Gjykata e Tiranës jep vendimin në favor të OSHEE-së për Kastriot Ismailajn, administratorin e kompanisë “DIA”. Ky i fundit do t’i paguajë kompanisë OSHEE një dëmshpërblim prej 9.5 mln euro për dënim e shkaktuar si pasojë e mashtrimit të kryer gjatë lidhjes dhe zbatimit të kontratave për mbledhjen e debive, si dhe fitimin e munguar.
Po ashtu edhe për dënim e shkaktuar nga procesi i arbitrazhit, i zhvilluar pranë “Vienna International Arbitral Centre” (VIAC), si dhe fitimin e munguar. Në të njëjtën padi civile OSHEE-ja pretendon marrjen e një mase sigurimi padie, duke vendosur sekuestro mbi pasuritë e Ismailajt.
Ismailaj akuzohet edhe për pastrim parash.
Romeo Karaj: Më në fund pas një pune 18 mujore, arrihet objektivi i radhës
Në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës, ka reaguar edhe Romeo Karaj, dëshmitari i mbrojtur i skandalit CEZ- DIA, i cili me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka përshëndetur vendimin e gjykatës.
“Më në fund, falë përpjekjeve dhe një pune 18 mujore, thellësisht profesionale, me përkushtim dhe pa kompromis, ku spikat kontributi i Rezart Rucit dhe Genta Gicës, arrihet objektivi i radhës, pas atij në arbitrazhin e Vienës”, shkruan Karaj.
a.ç










