me afatet e përcaktuara në vendim për datat e largimit të punonjësve (që duhet të jetë deri në 10 prill). Ndërkohë ka shumë biznese që i kanë larguar punonjësit pas datës 10 prill, ose kanë shënuar datë largimi pas datës 10 prill, edhe pse punonjësit mund të jenë larguar më herët, pasi ligji lejon dritaren prej 10 ditësh për të bërë largimin.

Kontabilistet thonë se në disa raste Nuk lejohet aplikimi pasi sapo klikon për të aplikuar të del shenimi: “Ju nuk mund te aplikoni pasi nuk perftoni nga VKM….”

28 kompani fasoni më herët i kanë dërguar një letër qeverisë, ku i kërkojnë të përfshihen në skemë edhe rreth 2500 punonjës që janë larguar pas datës 10 prill.

Numër i ulët i përfituesve ka qenë dhe në sektorin turistik (rreth 3,900 nga 10 mijë të parashikuara). Rrahman Kasa kryetar i Unionit Turistik Shqiptar ka dhënë dy arsye për numrin e ulët deri tani të përfituesve në këtë sektor.  Shumë kërkesa janë refuzuar për shkak të kriterit të vendosur për largimet nga puna deri më 10 prill, nëse largimi është pas këtij afati ndihma refuzohet.  Arsyeja e dytë është se 60 mijë të punësuar sezonale që punësohen në periudhën maj-shtator kanë mbetur jashtë paketës.

Burime nga tatimet kanë bërë të ditur se po punohet për disa ndryshime në VKM-në e paketës së dytë financiare, që do të adresojë këto probleme.

Përfitimet sipas masave

Numri i përfituesve me Masën 1 është 6,349 punonjës ku përfshihen të “Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ urdhrave të MSHMS. Për Masën 1  sipas të dhënave të Financave do të përfitojnë 26 mijë punonjësve (nga të cilët 6 mijë të larguar nga puna) në 1,286 biznese me xhiro mbi 14 milionë lekë,

Me Masën 2 sipas tatimeve numri i kërkesaave të miratuara është 26,627 persona. Masa 2 përfshin “Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/urdhrave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Data e dorëzimit të formularit E-sig 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 Prill 2020”. Në paketën e miratuar për masën 2, Ministria e Financave parashikon që ndihma të shpërndahet për 40 mijë punonjës të larguar nga puna në 6,300 biznese. Deri tani janë miratuar kërkesat për 65% të totalit të punonjsve që parashikohet të përfitojnë ndihmën.

Numri më i lartë i aplikimeve të miratuara për invididët është me Masën 3 ku përfshihen të punësuarit te bizneset e vogla me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS. Sipas të dhënave të tatimeve numri i kërkesave të miratuara është për 59,380 individë.  Sipas të dhënave të ministrisë nga kjo masë do të përfitojnë 100 mijë punonjësit e punësuar në 46,520 biznese me xhiro nën 14 milionë lekë. Deri tani kanë përfituar 59% e punonjësve të parashikuar.

Në Masën 4, ku përfshihen  “Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listepagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000.  (dyzetëmijë) lekë. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese”. Për sektorin e turizmit janë miratuar rreth 10% e totalit të individëve që kanë aplikuar apo për 3,945 individë. Nga qeveria parashikohet që numri i përfituesve të jetë për 10 mijë punonjës në 1,214 biznese që operojnë në sektor. Monitor

g.kosovari

Next Post
“Mund të quhet incident diplomatik”, Baton Haxhiu: Yuri Kim u poshtërua nga Meta që nuk e priti në takim

“Mund të quhet incident diplomatik”, Baton Haxhiu: Yuri Kim u poshtërua nga Meta që nuk e priti në takim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In