• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Padurimi i Berishës për ta ndarë pjesën e vet nga PD

by Mero Baze
12/04/2022 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha nuk pret dot as Kuvendin e 30 prillit. Prioriteti i tij i ri është ndarja sa më parë me Partinë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, si kryetar i komanduar.

Një sërë veprimesh të javës së fundit tregojnë se prioritet i ri i Sali Berishës nuk është më as pajtimi, as bashkimi, dhe as bashkëjetesa me kritikët e tij, por ndarja sa më parë prej tyre dhe marrja e një cope të PD, ta ketë si pronë private.

Në të gjithë degët e Shqipërisë, pa asnjë përjashtim, ai ka bërë zgjedhje ilegale kryetarësh, duke mos i ftuar as formalisht kryetarët e PD në detyrë për procesin paralel që zhvillon. Pra ka bërë fakt të kryer një proces paralel zgjedhjesh, që i përkasin partisë së tij dhe jo Partisë Demokratike.

Në çdo bashki, PD ka dalë me komunikata zyrtare që kanë denoncuar procesin fals të zgjedhjeve të Berishës, si një proces që nuk respekton as anëtarësinë formale, as historinë e degëve të PD, por është një proces zaptues i zyrave të PD.

Akoma më e qartë shfaqet kjo betejë në përballjet e Sali Berishës me Enkelejd Alibeaj, kryetar i zgjedhur i Grupit Parlamentar të PD dhe i vetmi institucion i pakontestueshëm edhe nga pikëpamja ligjore ne PD.

Përpjekja e tij për të shkarkuar Enkelejd Alibeaj ka marrë sot trajtën e linçimit, duke filluar me një fushatë qesharake me lajme fals të prodhuara në Paraguai dhe duke vazhduar sot me kërkesat për dorëheqje dhe pastaj me deklarata për mos njohje të tij si kryetar grupi.

Vet Sali Berisha juridikisht nuk është anëtar i Grupit Parlamentar të PD, dhe ai ka shans ta rikërkojë këtë gjë në shtator, kur të çelet sesioni i ri parlamentar. Deri atëherë ai mund të nxirret dhe me polici nga hyrja e dhunshme në mbledhjen e Grupit Parlamentar.

Për hir të së vërtetës, trimërimi i tij vjen nga një tolerancë e pashpjegueshme prej kryetares së Parlamentit të Shqipërisë, e cila e trajton atë si kryetar të opozitës, madje me më shumë të drejta se dhe vet kryeministri, për ta marrë fjalën sa herë i do qejfi dhe për të sharë me libër shtëpie çdo grua, vajzë apo burrë në atë sallë, si një plak pervers me defiçensa seksuale, si ata që përgjojnë pas pemëve nga Liqeni.

Nuk di nëse ky është kompleks inferioriteti ndaj Sali Berishës apo strategji e PS për ta lëshuar Berishën si zagar gjahu për të shqyer atë që ka mbetur nga PD, por është e patolerueshme që një deputet i përjashtuar dhe nga grupi i vet, flet më shumë se kryetari i shumicës në Kuvend, duke linçuar kë i do qejfi dhe duke mos ju përgjigjur askush.

I vetmi që i ka bërë një rezistencë politike përmes një qëndrimi kurajoz, është Enkelejd Alibeaj, i cili duket se e ka nxjerrë nga shinat. Berisha humbi sot durimin dhe të ballafaqohet më tej me të, duke deklaruar se nuk e njeh më as si kryetar grupi, çka do të thotë se ai nuk do shkojë më në mbledhjet që bën Alibeaj, por do të mblidhet më vete me deputetët që e mbështesin atë.

Kështu Sali Berisha po shkon drejt 30 prillit me një parti edhe më të ndarë se para 6 marsit. Tanimë ai ka kundër thuajse gjithë kryetarët e degëve në detyrë të Partisë Demokratike, shumicën e Grupit Parlamentar dhe po përpiqet ta mbyllë sa më shpejt këtë proces, i cili është një proces refuzimi për të nga drejtuesit e Partisë Demokratike.

Të gjithë ata që mendonin se Berisha do ta bënte spastrimin e PD pas 30 prillit, në fakt nuk e parashikuan dot që ai nuk do kishte as nerva dhe as durim të priste 30 prillin. Refuzimi masiv që atij i është bërë në çdo degë dhe në qendër, e ka kthyer 30 prillin në ditë makthi, të cilën ai nuk ka nerva më ta presë.

Ja ka nisur punës qysh sot, i vendosur deri në fund ta ndajë PD në dy pjesë dhe të mbajë si mburojë nga drejtësia pjesën që do zaptojë vet. Le të shpresojmë që mund t’i bëjë një nder të fundit PD, duke marr më vete Flamurin, Aldon, Tritanin, Albanën dhe gjithë ata që e bënë PD-në qesharake këto tridhjetë vjet.

Next Post
“Me Berishën, i njëjti muhabet”/ Alibeaj: Një proces i njëanshëm që s’të çon drejt bashkimit të PD. Nga nesër secili deputet do…!

"Me Berishën, i njëjti muhabet"/ Alibeaj: Një proces i njëanshëm që s'të çon drejt bashkimit të PD. Nga nesër secili deputet do…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In