• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Paditë kundër qeverisë në Strasburg, ja 54 pronarët që fitojnë 10.5 milionë euro

by Aalison Pearse Stevens
08/09/2016 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pronarët që kanë fituar të drejtën për kompensimin e pronave nga Gjykata e Strasburgut do të marrin paratë brenda tre muajve. Shuma në total është rreth 10.5 milionë euro dhe përfitues janë 54 pronarë, të cilët kishin ankimuar vendimet e shtetit shqiptar në gjashtë dosje.

Vendimi për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është botuar dje në Fletoren Zyrtare dhe sanksionin se, në rast mospagimi të faturës brenda afatit 3-mujor të këtij vendimi, mbi shumat e përcaktuara për çdo pronar paguhen interesa të thjeshta, të barabarta me kursin marzhinal të huasë së Bankës Qendrore Evropiane gjatë periudhës së mospagimit, plus 3 për qind. Efektet financiare të vendimit të Gjykatës së Strasburgut do të përballohen nga fondi i kontingjencës i buxhetit të shtetit.

Përfituesit

Përfitues të fondit 10.5 milionë euro janë pronarët që kanë ankimuar në dosjet “Gjikoli dhe Molla”, “Galanxhi dhe të tjerë”, “Frashëri dhe të tjerë”, “Merlika dhe të tjerë”, dhe “Dhimertika dhe të tjerë”. “Gazeta Shqiptare” publikon listën e plotë me pronarët që do të marrin kompensimin e pronës në bazë të vendimit të Gjykatës së Strasburgut.

Pagesat për vendimet në 10 vjet

Qeveria shqiptare ka paguar 1.2 miliardë lekë për kompensimin e pronarëve nga viti 2005 deri në vitin 2015. Pagesat e faturave janë kryer pas vendimeve të Gjykatës të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, e cila u ka dhënë të drejtë pronarëve. Vlera monetare prej 1,1 miliardë lekësh është paguar nga buxheti i shtetit për kompensimin e pronës për 38 vendime të Strasburgut.

Shifrat janë bërë të ditura nga Ministria e Financave. Sipas të dhënave zyrtare rezulton se nga shteti shqiptar në vitin 2005 janë shlyer rreth 16 milionë lekë, në vitin 2006 nuk janë kryer pagesa, ndërsa në vitin 2007 janë shlyer rreth 3,5 milionë lekë. Sipas Ministrisë së Financave, në vitin 2008 janë shlyer rreth 131,5 milionë lekë dhe në vitin 2009 janë shlyer rreth 77,2 milionë lekë.

Mësohet se në vitin 2010 janë shlyer rreth 21,3 milionë lekë, në vitin 2011 janë shlyer rreth 277,3 milionë lekë, në vitin 2012 janë shlyer rreth 8,4 milionë lekë, dhe kompensim fizik për sipërfaqe 360 m˛. Sipas Ministrisë së Financave, në vitin 2013 janë shlyer rreth 112,1 milionë lekë dhe në vitin 2014 janë shlyer rreth 543,9 milionë lekë.

Ministria e Financave shpjegon edhe pagesat që janë kryer gjatë këtij viti si dhe fondin që është në dispozicion të pronarëve. Kështu, në vitin 2015, deri tani, janë shlyer rreth 6,902 mijë lekë dhe mbeten për t’u shlyer: një vendim në shumën 8,1 milionë euro ose 1,14 miliardë lekë, i parashikuar në buxhetin e Ministrisë së Financave për vitin 2015, dhe një vendim tjetër në shumën 650 mijë lekë, i cili është në proces. Për të gjitha rastet e tjera, që mund të miratohen nga kjo gjykatë, në buxhetin e shtetit të vitit 2015 janë parashikuar 2 miliardë lekë.

LISTA ME PRONARET QE DO TE KOMPESOHEN

LISTA, NR. 5207/10

Kurtesh Gjikolli (1925), zëvendësuar nga trashëgimtarët e tij

GJIKOLLI DHE MOLLA, NR. 24468/10

Pakize Zajmi ose Gjikolli, Rajmonda Karapici ose Gjikolli,

Adnan Gjikolli.

Nuri Gjikolli (Xhikaj) (1930), zëvendësuar nga trashëgimtarët e tij Ganimete Xhikaj,

Përparim Xhikaj,

Dhurata Xhikaj,

Adrian Xhikaj,

Pamela Xhikaj,

Velson Xhikaj.

