• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Padia/ Luzi: Zotëria i KLSH-së aludon për një çështje të mbyllur në 2013-ën, flas pas drejtësisë

by A R
13/08/2016 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi, ka reaguar pas kallëzimit penal të dorëzuar nga KLSH-ja në Prokurori, duke thënë se për këtë çështje ka folur një herë Drejtësia.

luzi

Luzi tha për “Panoramën” se në vitin 2013 PS-ja dërgoi për ndjekje penale KQZ-në për projektin e numërimit dhe votimit elektronik, por organi i akuzës konstatoi se nuk ka shkelje ligjore.

“Unë sot jam njohur nga media për kallëzimin e KLSH-së në Prokurori. Le t’ia lëmë këtë çështje ta sqarojë Drejtësia, pastaj do të flas unë me të njëjtën gjuhë. Prokuroria ka folur një herë për këtë çështje në vitin 2013 dhe ka vendosur që nuk ka elemente të shpërdorimit të detyrës. Me qenë se ky zotëria ka aluduar dhe pretendon për shkelje, e ka çuar sërish çështjen në Prokurori, ta lëmë Prokurorinë të flasë. Dhe unë do të flas pasi të shprehen institucionet e Drejtësisë”, tha kryetarja e KQZ-së.

“Panorama” ka siguruar edhe vendimin e Prokurorisë së vitit 2013. Kërkesa për ndjekje penale të 4 anëtarëve të KQZ-së është bërë edhe nga ministri aktual, Damian Gjiknuri, asokohe sekretar për Çështjet Zgjedhore në PS.

Faksimile e vendimit të Prokurorisë për pushimin e padisë
Faksimile e vendimit të Prokurorisë për pushimin e padisë

Në vendimin e prokurorit Julian Xhenga shkruhet: “Rezulton se procedurat e ndjekura për përmbushjen e projekteve SEV dhe SEN, për vetë objektin e tyre dhe rëndësinë e veçantë që përfaqësonin, diktoheshin nga interesa thellësisht të shtetit. Pra, pa vlerësuar besueshmërinë e veprimeve të përshkuara dhe analizuara më sipër të anëtarëve të KQZ-së dhe punonjësve të administratës së këtij institucioni dhe argumenteve të dhëna prej tyre, rezulton se këto veprime nuk vijnë ndesh me ndonjë dispozitë ligjore që rregullon procedurat e prokurimit publik në Republikën e Shqipërisë. Duke u bazuar në sa më sipër dhe, mbështetur në nenin 328/1 (b) (fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale) të Kodit të Procedurës Penale, vendosa: 1-Pushimin e hetimeve për procedimin penal nr.6764-2013 për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”./a.m.

Next Post

A do të ndëshkohen keqbërësit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com