• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Padi ndaj ministres serbe për deklaratat mbi Kosovën, opozita në Serbi kërkon shkarkimin e saj

by A R
16/07/2026 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 “Po të isha në vend të ish-lideri serb Sllobodan Millosheviç në vitin 1998, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën.”

Ishte kjo deklaratë e ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisje Lokale Snezhana Paunoviç që shkaktoi reagime të shumta si në Prishtinë, Beograd dhe më gjerë duke arritur deri në Bruksel.

Në Kosovë, ministrja në detyrë e Drejtësisë Donika Gërvalla njoftoi se ka dorëzuar kallëzim penal kundër Paunoviçit për nxitje të urrejtjes.

“Republika e Kosovës nuk hesht dhe asnjëherë nuk përkulet para gjuhës së urrejtjes, thirrjes e nxitjes për përçarje e mosdurimit. Nuk ka hapësirë për glorifikimin e spastrimit etnik, relativizimin e gjenocidit e krimeve monstruoze serbe dhe përhapjen e narrativave që synojnë cenimin e paqes, sigurisë dhe bashkëjetesës ndëretnike”,- thuhet në njoftimin e publikuar nga Gërvalla.

Në Beograd, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Sahip Kamberi bëri me dije se 53 deputetë opozitarë i dorëzuan një kërkesë kryeministrit serb Gjuro Macut, sipas së cilës ai t’i drejtohet Kuvendit për shkarkimin e Paunoviçit.

Kamberi theksoi se kryeministri Macut ka përgjegjësi politike dhe institucionale të reagojë dhe të dëshmojë se në Qeverinë e Serbisë nuk ka vend për një ministre që mbron idetë e dëbimit të njerëzve mbi bazën e përkatësisë së tyre kombëtare.

Pasi presidenti serb Aleksandër Vuçiç u distancua nga deklaratat e Paunoviç, vetë ministrja u shpreh se i kërkon falje atij, qeverisë dhe kryeministrit, duke pretenduar se deklaratat e saj ishin keqinterpretuar.

Të enjten Komisionarja për Zgjerimin e BE-së Marta Kos u shpreh e befasuar që Snezhana Paunoviç vazhdon të jetë pjesë e kabinetit qeveritar në Serbi edhe pasi foli për spastrim etnik në Kosovë.

“Ishte tronditëse të dëgjonim diçka të tillë në vitin 2026.”- deklaroi zyrtarja e lartë evropiane duke dënuar sërish deklaratat e ministres serbe.

Next Post
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

"15 mijë kosovarë erdhën për protestat", Meçe: Ishte akt ndërhyrjeje e LVV në punët e brendshme të Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com