• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Padurimi për t’u arrestuar…

by Artur Ajazi
20/12/2023 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Berisha nuk ka zbatuar kurrë vendime gjykate. Ai kurrë nuk ka vajtur, apo kurrë nuk ka qenë nën hetim për shkelje dhe vepra penale. Kurrë nuk ka qenë në dyert e gjykatave si i akuzuar. Por sot ndryshon puna. Duke mos vajtur tek OPGJ-ja, Berisha mezi pret arrestimin. Kërkon të bëhet “Hero i demokracisë dhe Martir i regjimit Rama”. Duket sikur po e pergatit vehten të shpallet “i persekutuar politik i regjimit”. Dhe kjo nuk duhet harruar.

Ndoshta mban parasysh Fatos Nanon, kur ai e dënoi për “ndihmat humanitare”. Por situata sot është krejt ndryshe. Berisha akuzohet për shkelje të rënda ligjore, abuzime dhe lloj-lloj shkeljesh të tjera që lidhen me vitet e shkuara kur kishte pushtetin.

Mjafton të dëgjosh se si akuzon kundërshtarin politik, dhe shpik “afera korruptive dhe vjedhje të shekullit”, mjafton të dëgjosh si akuzon prokurorët dhe gjyqtaret, dhe deklaron se “nuk do ti njoh vendimet e tyre” për tu bindur se ai mezi pret të arrestohet. Viktimizimi i ish-pushtetarëve mbetet në modë sot, dhe jo vetëm në Shqiperi. Ata kur hetohen, dënohen dhe u merret pasuria e pamerituar, dalin dhe deklarojnë se janë “viktima, janë të persekutuar politikë të regjimit, janë viktima të sulmeve politike” etj. Pra, SPAK-u, ndoshta do ti duhet të bëjë lëvizje të matura (jo të stepet) për të mos i lënë shteg ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të viktimizohet politikisht. Kjo për faktin sepse, askush nuk beson sot se Edi Rama do të merret me një “ish” për të fituar kredo politike dhe elektorale.

Nuk ka nevojë Edi Rama (që është në kulmin e sukseseve) të merret me një “non-grata” që rikthimin në politike dhe në krye të grupimit tij partiak, e kujton si “rruga drejt marrjes së pushtetit”. Padurimi i Berishës për tu arrestuar, qoftë edhe 1 ditë të vetme, mbetet skenari dhe hileja e tij për tu shpallur “hero dhe martir i regjimit”. Ndërkohë që, lënia e tij në vetminë politike dhe ndërkombëtare, lënia e tij mes një grushti mbështetësish që e thërrasin akoma “O Sali o hero”, si dhe kufizimi për të mos qenë i pranishëm në Parlament, mbeten mënyrat e vetme për ti humbur shansin të viktimizohet.

Në demokraci (ndryshe nga diktaturat) karriera e çdo politikani mbyllet kur humb mbështetjen e bazës, mbështetjen ndërkombëtare, apo dhe akuzohet për vepra penale. Kush nuk e kupton dhe bën të kundërtën, është i destinuar të ketë gjithmon një fund të turpshëm.

I vetmi “hap pozivit” që Berisha ka bërë përgjatë karierës tij politike, ishte tërheqja në 2013, pas humbjes spektakolare përballë Edi Ramës. Por duket se nuk i rezistoi tundimit, dhe koshienca e thirri sërish, duke mos e ditur se po bënte hapin fatal drejt rrënimit të gjithçkaje që lidhej me të shkuarën dhe të ardhmen e tij politike.

Next Post
“Do na duhen edhe 500 mijë ushtarë”, Zelensky paralajmëron uljen e moshës së rekrutimeve

“Do na duhen edhe 500 mijë ushtarë”, Zelensky paralajmëron uljen e moshës së rekrutimeve

Comments 5

  1. Anonymous says:
    2 years ago

    Kerkoij dem shperblimin e shendetit nga mjeksia e gabuar e vitit 2006 me Efg me urdherin e Sali Nen GRATO BERISHA

    Reply
  2. Lek Zef JAKAJ ZEJMEN LEZHE ALBANIA says:
    2 years ago

    Kerkoij dem shperblimin e shendetit nga mjeksia e gabuar e vitit 2006 me Efg me urdherin e Sali Nen GRATO BERISHA

    Reply
  3. Lili says:
    2 years ago

    Ç’merreni me një plak të rrjedhur… Kujtoni fjalët e Migjenit:”Lëreni plakun në shejtninë e tij”…kaq…Nuk përbën lajm dënimi i tij…por mjerimi popullor i shqiptarëve…të cilën qeveria jonë gangsterë as nuk e sheh dhe as që do ta shohë.. Edi Rama ia kalon edhe Luigjit të 14 të Francës… “për gjakatar” dhe zemërderr…Nuk është vrasja vetëm me armë…por dhe me skamje e mjerim…që ky Faqezi…e ka bërë normë morale të qeverisë së tij..
    Mos t’a pafshim bojën!

    Reply
  4. Tekniku says:
    2 years ago

    Ngadale Lili se do pesosh heart atack

    Reply
  5. Lili says:
    2 years ago

    Padyshim…se ti je specialist,jo socialist ..unë kam qenë dhe jam e majta e kohës së Enverit,që nuk la njeri pa punë,pa bukë,pa shtëpi…me arsim falas,shëndetësi falas,me uzina, fabrika,kombinati dhe institucione edukimi dhe jetese për njerëzit në nevojë…Ai ishte shteti social dhe jo ky…ku asgjë nuk është nën kontroll…çmimet në stratosferë,punë jo…dhe Ai thotë mbaj përgjegjësi vetëm për 180000 njerëzit që punojnë në administratë..Ku jeton i dashur?!.Më racional… ta themi të vërtetën siç është që të ketë reagim nga kjo qeveri

    Reply

Leave a Reply to Tekniku Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

April 10, 2026
Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

April 10, 2026
Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

April 10, 2026

“U shkelën rëndë të drejtat themelore”, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i 9 shkurtit

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In