• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pafajësia për “Hakmarrjen për Drejtësi”, Prokuroria rekurs në Gjykatën e Lartë

by A R
14/03/2017 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Dërgohet rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimit të gjykatës së Apelit për Krime të Rënda,që shpalli të pafajshëm të gjithë anëtarët e organizatës kriminale “Hakmarrja për drejtësi”.

Rekursi i këtij vendimi është bërë nga prokuroria e Apelit, e cila kërkon nga gjykata e Lartë, të prishë vendimin e shkallës së dytë si të pabazuar në ligj, dhe lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë, për Krime të Rënda, që dënonte me burgime të përjetshme disa prej drejtuesve të kësaj organizate raporton Shqiptarja. Sipas prokurorisë, gjykata e Apelit për Krime të Rënda, ka bërë një analizim të shtrembëruar të fakteve objektg gjykimi, duke zhveshur nga akuzat, të gjithë anëtarët e kësaj organizate. Vendimi i apelit, për këtë grup ende nuk është zbardhur, por prokuroria ka përpiluar rekursin, me argumentat e saj, duke synuar dënimin e 10 të pandehurve.

Pafajësi në apel
Pas 20 vite maratone gjyqesh dhe sulmesh politike, anëtarët e organizatës kriminale “Hakmarja për drejtësi”, kanë arritur të marrin drejtësinë që pretendonin. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda,ka shpallur të pafajshëm 10 anëtarët e këtij grupi,duke i rrëzuar të gjitha akuzat që ishin ngritur ndaj tyre. Orik dhe Laerft Shyti, që cilësohet se krerët e këtij grupi kriminal, janë bijtë Aredin Shytit,njëri prej figurave më të rëndësishme të ministrisë së Brendshme në diktaturën komuniste dhe në qeverisjen e ish-kryeministrit Fatos Nano në vitin 1991.

Organizata që kishte marrë këtë emër sipas një dorëshkrimi (Status organizimi) të gjetur në një apartament në Tiranë,i mbushur me armë dhe municione, tashmë nuk mund të quhet më e tillë pasi gjykata i ka rrëzuar 15 akuzat që rëndonin mbi 10 personat. Gjyqtarët Alaudin Malaj,Artur Kalaja Stavri Kallço, Sotiraq Lubonja dhe Etleva Temo, skanë pranuar kërkesën e prokurorit Bujar Sheshi, për të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që i dënonte 10 të pandehurit me dënime të rënda. Trupi gjykues vendosi të japë pafajësi për anëtarët e kësaj organizate, ndërkohë që nga ana tjetër prokuroria paralajmëroi se ky vendim ishte dhënë në kundërshtim me ligjin dhe se shumë shpejt do e kundërshtonin, duke bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Mbështetur tek Gjykata e Lartë
Megjithëse, dispozitivi i vendimit të pafajësisë për 10 anëtarët e Organizatës Kriminale është dhënë ditën e djeshme, mësohet se 5 gjyqtarët janë mbështetur në një vendim të Gjykatës së Lartë që mban datën 9 mars 2016, vendim i cili rikthente për rigjykim në apel dosjen penale, dhe jepte “koordinata” juridike të qarta për gjyqtarët që do gjykonin këtë dosje. Në vendimin e saj Gjykata e Lartë thotë se:“…të gjitha procesverbalet me deklarimet e të pandehurve, me data dhe pa data, janë nënshkruar prej vetë të pandehurve. Por hetimi gjyqësor provoi se nënshkrimet nuk kanë qenë të vullnetshme, se mbi ta është ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike.

Dokumentet e makinës “Ford Siera” që provojnë se ajo ka hyrë në Shqipëri në vitin 1996, ndërkohë që se është përdorur nga të pandehurit për të kryer pesë krime të ndodhura përgjatë viteve 1994-1995. Gjithashtu akti i ekspertimit grafik nr.297, datë 16 janar 2008, që provon se teksti i “platformës” me përmbajtjen antikushtetuese, pjesë e të cilit është edhe emërtimi “Hakmarrja Shqiptare e Drejtësisë”, nuk është shkruar nga dora e të pandehurit Altin Arapi, megjithëse nga pamja dukej sikur ishte shkruar prej tij. Përpjekjet për të imituar shkrimin e të pandehurit pikasen edhe me një vështrim të vëmendshëm, jo domosdoshmërisht nga syri i një eksperti.

Të dyja këto prova, ashtu si dhe shumë të tjera që janë parashtruar të argumentuara në rekurs, marrin vlerë të dyfishtë. Nga njëra anë, shfajësojnë të pandehurit dhe, nga ana tjetër, fajësojnë përfaqësuesit e organit të akuzës për krijimin e provave që synojnë dënimin e disa personave për krime që nuk i kanë kryer…”.

Next Post
Inaugurohet Pazari i Ri, Veliaj: Mbi 1000 vende të reja pune

Inaugurohet Pazari i Ri, Veliaj: Mbi 1000 vende të reja pune

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

November 9, 2026
“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

November 9, 2026
Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

November 9, 2026
Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

November 9, 2026
U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

November 9, 2026
Media britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair

Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve (ARSYETIMI)

November 9, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

November 9, 2026
Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In