• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paga 900 euro në shtet: Çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës?

by Java News
03/06/2024 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama ka deklaruar se nga 1 korriku paga mesatare në shtet do të rritet në 900 euro. Por çfarë ka ndodhur me pagat në sektorin publik?

Të dhënat tregojnë se paga mesatare ka arritur aktualisht në 87.800 lekë. Paga është rritur mesatarisht me 12% në vit, ose në total për dy vitet e fundit me 24%.

Sa ka mbetur nga kjo rritje në xhepat e punonjësve?

(GR2) Inflacioni, treguesi që dëshmon për rritjen e çmimeve ka pasur një rritje në dy vitet e fundit me 11.5% në total. Kjo do të thotë se gjysma e rritjes së pagës në shtet ka shkuar për amortizimin e çmimeve dhe rritja reale është vetëm 12% për dy vite ose rreth 6% në vit.

Kryeministri Rama ka premtuar se duke filluar nga korriku paga mesatare në sektorin publik do të jetë 900 euro. Në ekonomi, krahasimi bëhet mbi tregues të ngjashëm. Kjo do të thotë se ka vlerë që kryeministri të prezantonte sesa do të ishte rritja e pagës në lek, pasi ne ushqimet nuk i blejmë në euro dhe as faturat e dritave dhe ujit nuk i paguajmë në euro. Ndërkohë që të gjithë jemi dëshmitarë të forcimit të lekut kundrejt euros.

Le ta analizojmë këtë premtim të Ramës

Paga aktuale mesatare në shtet është 87.800 lekë që e konvertuar në euro është 870 euro. Rama premton 900 euro, pra një rritje aktualisht me 30 euro, ku përfitues do të jenë mbi 184 mijë punonjës të administratës publike, përfshi ata të pushtetit vendor, duke qenë se është  premtuar unifikimi i pagave në të gjitha bashkitë.

Përtej diskutimit nëse është e madh apo e vogël kjo rritje në kushtet kur euro është 1 me 1 me lekun, vlen të theksohet se një përfitues shumë i madh i rritjes së pagave në shtet është vetë qeveria. Kjo pasi mbledh më shumë të ardhura nga tatimi i pagës.

Shqipëria ka normat më të larta tatimore për punonjësit në rajon, me disa fasha: 0, 8, 13 dhe 25%. Ndërkohë që të gjitha vendet e tjera janë poshtë nesh. Kjo do të thotë se ne i taksojmë punonjësit apo punën më shumë se gjithë të tjerët. Rrjedhimisht, nga rritja e pagave, qeveria do të mbledhë më shumë të ardhura.

Ky nuk është përfitimi i vetëm i kësaj lëvizje të kryeministrit

Rritja e pagave, që rrit edhe të ardhurat e disponueshme të të punësuarve në shtet, pavarësisht shumë apo pak, ndodh përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, pra efekti elektoral është i pashmangshëm. Nga ana tjetër, qeveria siguron më shumë të ardhura nga tatimi i pagës dhe jo vetëm. Më shumë të ardhura do të mblidhen edhe nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe kjo do të financojë deficitin e skemës së pensioneve.

Para që qeveria do të ishte e detyruar t’i jepte. Por në vend që t’i jepte direkt për skemën e pensioneve, i jep indirekt nëpërmjet rritjes së pagave, duke e shitur si një produkt elektoral efikas. Një tjetër përfitim është edhe tërheqja e rritjes së pagave në privat, pasi shteti bëhet konkurrues me biznesin, në kushtet kur vijon edhe rritja e numrit të të punësuarve në administratë./A2

Next Post
Miqësorja Shqipëri-Litenshtejn/ Publikohen formacionet zyrtare, Sylvinho me dy befasi në sulm! Ndryshon edhe mbrojtja

Miqësorja Shqipëri-Litenshtejn/ Publikohen formacionet zyrtare, Sylvinho me dy befasi në sulm! Ndryshon edhe mbrojtja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com