Është hedhur shorti në Gjykatën Kushtetuese për padinë e Shoqatës së Gazetarëve ndaj rregullores së GJKKO-së.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se dosja i ka rënë për shqyrtim gjyqtarit kushtetues Asim Vokshi, i cili do të shqyrtojë çështjen lidhur me rregulloren e Gjykatës së Posaçme.











