• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Pacolli zgjidhja e duhur?! Komentet nga Serbia për qeverinë e re: Nuk na dëmton…

by Java News
08/09/2017 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova është në prag të formimit të qeverisë së re. Formimi i institucioneve në Prishtinë po përcillet me vëmendje edhe në Beograd.

Analistët serbë nënvizojnë rolin e Pacollit.

Vlerësimet e mediave në Beograd për aktorët politikë në Kosovë janë të ndryshme.

Shumë media edhe më tej institucionet e Kosovës i fusin nën thonjza, koalicionin PAN e quajnë koalicion lufte, ndërkohë që nuk janë të rrralla mediat që Ramush Haradinajn e quajnë kriminel lufte. Por faktorët politikë kanë reaguar shumë pak lidhur me krijimin e institucioneve në Kosovë.

Mediat citojnë kumtesën e Lëvizjes për Qytetarë të Lirë, e cila pohon se “pushteti në Serbi ka marrë edhe një vendim të pakuptueshëm, që Lista Serpska të mbështesë koalicionin e luftës të kryesuar nga Ramush Haradinaj”.

Ndërsa Lëvizja Dveri pohon, se “Vuçiqi e njeh pavarësinë e Kosovës, me futjen në koalicion me kriminelin e luftës, Haradinaj”.
Vetëvendosja e bllokuar

Dushan Janjiq mendon se zgjidhja e krizës në këtë mënyrë është racionale, sepse është kërkuar një zgjidhje pa Vetëvendosjen. Janjiq thotë se kjo Parti është “populiste dhe etno-nacionaliste”. Sipas tij, Vetëvendosja është “plaga më e madhe aktuale e skenës politike të Kosovës, ndërsa suksesi i tyre bazohet mbi faktin që Thaçi, Haradinaj dhe të tjerët nuk kanë arritur të sigurojnë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe të gjitha vendet tjera”.

Ndikimi i Beogradit në skenën politike të Kosovës nuk është i vogël, mendon Janjiq, sepse edhe “Beogradi ka udhëhequr një politikë nacionaliste dhe populiste, që ka tensionuar edhe më shumë raportet në Kosovë.

Nga ana tjetër, Janjiq mendon se edhe krijimi i vet Listës Serpska ka qenë gabim, sepse ajo në vend të një faktori për motivimin e njerëzve që të dalin në zgjedhje, është shndërruar në lobi parapolitik dhe kriminel ekonomik.

Si i tillë ai ka marrë edhe monopolin mbi jetën politike të serbëve në Kosovë. E gjitha kjo është shndërruar në një lloj tregtie me projektet në infrastrukturë, për para dhe energji”.

Njeriu vendimtar
Një interesim të madh mediat serbe kanë treguar për Behxhet Pacollin, jo vetëm për shkak të pasurisë së tij, por edhe biografisë personale dhe lidhjeve të biznesit me Serbinë apo Rusinë.

Këtu kërkohet edhe lidhja e tij me disa politikanë në Beograd. Drejtori i Radio Beogradit, Milivoje Mihajloviq mendon se këto lidhje janë nga e kaluara dhe se Pacolli nuk ka lidhje me garniturën e tanishme politike në Beograd.

“Të shohim se si do të sillet Pacolli në të ardhmen, por ajo që duhet theksuar është se ai deri tani nuk ka bërë asnjë hap që do të ishte në dëm të serbëve të Kosovës“, thotë ai.

Fjala është për një biznesmen që nga koha e ish-Jugosllavisë, i cili ka pasur mbështetjen e strukturave të dikurshme politike dhe si i tillë paraqet një person ideal për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit, mendon Dushan Janjiq.

“Mendoj se ai personalisht ka shumë ide se si mund të përparohen raportet ekonomike mes Serbisë dhe Kosovës, që do të hidhte dritë pozitive edhe në procesin e normalizimit të raporteve. Ndërkohë që ndaj tij nuk mund të kenë vërejtje as pjesa e populistëve, sepse Pacolli ka mbështetur tërë kohën pavarësinë e Kosovës“.

Në Prishtinë thuhet se fati i Kosovës tani varet nga Aleksandar Vuçiqi. Milivoje Mihajloviq thotë, se Vuçiqi po përpiqet të prezantohet si lider i rajonit edhe në procesin e pajtimit.

“Këto janë hapa të mirë në veçanti kur flitet për dialogun në Bruksel dhe kjo mund ta ndryshojë rrënjësisht pozitën e tij. Vuçiqi do të ketë kutpim mund të ketë sukses nëse vazhdon kontaktet e rregullta ditore me Prishtinën, në mënyrë që problemet të zgjidhen sa më parë. Mendoj se është shumë me rëndësi që Vuçiç të insistojë në pajtimin e përhershëm për shkak të një të ardhmeje më të mirë“.

Amerika apo Gjermania?
Dushan Janjiq nga ana tjetër, mendon se është negative që në Beograd vendos për të  gjtiha vetëm një person.

“Në një situatë të tillë është e mundur që për të gjitha problemet të fajësohet vetëm Serbia dhe Vuçiqi, për gjërat që nuk janë realizuar. Këtë e kanë theksuar disa vende evropiane, ndaj Vuçqi tani është nën presion tepër të madh. Por vet ai ka dashur që gjërat të shkojnë në këtë drejtim, e tani do të shohim, se cili do të jetë çmimi i një sjellje të tillë“.

Janjiç thotë se në Prishtinë mendohet se Vuçiqi e ka mbështetjen e Berlinit (pavarësisht nëse kjo është e vërtetë apo jo). Kjo krijon edhe probleme, sepse në Kosovë ka njerëz që mendojnë se atje duhet të mbrohen interesat amerikane përmes ngushtimit të influencës gjermane”./dw

a.ç

Next Post
Moti i keq shtyn ndeshjen, Sampdoria-Roma nuk do të luhet nesër

Moti i keq shtyn ndeshjen, Sampdoria-Roma nuk do të luhet nesër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

October 6, 2026
VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

October 6, 2026
Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

October 6, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Presidenti Begaj i jep OK “Bordit të Paqes”, dekreton ligjin për pjesëmarrjen ushtarake të Shqipërisë në Gaza!

October 6, 2026
“Jo në emrin tim”, sërish protestë në Prishtinë, tensione para Kuvendit të Kosovës! Kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

“Jo në emrin tim”, sërish protestë në Prishtinë, tensione para Kuvendit të Kosovës! Kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com