Hysnije Xhikolli (1932), zëvendësuar nga trashëgimtarët e saj; Muharrem Xhikolli (1954), Burhan Xhikolli (1957),

Edmila Molla (Xhikolli) (1959)

Muharrem Xhikolli (1954)

Burhan Xhikolli (1957)

Edmila Molla (Xhikolli) (1959)

GALANXHI DHE TË TJERË NR. 39492/10

Nexhip Galanxhi (1932)

Ylli Galanxhi (1949)

Rozalt Galanxhi (1971)

Fredi Lara (1957)

Florentina Galanxhi (1947)

Esmeralda Trolai (1981)

Lirika Asllani Lara (1946)

Haxhire Zhegu Galanxhi (1938)

Rexhina Lara (1981)

Ariana Lara (1958)

Livia Lara (1990)

FRASHËRI DHE TË TJERË

Orhan Jegeni (1936)

Kapllan Jegeni (1937)

Nermin Bubani (1939) zëvendësuar nga trashëgimtarët

Loredan Bubani (1939), Elvana Bubani ose Zaimi (1961),

Gjergj Bubani (1966),

Suat Jegeni (1942)

Naide Shkodra (Frashëri) (1929)

Fiqirete Frashëri (1930)

Hajri Frashëri (1951)

Hysref Frashëri (1956)

Ilona Ziso (1962)

MERLIKA DHE TË TJERË NR. 40751/10

Gëzim Kaçiu (1956)

Sajrie Kuta (Merlika) (1934)

Lumnije Karami (Merlika) (1937)

Luljeta Ndreu (Kaçiu) 1960)

Liljana Kaçiu (1963)

Shyqyri Merlika (1935)

Kujtim Merlika (1941)

Ilir Alija (Merlika) (1935)

Ardjan Aliaj (1960)

Hysen Kasmi (1946)

Afrim Kaçiu (1958)

DHIMERTIKA DHE TË TJERË NR. 48522/10

Arjan Dhimertika (1961)

Konde Dhimertika (1941)

Engjell Dhimertika (1963)

Jeta Dhimertika (1973)

Evjeni Dhimertika (1938)

Leonora Nika (Dhimertika) (1962)

Gëzim Dhimertika (1972)

BW/d.i.

 

Next Post
Stresi merr një dhuratë nga Andi Lila

Stresi merr një dhuratë nga Andi Lila

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmohen shkencëtarët për përhapjen masive të gripit të shpendëve në Evropë: Mund të kthehet në pandemi brenda 2 ditësh

Alarmohen shkencëtarët për përhapjen masive të gripit të shpendëve në Evropë: Mund të kthehet në pandemi brenda 2 ditësh

December 18, 2025
Fitues i Çmimit Pulitzer dhe ikonë e reportazhit të luftës/ Ndahet nga jeta gazetari Peter Arnett

Fitues i Çmimit Pulitzer dhe ikonë e reportazhit të luftës/ Ndahet nga jeta gazetari Peter Arnett

December 18, 2025
Djali i Hashim Thaçit falenderon publikisht Ramën pasi shkoi të takonte të atin në Hagë: Je shembulli i atdhedashurisë

Djali i Hashim Thaçit falenderon publikisht Ramën pasi shkoi të takonte të atin në Hagë: Je shembulli i atdhedashurisë

December 18, 2025
Pas kërkesës për përjashtimin e deputetëve, Topalli rikthen videon e 2006: Ja ç’bënin socialistët në Parlament kur po firmosej MSA dhe NATO

Pas kërkesës për përjashtimin e deputetëve, Topalli rikthen videon e 2006: Ja ç’bënin socialistët në Parlament kur po firmosej MSA dhe NATO

December 18, 2025
VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

Zbulohet arsyeja, shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Klodjan Braho do të prezantohet të Hënën

December 18, 2025
Miratohet nga Këshilli Bashkiak i Tiranës buxheti me vlerë 400 mln €/ PD: S’ka legjitimitet! 29 amendamentet e opozitës nuk hidhen në votim

Miratohet nga Këshilli Bashkiak i Tiranës buxheti me vlerë 400 mln €/ PD: S’ka legjitimitet! 29 amendamentet e opozitës nuk hidhen në votim

December 18, 2025
Komisioni i Etikës shqyrton nesër kërkesën e PS për përjashtimin e 29 deputetëve të PD

Komisioni i Etikës shqyrton nesër kërkesën e PS për përjashtimin e 29 deputetëve të PD

December 18, 2025
U kap “mat” duke përqafuar shefin e saj në koncertin e “Coldplay”, reagon për herë të parë Christine Cabot: Kishim pirë tekila! U solla…

U kap “mat” duke përqafuar shefin e saj në koncertin e “Coldplay”, reagon për herë të parë Christine Cabot: Kishim pirë tekila! U solla…

December 18, 2025
VIDEO/ Fermerët kthejnë Brukselin përmbys, protestë para Parlamentit Evropian! Zjarre, tymuese, sulme dhe parulla..

VIDEO/ Fermerët kthejnë Brukselin përmbys, protestë para Parlamentit Evropian! Zjarre, tymuese, sulme dhe parulla..

December 18, 2025
(VIDEO) Plagosja e personazhit të njohur në TikTok/ Autori i drejtoi armën në lokal, ai tentoi të fshihej pas trupit të shokut, më pas te banaku

(VIDEO) Plagosja e personazhit të njohur në TikTok/ Autori i drejtoi armën në lokal, ai tentoi të fshihej pas trupit të shokut, më pas te banaku

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In