Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk do të ketë assesi ndarje të Kosovës, transmeton Koha.net. Ai thotë se Kosova është mjaft e ndarë.
“Shoh se shumë qytetarë aktualisht janë të shqetësuar për një të ashtuquajtur “ndarje” të Kosovës. Vendi ynë është mjaft i ndarë.
Nuk ka asnjë mundësi për ndarjen e mëtejshme të territorit tonë. Unë mendoj dhe shpresoj se asnjë udhëheqës shqiptar nuk do të ishte aq naiv”, ka shkruar Pacolli, përgatiti Koha. (b.an)











