• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pafajësia e Gjutës për tritolin ndaj Tahirit, Prokuroria tërheq për shqyrtim dosjen

by A R
21/05/2016 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeprokurori Adriatik Llalla tërheq për studim në Prokurorinë e Përgjithshme dosjen e shpërthimit me tritol të farmacisë së babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

ABC News ka mësuar se pas vendimit të pushimit të akuzave nga Prokuroria për Krime të Rënda ndaj Vladimir Gjutës dhe të afërmve të tij, kryeprokurori ka kërkuar dosjen e plotë. Mësohet se provat dhe materialet që ndodheshin në dosje, i janë dorëzuar një prokurori të këtij institucioni për analizë. Burime thonë, se kryeprokurori ka kërkuar të studiohet dosja me imtësi dhe të vlerësohet nëse vendimmarrja e Prokurorisë për Krime të Rënda për pushimin e akuzave ka qenë e drejtë.

Sipas Akuzës, thuhet se të gjitha provat që ndodhen në dosje do të rishikohen dhe rivlerësohen për të parë nëse pushimi i akuzave dhe lirimi i Vladimir Gjutës ka qenë i ligjshëm dhe i drejtë, pasi mungonin provat.

Ligjërisht, nëse kryeprokurori Llalla vlerëson se ekzistojnë prova dhe dyshime të arsyeshme për autorët e vendosjes së kësaj sasie tritoli, ka të drejtë të prish vendimin e pushimit të Prokurorisë për Krime të Rënda dhe të urdhërojë dërgimin e dosjes në gjyq ose i cakton disa detyra të tjera për të kryer veprime të tjera hetimore. Por kjo do të ndodhë vetëm pasi prokurori që ka marrë dosjen në studim do t’i vlerësojë provat ndryshe nga interpretimet që kanë dhënë prokurorët e Krimeve të Rënda. Këta të fundit në mesin e muajt prill vendosen të pushojnë akuzat ndaj Vladimir Gjutës dhe të afërmve të tij, duke arkivuar kështu edhe dosjen e shpërthimit të tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm si pa autor.

Sipas akuzës, edhe pas 14 muajve hetim, policia dhe prokuroria nuk arritën të provojnë se Vladimir Gjuta dhe të afërmit e tij, janë autorët e eksplozivit në farmacinë e babit të ministrit të Brendshëm. Edhe pse në momentin e arrestimit, të dy këta institucione njoftuan median se kanë gjetur prova që implikojnë ata si autor të këtij shpërthimi. Në vendimin e pushimit, thuhet se gjatë 14 muajve hetim, janë kryer disa ekspertiza të specializuara, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, në përfundim të të cilave nuk u provua shkencërisht dhe nuk u siguruan fakte që të provonin përtej dyshimeve se të arrestuarit ishin organizatorë dhe ekzekutorë të akteve të mësipërme.

Gjithashtu prokuroria, sqaroi në vendim se nuk u arrit të gjendet edhe motive, se përse këta shtetas mund të kryenin krimet, për të cilat dyshoheshin ndaj familjes Tahiri.

TEMAT:

Next Post

Armë, drogë dhe makina, arrestohet 32-vjeçari nga Kruja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U mbajt peng nga ish i fejuari që i vrau babanë, 24-vjeçarja flet para Policisë, e ëma i nënshtrohet ndërhyrjes

U mbajt peng nga ish i fejuari që i vrau babanë, 24-vjeçarja flet para Policisë, e ëma i nënshtrohet ndërhyrjes

July 24, 2026
Ekstradohet në Itali Juljan Kollçaku, i akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh”

Ekstradohet në Itali Juljan Kollçaku, i akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh”

July 24, 2026
Operacioni “Precedenti”/ Arrestohet në Mat 40-vjeçari me armë zjarri pa leje në banesë

Operacioni “Precedenti”/ Arrestohet në Mat 40-vjeçari me armë zjarri pa leje në banesë

July 24, 2026
Kompensimi i pronave, ja dokumentet që duhen dhe shqyrtimi i dosjeve

Rreth 47 mln euro të ardhura, mbi 37 mijë aplikime për rivlerësimin e pronave në 6 muaj

July 24, 2026
DETAJE/ Vrasja e Edmond Sulës, ekzekutori nuk përdori makinë, u largua përmes pyllit

Hetimet për vrasjen e Edmond Sulës, Policia kontrolle banesash në Bërxullë, verifikohen konfliktet

July 24, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

‘Administrativja’ nuk mori në shqyrtim padinë ndaj Dados, Veliaj: Do ta vazhdojmë këtë betejë me çdo mjet ligjor

July 24, 2026
Moti i keq “pushton” Elbasanin: Përmbyten rrugët, dëme në bujqësi

Moti i keq “pushton” Elbasanin: Përmbyten rrugët, dëme në bujqësi

July 24, 2026
Ish-kryetari i Prishtinës dënohet me burgim për mosdeklarim të pasurisë

Ish-kryetari i Prishtinës dënohet me burgim për mosdeklarim të pasurisë

July 24, 2026
Pamje apokaliptike/ Zjarret përfshijnë Francën, evakuohet gadishulli Cap Ferret, qindra turistë largohen me varka

Pamje apokaliptike/ Zjarret përfshijnë Francën, evakuohet gadishulli Cap Ferret, qindra turistë largohen me varka

July 24, 2026
Von der Leyen krijon një strukturë të brendshme të inteligjencës në Komisionin Europian

Von der Leyen krijon një strukturë të brendshme të inteligjencës në Komisionin Europian

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In