• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Padi të re”/ Ish presidenti i ‘Partizanit’: Shkëlzeni e Argita më bënë presion! M’u ofruan 500 mijë euro e apartamente në emër të familjes Berisha

by Java News
22/10/2023 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish presidenti i klubit Partizani, Paro Laçi i ftuar në Report Tv ka zbardhur të tjera detaje nga privatizimi i ish-kompleksit, që çoi pas hekurave Jamarbër Malltezin, ndërsa u la në ‘detyrim paraqitje’ ish-kryeministri Sali Berisha dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi.

Ai tregoi episode sesi kërcënohej në emër të Berishës nga familjarë të tij por edhe nga funksionarë të shtetërorë dhe të policisë për t’u larguar nga kompleksi.

Ai përmendi disa prej personave që sipas tij kanë tentuar që ta thyejnë.

“Në emër të Berishës më ka presion dhe ministri i mbrojtjes Imamai më ka thënë që duhet të largohem nga klubi. Me mesazh me telefonata në mënyrë direkte.

Na kanë larguar disa herë me forcë dhe ne përsëri futeshim. Na thoshte të ikim nga klubi të ikim në rrugë deri në atë pikë që është ndërrruar një shef komisariati dhe ka ardhur një njeri i Berishës. Tonin Vici na ka thirrur në komisariat dhe na ka bërë presion të gjithë zinxhirit të ekipit të partizanit na kanë thënë mos tu shohim më te fushat. Të gjithë na kanë bë presion, edhe Shkëlzen Berisha.

Si Tonin Voci dhe Kulici na kanë kërcënuar. Xhim Begeja atëherë drejtonte policinë.

Presionet e Tonin Vocit na bënte presion ditë natë me polici. Presion direkt mua, më bënin që të më thynin mua. Më ka thënë Kulici me Tonin Vocin po s’u largove nuk e din se çfarë do të bëjmë.

Kulici mbronte interesat e familjes Berisha unë e kam me mesazh.

Në atë periudhë kohe të gjithë flisnin në emër të Berishën. Më vonë u vura në dijeni  të disa dokumenteve të cilat… ato mund të fshijnë dokumente por jo në Itali. Në Firence, kemi dokumente që tregojnë se ish klubi është pronë e shtetit. Ne kemi shkuar në Kamëz një presion i paparë. Në Kamëz ishte Erzen Breçani. Nuk na kanë lejuar të afrohemi”, tha ai Laçi.

Laci u shpreh se presione ka pasur edhe nga vetë djali dhe vajza e ish kryeministrit, Shkëlzen dhe Argita Berisha.

“Me Partizanin është luftuar nga të gjitha anët, kudo që kishte njerëz Berisha. Kanë qenë direkt akuza të pa qëna për mua, presione direkt nga Sali Berisha. Edhe Malltezi edhe Shkëlzen Berisha edhe Argita e shoqja na kanë bë presion se janë pronat tona. Përmendnin kudo Sali Berishën në çdo ambient, si nuk paska përgjegjësi sot Berisha. Ka bë një padrejtësi të paparë. Unë bëra të pamundurën por i morën me dhunë të paparë”.

Në Report Tv ai zbuloi dhe shifrën që i është dhënë për ta blerë.

“Mua më kanë dhënë oferta për të më mbyllur gojën, pasi refuzova filluan presionet. Më kanë ofruar 500 mijë euro kesh dhe apartamente. Këto oferta më kanë ardhur në emër të familjes së Sali Berishës. Unë kam thënë se nuk mund të shkel mbi mundin”, shtoi ai.

Në fund ai tha se do të bëjë padi të re dhe se kërkon që SPAK ta marrë në pyetje në lidhje me çështjen.

“Do bëj padi, dua që drejtësia për mua të shkojë në vend. Po i bëj gati.”/m.j

Next Post
Dhëndrri i Berishës: Investo pa fund për ta bërë kryeministër, trishtim të shohësh Bashën të fokusuar tek pazari me Ramën

Berisha i akuzuar nga SPAK e dhëndri në burg, reagon Basha: Të korruptuarit duhet të japin llogari, paratë të kthehen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë po i shtyn shqiptarët të heqin dorë nga shtetësia? Gati 900 raste u shënuan gjatë vitit të shkuar

Çfarë po i shtyn shqiptarët të heqin dorë nga shtetësia? Gati 900 raste u shënuan gjatë vitit të shkuar

January 18, 2026
Salianji i përgjigjet kritikëve në PD: Flet frika, jo arsyeja! Nuk duan të humbin privilegjet e pushtetit të opozitës

Salianji i përgjigjet kritikëve në PD: Flet frika, jo arsyeja! Nuk duan të humbin privilegjet e pushtetit të opozitës

January 18, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Presidentit Trump

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Presidentit Trump

January 18, 2026
“U ktheve me premtimin për fundin e kryetarokracisë, por…”, i riu i FRPD “thumbon” Berishën nga Lezha

“U ktheve me premtimin për fundin e kryetarokracisë, por…”, i riu i FRPD “thumbon” Berishën nga Lezha

January 18, 2026
“Pas 13 vitesh opozitë të lodhshme…”/ Berisha në Kombinat, Salianji në Lezhë: Jemi në rrugën e duhur!

“Pas 13 vitesh opozitë të lodhshme…”/ Berisha në Kombinat, Salianji në Lezhë: Jemi në rrugën e duhur!

January 18, 2026
“Hiq dorë nga plani për të zotëruar Groenlandën!”, zbardhet kërkesa e ministrit të Jashtëm danez për Trump

“Hiq dorë nga plani për të zotëruar Groenlandën!”, zbardhet kërkesa e ministrit të Jashtëm danez për Trump

January 18, 2026
Nis nesër “sesioni i reformave”/ Kuvendi i rikthehet punimeve mes protestave të opozitës dhe “vijës së kuqe” të Ramës

Nis nesër “sesioni i reformave”/ Kuvendi i rikthehet punimeve mes protestave të opozitës dhe “vijës së kuqe” të Ramës

January 18, 2026
Shqipëria vendos rekord të ri në turizëm/ 1.2 milionë italianë pushuan në vendin tonë gjatë vitit 2025

Shqipëria vendos rekord të ri në turizëm/ 1.2 milionë italianë pushuan në vendin tonë gjatë vitit 2025

January 18, 2026
Samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e komunës së Preshevës

Samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e komunës së Preshevës

January 18, 2026
Ushtria siriane merr nën kontroll fushën më të madhe të naftës nga forcat kurde

Ushtria siriane merr nën kontroll fushën më të madhe të naftës nga forcat kurde

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In