• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Padrejtësia e vetting është padrejtësi e drejtësisë

by Ylli Manjani
31/03/2025 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani

Nuk mund të ketë sistem drejtësie të drejtë kur punonjësi i drejtësisë trajtohet padrejtësisht.

Absolutisht kështu është.

Vettingu ishte trajtimi më i padrejtë që iu bë punonjësve të drejtësisë. Askush nuk u akuzua nga ai proçes për korrupsion, meqë ra fjala.

Me proçese administrative të bazuara në hamendësime dhe thashetheme u larguan nga sistemi gjysma e gjykatësve e prokurorëve, duke krijuar një kolaps, më të rëndin, në sistem.

Sot shërbimi në drejtësi është bërë mallkim. Kjo është pasoja e Reformës.

Gjykatës e prokurorë që arrestuan, gjykuan e dënuan edhe me burgime të përjetshme për llogari të shtetit dhe, ku i fundit nxorri në rrugë si “shpërblim” nuk quhet dot reformë! Aq më pak drejtësi.

Pastaj a u luftua korrupsioni duke goditur kaq rëndë gjykatësit e prokurorët apo u thellua dhe më keq?!

Kush i ka sytë në ballë e mendt’të në kokë duhet të jetë në gjendje të kuptojë se reforma ishte DËSHTIM!

Si ka mundësi që një proçes administrativ të të dënojë përjetë, dmth më rëndë sesa proçesi penal? Kjo është pyetja që kërkon përgjigje.

Dmth, nëse gjykatësit apo prokurorët do ishin dënuar nga gjykata për korrupsion, siças Kodit Penal ndalohen deri në 5 vite të mos kthehen në sistem, ndërsa vettingu i përjashtoi ata për jetë!!!!

Pra proçesi penal i bazuar në prova të largon 5 vite nga sistemi, ndërsa procesi administrativ i bazuar në thashetheme të largon përjetë!

Ky është kulmi i padrejtësisë që iu është bërë punonjësve të drejtësisë dhe duhet rregulluar.

****

E kam analizuar edhe më parë këtë aspekt dhe i qëndroj idesë së rikthimit në sistem të të gjithë atyre gykatësve e prokurorëve, që e kanë kaluar aftin 5 vjeçar të “ndëshkimit”.

Këtë ide e prezantova edhe në një event të fondacionit Kondad Adenauer ku ishte prezent edhe zoti Sali Berisha.

E prezantoj dhe e mbroj këtë ide edhe në eventet publike të zotit Edi Rama pa asnjë problem.

Drejtësia nuk do zhbllokohet vetëm me studentë të magistraturës, aq më pak me punonjës të jashtëm.

Next Post
Bie faqja e Tatimeve! Nesër afati i fundit për plotësimin e formularit diva

Bie faqja e Tatimeve! Nesër afati i fundit për plotësimin e formularit diva

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In