• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Padia për çregjistrimin e PD-PR nga zgjedhjet, hidhet shorti në Kolegjin Zgjedhor

by Java News
30/05/2017 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është hedhur shorti në Kolegjin Zgjedhor për shqyrtimin e padisë të bërë ditën e djeshme nga Partia Forca Rinia.

Forca Rinia pretendon se regjistrimi i Partisë Demokratike dhe i Partisë Republikane në zgjedhje është në shkelje me ligjin, jashtë afatit të parashikuar nga Kodi Zgjedhor.

Padia e FR do shqyrtohet nga Artur Malaj, Shkëlqim Mustafa, Tomor Skreli dhe Astrit Kalaja dhe relator i çështjes Sotiraq Lubonja.

 

Padia e FORCA RINIA

Forca Rinia” me anë të kryetarit z.Dritan Broka ka dorëzuar sot një kërkesë ankimore në Gjykatën e Apelit drejtuar Kolegjit Zgjedhor lidhur me regjistrimin e Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane.

Ne e konsiderojmë anti-ligjor regjistrimin e këtyre dy partive në zgjedhjet e qershorit 2017. Ne e konsiderojmë se regjistrimi i tyre është bërë jashtë afatit të parashikuar nga Kodi Zgjedhor neni 64/1. Kështuqë si pasojë e kësaj shkeljeje flagrante Partia Demokratike dhe Partia Republikane duhet të ç’regjistrohen nga zgjedhjet.

Neni 64 i Kodit Zgjedhor “Regjistrimi i partive politike në zgjedhje” përcakton se: 1. Çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Procedurat për mënyrën dhe kohën e thirrjes së zgjedhjeve të përgjithshme, si një nga mekanizmat bazë për garantimin e ushtrimit të sovranitetit popullor, nëpërmjet demokracisë përfaqësuese, përcaktohen saktësisht në ligj, me qëllim që të garantojnë sigurinë juridike për subjektet zgjedhore që konkurojnë, për të mos lejuar avantazhe apo disavantazhe nëpërmjet tyre, për të garantuar ushtrimin e funksioneve normale të organeve që administrojnë zgjedhjet, e për më tepër, për të parandaluar ushtrimin e pushtetit arbitrar për të ndikuar në mënyrën dhe formën e organizimit të zgjedhjeve.

Gjithashtu bëjmë me dije se shorti për përzgjedhjen e anëtarëve të trupës gjykuese dhe relatorit të Kolegjit Zgjedhor, do të zhvillohet nesër (datë 30 maj) ora 14:30.

“Forca Rinia” do të ndjek çdo rrugë ligjore për të kontribuar për shtetin e së drejtës dhe duke ecur në krah të reformës në drejtësi, që shpresojmë të funksionoi në mënyrë të rregullt. Theksojmë se kjo kërkesë ankimore nuk ka të bëjë drejtëpërdrejtë më pjesëmarrjen e partive në fjalë por më qëndrimin tonë koherent ligjit dhe drejtësisë në Shqipëri.

Ne i bëjmë thirrje dy partive të mëdha si dhe Presidentit të Republikës të ulen e të gjejnë zgjidhje ligjore për zgjedhjet parlamentare. Që nga ndryshimi i datës së zgjedhjeve, i cili është anti-kushtetues por edhe me regjistrimin e partive jashtë afateve të lejuara nga ligji, shkelin rëndë shtetin tonë të së drejtës.

Një shtet që synon të integrohet në Bashkimin Europian duhet të ketë në fukus zbatimin korrekt të ligjit. Një shtet që synon reformën në drejtësi, duhet të respektojë maksimalisht ligjin dhe jo t’a thyej atë, duke filluar shkeljen që nga Kreu i shtetit, Kryeministri edhe të tjerë./a.ç

Next Post
Arsen Wenger mbush 20 vite në krye të Arsenal, ja 11-ja më e mirë e tij

Nuk ka lamtumirë, konfirmohet rinovimi i kontratës së Wenger te Arsenali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOT/ Identifikohen dy të rinjtë shqiptarë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Itali pasi makina u përplas me kamionin

FOTOT/ Identifikohen dy të rinjtë shqiptarë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Itali pasi makina u përplas me kamionin

January 30, 2026
Gjithçka gati për sulmin ndaj Iranit/ Flota e Trump: 12 anije, avionë luftarakë dhe dy nëndetëse

Gjithçka gati për sulmin ndaj Iranit/ Flota e Trump: 12 anije, avionë luftarakë dhe dy nëndetëse

January 30, 2026
Pranohen kushtet e Lapajt/ PD dhe aleatët gati të ulen në tryezë me partitë e tjera opozitare

Pranohen kushtet e Lapajt/ PD dhe aleatët gati të ulen në tryezë me partitë e tjera opozitare

January 30, 2026
Rama kritikoi paraburgimet, Zv/prokurori i pëgjithshëm italian: Ja ndryshimet që sugjerojmë!!

Rama kritikoi paraburgimet, Zv/prokurori i pëgjithshëm italian: Ja ndryshimet që sugjerojmë!!

January 30, 2026
Irena Gjoka zgjidhet zv. kryetare në GJKKO, drejtuese në detyrë pas emërimit në GJL të Sandër Simonit

Kur thashethemeve u vishet petku i ‘skandalit’, mbrojtje për gjyqtaren Irena Gjoka

January 30, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Më duket vetja si në 1990

January 30, 2026
Sharjah zyrtarizon largimin e Rey Manajt

Sharjah zyrtarizon largimin e Rey Manajt

January 30, 2026
Taulant Balla vijon ironinë ndaj PD pas “Foltores”: Ku vajtën krushqit? Dasmë si mos më keq këtë javë

“Berisha nuk meriton vëmendje”/ Analisti: Protesta me 200 veta të zemëruar s’është ngjarje

January 30, 2026
Antonio Guterres paralajmëron: OKB në prag të kolapsit financiar

Antonio Guterres paralajmëron: OKB në prag të kolapsit financiar

January 30, 2026
“Rikthim në skenën e krimit”/ Berisha sot në SPAK, Çupi: Sa më shumë lufton drejtësinë, më shumë fajtor bëhet

Irena Gjoka i kalon ILD-së, Çupi: Përrallë e Berishës me organizata ekstremiste greke

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In