Kreu i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, ekskluzivisht në Rubikon të KTV-së prezantoi notën e kthimit të njohjes verbale nga Guinea-Bissau.
Kjo notë, sipas Pacollit, është dërguar tashmë edhe Serbisë.
Me notë njoftohet se shteti afrikan pas tërheqjes së njohjes së Kosovës, e cila erdhi si rrjedhojë e lobimit serb kundër shtetit kosovar, Gunea-Bissau vazhdon ta njohë pavarësinë e Kosovës. (b.an)