• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Padia e magjistratëve, Manjani: Gjyqtarët që s’pranojnë shortin, largohen

by Aalison Pearse Stevens
24/06/2016 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Vendimin e KLD për shortin e magjistratëve e ka mbrojtur dhe Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Pas padisë dhe peticionit të gjashtë magjistratëve në Gjykatën e Shkallës së Parë Administrative të Tiranës, duke pretenduar se vendimi i KLD për propozimin e gjyqtarëve me short nuk ka lidhje me ligjin, se shorti nuk është kriter për emërimin e gjyqtarëve ka reaguar Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili ka pranuar se një procedurë e tillë nuk ka qenë, por ai e mbështet, pasi gjyqtarët duhet të shkojnë atje ku ka nevojë vendi, jo ku duan ata.

“Unë jam nga ata që e kanë mbështetur ndarjen me short, shpërndarja me short është legjitime dhe kush nuk e respekton vendimin nuk mund të quhet më gjyqtar.

Gjyqtarët nuk janë sindikalistë, pasi kanë bërë betimin për shërbimin atje ku ka nevojë atdhe dhe jo atje ku duan ata. Nëse nuk e respektojnë vendimin do të shkëputen marrëdhëniet ekonomike” deklaroi ai.

Pak ditë më parë gjashtë magjistratë, Matilda Fetau, Esmerilda Habilaj, Ina Hoxhaj, Nertila Kape, Yrfet Shkreli dhe Gentian Marku, kanë paraqitur një padi në Gjykatën e Shkallës së Parë Administrative të Tiranës, duke pretenduar se vendimi i KLD për propozimin e gjyqtarëve me short nuk ka lidhje me ligjin, se shorti nuk është kriter për emërimin e gjyqtarëve.

Magjistratët pretendojnë se është cenuar siguria juridike dhe pritshmëritë e ligjshme dhe se është cenuar e drejta për të përcaktuar lirisht vendbanimin, për të zgjedhur lirisht profesionin dhe kualifikimin profesional, se është cenuar e drejta për jetë të qetë familjare dhe se është cenuar e drejta e tyre për t’u dëgjuar para se të gjykohen nga KLD.

Gjashtë magjistratët kanë kërkuar nga Presidenti i Republikës që të pezullohet procedura e emërimit si masë sigurimi padie, derisa të zgjidhet çështja me vendim përfundimtar të formës së prerë.

ma.me

Next Post

Durrës/ I zhdukur prej disa ditësh 23-vjeçari, familjarët kërkojnë ndihmën e policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In