• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paditi ish-partneren, gazetarja sulmon ashpër Allegrin: Si trajner meriton Serie A, si burrë Serie C

by A R
24/06/2022 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Caterina Collovati sulmon Massimiliano Allegrin. Dje bëri bujë lajmi se trajneri i Juventusit denoncoi ish-in e tij për përvetësim të parave të fëmijës së tyre.

Gruaja, një pjesë të parave të destinuara për djalin e trajnerit, dhjetë mijë euro në muaj, i ka përdorur edhe për shpenzime të tjera dhe jo vetëm për mirëmbajtjen e të dashurit të tyre.

Gazetarja ka rrëfyer se çfarë ka ndodhur me ndjekësit e më pas ka komentuar duke sulmuar Max: “Duke jetuar në të njëjtën shtëpi me një vajzë tjetër nga një lidhje e mëparshme, duket qartë se disa euro nga zoti Allegri i ka gëzuar edhe motra e vogëlushit.

Do ishte e tmerrshme nëse një nënë do të linte një fëmijë të jetonte në mirëqenie e tjetri jo. Sikur t’i ofronte bukë e qepë njërit dhe mish e peshk tjetrit…, sa mëkat do të ishte. Pyes veten për një trajner që merr 9 milionë euro neto në vit, le të themi 750 mijë euro në muaj…, cili është problemi?

Deri në çfarë niveli të varfërisë çon antipatia ndaj një ish-i? Le ta pranojmë sinqerisht se ka trajnerë të mëdhenj për Serie A, por burra të denjë për Serie C”.

Denoncimi i trajnerit bardhezi – Massimiliano Allegri ka denoncuar dhe do të dërgojë në gjykatë ish-partneren Claudia Ughi, e akuzuar nga trajneri i Juventusit për përvetësim dhe shkelje të detyrimeve familjare. Më konkretisht, gruaja i ka shfrytëzuar paratë e paguara nga Allegri, të destinuara për djalin 11-vjeçar të të dyve, për vete dhe për të paguar tarifat e universitetit të së bijës.

Sipas asaj që del nga hetimi, mbi 200 mijë euro shpenzime të panevojshme (jo për atë që dedikoheshin) janë konstatuar nga 600 mijë eurot që Ughi kishte marrë pas përfundimit të marrëdhënies me ish-trajnerin e Milanit. Më 5 korrik, Claudia Ughi, e mbrojtur nga avokati Davide Steccanella duhet të paraqitet në Pallatin e Drejtësisë “Bruno Caccia” në Torino për seancën paraprake.

Natyrisht që mbrojtja hedh poshtë çdo akuzë, ndërkohë që dosja ka përfunduar në tryezën e prokurorit Davide Pretti, i cili pas padisë ka koordinuar hetimet me “Guardia di Finanza”. Marrëdhënia mes Allegrit, i përfaqësuar nga avokati Pietro Gaetano Nacci Manara, dhe Ughi zgjati 13 vite, deri më 2017.

Të dy kishin arritur një marrëveshje në gjykatën civile të Torinos, ku trajneri i Juventusit mori përsipër të paguante 10 mijë euro në muaj si detyrim për rritjen e fëmijës. Më 2021, duke qenë se nuk ishte ulur në asnjë stol prej dy vitesh, Allegri kishte kërkuar uljen e shifrës në 5 mijë euro. Kërkesa u refuzua, prandaj u kundërpërgjigj me padi kundër Ughit.

/a.r

Next Post
E rëndë në Pogradec! Një shtetas gjendet i pajetë brenda shtëpisë së tij

E rëndë në Pogradec! Një shtetas gjendet i pajetë brenda shtëpisë së tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani raporton sulme amerikane ndaj Gardës Revolucionare, shpërthime pranë Hormuzit

Irani raporton sulme amerikane ndaj Gardës Revolucionare, shpërthime pranë Hormuzit

October 30, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

Begaj mban sot tryezën e konsultimeve për datën e zgjedhjeve vendore 2027

October 30, 2026
Katër të vdekur dhe 11 të lënduar nga rrëzimi i helikopterit italian në Bosnjë

Katër të vdekur dhe 11 të lënduar nga rrëzimi i helikopterit italian në Bosnjë

October 30, 2026
Pentagoni i dërgon sinjal Europës: Ulni retorikën ndaj Rusisë

Pentagoni i dërgon sinjal Europës: Ulni retorikën ndaj Rusisë

October 30, 2026
Skandal spiunazhi: Kina spiunoi shefin e Nvidia-s! Donald Trump u informua, por heshti

Skandal spiunazhi: Kina spiunoi shefin e Nvidia-s! Donald Trump u informua, por heshti

October 30, 2026
Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

October 30, 2026
Tri shtete arabe rreshtohen me Greqinë kundër Turqisë

Tri shtete arabe rreshtohen me Greqinë kundër Turqisë

October 30, 2026
Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

October 30, 2026
‘Vjedhja më e madhe e bankës në histori’! Hakimi i Binance trondit industrinë e kriptomonedhave

‘Vjedhja më e madhe e bankës në histori’! Hakimi i Binance trondit industrinë e kriptomonedhave

October 30, 2026
Vota për ndryshim kthehet! Pse zgjedhjet e mesme të Amerikës mund ta ndëshkojnë partinë që e premtoi atë

Vota për ndryshim kthehet! Pse zgjedhjet e mesme të Amerikës mund ta ndëshkojnë partinë që e premtoi atë

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In