• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pafajësia për Fullanin, Prokuroria ende pa rekurs

by Lorenc Vangjeli
13/01/2016 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë kaluar 21 ditë nga marrja dhe zbardhja e vendimit për pafajësinë e ish-guvernatorit Fullani edhe në Gjykatën e Apelit, por Prokuroria nuk ka vendosur ende nëse do të bëjë apo jo rekurs në Gjykatën e Lartë, për të këmbëngulur te kërkesa e saj për të dënuar ish-kreun e Bankës së Shqipërisë.

Top Channel u interesua pranë Prokurorisë së Apelit të Tiranës, për të mësuar nëse kjo Prokurori ka depozituar apo jo një kërkesë në Gjykatën e Lartë, me anë të së cilës të kundërshtojë vendimin e Apelit, por burime jozyrtare pohuan se janë ende në pritje të vendimit të zbardhur të kësaj gjykate.

Top Channel u interesua edhe pranë Gjykatës së Apelit, nga ku rezultoi se vendimi është zbardhur në datën 23 dhjetor dhe brenda ditës është depozituar në Sekretari. Për rrjedhojë, TCH ka siguruar edhe vendimin e argumentuar, në të cilin radhiten shkaqet se, përse u la në fuqi vendimi i Shkallës së Parë për ish-guvenratorin Ardian Fullani, i dyshuar për shpërdorim detyre në dy episode.

Kanë mbetur edhe 9 ditë afat, për të parë nëse do ta vijojë apo jo, betejën e saj në Gjykatën e Lartë organi i akuzës, në një kohë që edhe në Apel, përfaqësuesit e Prokurorisë kërkuan shpalljen fajtor të Fullanit, si dhe dënimin e tij me 5 vite burgim.

Në vendimin e zbardhur, Gjykata e Apelit ripohon argumentet e Shkallës së Parë për pafajësinë e ish-guvernatorit. Episodi kryesor, që e vendosi nën hetim Fullanin ka lidhje me skandalin e vjedhjes së Departamentit të Thesarit, nga Ardian Bitraj e Mimoza Bruzia, të 713 milionë lekëve. Gjykata e Apelit shënoi rekord në shqyrtimin e çështjes “Fullani”, duke e çelur gjykimin dhe përfunduar atë vetëm brenda një seance./Tch

Next Post

Aktorja fiksim ia bëri varrin “El Capo”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In