Kryesuesi i Delegacionit të Kosovës në bisedime me Serbinë për policat kufitare Rrahim Pacolli po qëndron në pikën kufitare në Merdare për të parë se si po zbatohet marrëveshja për lëvizje të lirë me Serbinë. Pacolli, ka paralajmëruar me këtë rast ngrirje të marrëveshjes me Serbinë nëse kjo e fundit vazhdon të mos e respektoj atë.
Ai i ka dhënë shtatë ditë ultimatum Serbisë për ndryshimin e qasjes, në të kundërtën Kosova do të ngrijë marrëveshjen e arritur më 23 qershor të këtij viti në Bruskel.