• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pafajësia e fëmijëve është simboli i masakrës së Nisës

by Aalison Pearse Stevens
15/07/2016 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ja dy simbolet e Nisës. Buzëqeshja e pavëmendshme e të sapolindurit të kthyer në krahët e nëns. Dhe ajo kukull me vogëlushen të cilës i përkiste, flija e padrejtë e të ardhmes së Europës, e cila u bë copë nga një tunizian. Një flijim që nuk mund të pranohet

Ajo vajzë e vogël, me pampers, e bërë gati me kujdes, e veshur dhe e zhveshur, duke ndërruar rrobat, kushedi se sa herë. Masakra e Nisës, me 84 të vdekur dhe qindra të plagosur, në qoftë se do të kishte ndonjëherë nevojë për një një simbol, me siguri do ta gjente tek pafajësia e fëmijëve të vegjël. Hollande tha se në mesin e viktimave ka “disa fëmijë.” Gëzimi i tyre, i rrafshuar prej barbarisë terroriste.

Ja tek është shpresa e Evropës, e vrarë teksa shihte fishekzjarret. Ndërsa është duke festuar. Kush e di, nëse fëmija u ka kërkuar me këmbëngulje prindërve, për ta marrë me vete në Promenade des Anglais, përgjatë lungomares, për të parë festivalin e ngjyrave dhe fishekzjarreve. Që më pas u kthyen në të shtëna. Në vdekje. Në dhimbje.

14 korriku është festa kombëtare e Francës. Dhe ndoshta nuk do të jetë kurrë si më parë. Por për shumë të rinj, të sapolindur që vdiqën në atentat, nuk do të ketë më një ditë të Bastijës për të përkujtuar. Ai kamion që u përplas në turmë, të shtënat e armëve. Ikja me vrap. Tmerri. Trupat përtokë, gjak kudo. Fëmijët. Fëmijët e vrarë, kufomat e vogëlushëve përtokë, dhe këpucë të shpërndara nëpër rrugë. Si mund të durohet dhimbja e një fëmijërie që nuk do të jetë më? Çfarë kuptimi ka ky barbarizëm?

Promenade des Anglais ishte mbushur plot me nëna me karroca, familje. Familjet që humbën fëmijët e tyre, që kanë nisur Facebook kërkimin e dëshpëruartë karrocës ku ndodhej fëmija i tyre. Frika mos e ka humbur në mesin e turmës, që përpiqej t’i ikte atij kamioni të bardhë, i cili duke u kthyer sa majtas-djathtas, ka shembur përdhe këdo që gjente në rrugë. Dhe pas pak, lajmi se bebja është gjetur.

Ja pra, dy simbolet e Nisës. Buzëqeshja e pavëmendshme e të sapolindurit të kthyer në krahët e nëns. Dhe ajo kukull me vogëlushen të cilës i përkiste, flija e padrejtë e të ardhmes së Europës, e cila u bë copë nga një tunizian. Një flijim që nuk mund të pranohet.

Il Giornale

Next Post

Tahiri pas thirrjes në Prokurori: Gjykatat, vendime të padrejta që lënë viktima rrugëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

March 11, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Protesta e 12 marsit para Kuvendit, Tabaku: Do jetë paqësore! Bëhet për çmimet e larta dhe korrupsionin

March 11, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

March 11, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Degradon konflikti mes disa personave në Bulqizë, 3 të plagosur, policia në kërkim të 2 autorëve

March 11, 2026
“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In