“Kufij europiane midis Kosovës dhe Shqipërise; Mbledhja e përbashket e dy qeverive në Korçë me 27 nëntor, pak para festës së madhe të shqiptarëve – sapo u dakorduam me Kryeministrin Rama”.
Kështu shkruan në Facebook Behgjet Pacolli, ndërsa ka postuar edhe fotografinë me Ramën.
Mësohet se Pacolli dhe kryeministri i Shqipërisë kanë zhvilluar një takim pasditen e sotme, ku është vendosur edhe data e mbledhjes së dy qeverive.