Padia për shpifje e juristit Romeo Kara ndaj Kryemadhit, dështon seanca në GJKKO, munguan që të dy

Monika Kryemadhi dhe juristi Romeo Kara nuk u paraqitën në seancën e kësaj të mërkure në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

Gjyqtarja Flora Hajredinaj, në seancën e parë ftoi palët të paraqiteshin në datë 11 qershor për seancën e pajtimit, por as Kara dhe as Kryemadhi në cilësinë e personit të paditur, nuk u paraqitën.

Mungesa e tyre tregon se ata e kanë zgjidhur çështjen mes tyre.

Jo zyrtarisht, sipas Kara, Monika Kryemadhi ka deklaruar në seancën e kaluar që deklarata e bërë prej saj ka qenë lapsus.

Juristi e paditi Kryemadhin për “shpifje”, pas një deklarate të bërë nga kjo e fundit në një studio televizive, ku tha se Romeo Kara ishte paguar për të bërë kallëzimin ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com