• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(Pa)fajësia (innocence) e Doktorit

by Artur Ajazi
06/12/2024 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Sali Berisha doli mbrëmë në një studio televizive, dhe kërkoi  me ngulm dhe mburrje  “pafajësinë nga drejtësia”. Një ish-kryeministër, që akoma nuk ka nisur procesin gjyqësor, nxiton dhe kërkon “pafajësi, pasi ndaj tij janë marrë masa sigurie dhe kanë nisur hetime me procedura të paligjshme”.

Sa qesharakë bëhen politikanët në Shqipëri. Sa mjeranë janë, pikërisht ata që kanë qeverisur dhe kanë sunduar skenën politike në këtë vend, që ç’nuk kanë bërë e ç’nuk kanë zhvatur, dhe ja tani, kërkojnë me mburrje madje “pafajësi”. Berisha tha se “jam i vetmi politikan në Europën e post Luftës Dytë Botërore, që hetohem dhe po gjykohem si i burgosur politik, pa akuza, pa fakte”. Por pa nisur akoma seanca e parë gjyqësore ndaj tij, Doktori nxiton dhe akuzon, bën pis dhe baltos gjithë sistemin e drejtësisë. Dhe kjo ndodh nga një politikan 34 vjeçar, që mban mbi supe akuza qysh nga 1997, dhe në vazhdim.

Ndodh kjo nga një ish-president dhe ish-kryeminister, që thotë se “kam primare zbatimin e ligjit dhe lirinë e mendimit”. Ok. Atëhere Doktor, lëre drejtësinë e re të bëjë detyrën, dhe pastaj të shohë populli, je apo nuk je i pafajshëm. Sikur të gjithë shqiptarët, të vendosnin vetë mbi “fajësinë apo pafajësinë e tyre”, atëhere nuk do të ishte nevoja të kishim  shtet ligjor dhe organe drejtësie. Të sfidosh prokuroritë, gjykatat, organet policore, të sfidosh ligjin, kjo ndodh vetëm në vendet afrikane apo ato diktatoriale. Shqipëria ka sot sistemin e ri të drejtësisë, dhe më efiçentin në Ballkan.

Goditja që SPAK dhe GJKKO, po i japin krimit, trafikut, dhe korrupsionit deri në sferat më të larta të ish-qeverisjes dhe qeverisjes aktuale, tregon seriozitetin e punës dhe vendosmërinë e tyre për ti çuar punët e nisura deri në fund. Nxitimi i Doktorit për të kërkuar “pafajësinë e tij”, madje deri në Strasburg, tregon natyrën agresive dhe aspak tolerancën demokratike, të një politikani që deklaron se “aspiroj për liri dhe demokraci perëndimore”. Mosha e re e kësaj drejtësie, dhe puna e madhe e grumbulluar në zyrat e SPAK-ut dhe GJKKO-së, nuk tregon vetëm zullumet e padëgjuara të ish-qeveritarëve dhe politikanëve, por edhe seriozitetin e atyre që po punojnë me devocion, për ti shkuar deri në fund hetimeve dhe gjykimeve ndaj çdo të arrestuari dhe akuzuari VIP.

Atë që deri dje, nuk e bënte kurrë drejtësia e molepsur e Plepave, po e bëjnë prokurorët dhe gjyqtarët e drejtësisë së re, e “filtruar” nga amerikanët dhe europianët. Puna dhe rezultatet e arritura deri sot, janë një ogur i mirë dhe shpresëplot për shqiptarët, që për 30 e ca vjet, kanë vuajtur dhe përjetuar problematika dhe vuajtje të mëdha, si pasojë e mosfunksionimit të drejtësisë së Plepave, që ngriti në sistem  ish-kryeministri Berisha.

Pafajësia apo fajësia e tij, do të varet nga një proces gjykimi i paparagjykuar, edhe pse nga selia e PD-së dhe frëngjitë e mediave të opozitës, dalin çdo ditë fyerje dhe akuza ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Dhjetor 2024

Comments 1

  1. doriani tirane says:
    1 year ago

    cfare pafajesie don saliu
    te paguaje ato qe ka bere

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

April 13, 2026
Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

April 13, 2026
Retorika VMRO-iste e veshur me Putinizëm, nuk mund të jetë alibi për rebelim të shqiptarëve

Reagim dhe dënim

April 13, 2026
Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

April 13, 2026
Gegnishtja në Parlament

Gegnishtja në Parlament

April 13, 2026
Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

April 13, 2026
Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

April 13, 2026
“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In