• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Pacolli merr goditjen e parë. Korab Sejdiu jep dorëheqje nga AKR

by Java News
07/09/2017 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i AKR-së, Korab Sejdiu, i pakënaqur me faktin se subjekti i tij i është bashkuar koalicionit PDK-AAK-NISMA për të qenë pjesë e qeverisjes së ardhshme të vendit, ka dhënë dorëheqje nga partia për të vazhduar si deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës.

Arsyeja kryesore për këtë vendim është qeveria e pakicës shqiptare, e varur nga Lista Serbe.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e bërë në profilin e tij në Facebook.

“Më lejoni që fillimisht të kërkoj ndjesë për pamundësinë time objektive që të përgjigjem në mijëra porosi dhe thirrje që më kanë ardhë në ditët e fundit. Njëheri, ju falenderoj shumë për durimin për të më lejuar kohë që të reflektoj dhe vlerësoj rrethanat e reja të krijuara në vend.
Sot shkruaj për t’ju dhënë dy njoftime.

1. Une e kuptoj se politika është arti i së mundurës, dhe se të qenurit në politikë kërkon nganjëherë edhe bërjen e kompromiseve të dhimbshme. Mirëpo, unë ndaj mendimin e atyre që kur bëhet fjalë për interesat e shtetit, nuk na lejohet të bërit kompromis. Unë në vazhdimësi kam qenë konsistent me qëndrimin që një qeveri me pakicë shqiptare dhe e kushtëzuar nga lista serbe është në kundërshtim me interesat e shtetit sepse mbetet peng i regjimit të Beogradit.

Rrjedhimisht edhe kam potencuar se nuk mund ta mbështes një gjë të tillë. Për më tepër, kam bërë tentativa të sinqerta me shumicën shqiptare (LAA dhe VV) që të formojmë alternativën qeverisëse që ka legjitimitet nga populli. Jam tepër i zhgënjyer që interesat e ngushta partiake pamundësuan realizimin e këtij qëllimi, përkundër momentit jetik për të larguar të keqen nga ky vend.
Thënë atë, ju njoftoj sërish se do t’i qëndroj besnik fjalës së dhënë ndaj elektoratit tim, dhe në seancën konstituive do të votoj kundër në të dyja instancat, edhe zgjedhjen e Kryeparlamentarit por edhe të Qeverisë.

2. Unë mendoj se ne si përfaqësues të popullit, kemi pasë një mundësi të rrallë kësaj rradhe që t’i jepim Kosovës kthesën drejt të mirës. Fatkeqësisht, për arsye të pakuptimta për mua, ky qëllim nuk u realizua.

Në anën tjetër, është më se e qartë se unë dhe Aleanca Kosova e Re (“AKR”) kemi mendime të ndara sa i përket asaj se çka mendojmë është në të mirë të vendit, dhe në këtë është evidente që qëndroj i vetëm në këtë subjekt. Unë nuk kam dëshirën e as vullnetin që të shkeli mbi nderin dhe fjalën time. Por njëkohësisht, nuk kam të drejtë morale që të votoj kundër një Qeverie ku pjesë përmbajtësore është Presidenti Pacolli dhe AKR, përderisa unë jam pjesë e AKR.

Për t’i evituar këto, ju njoftoj se kam deponuar tek Presidenti Pacolli dorëheqjen time nga AKR dhe nga të gjitha pozitat në strukturë të këtij subjekti, me efekt të menjëhershëm.

Unë kam falenderuar Presidentin Pacolli për bashkëpunimin e deritashëm dhe vullnetin e tij të sinqertë që të jem edhe pjesë përbërëse e rrugëtimit të AKR-së në qeverinë e ardhshme. Lus që dorëheqja ime të merret thjeshtë si veprim moral që t’i qëndroj besnik fjalës sime në këtë moment vendimtar për vendin.

Veprimtarinë time politike tani për tani do ta vazhdoj si Deputet i pavarur në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Kjo është e tëra që dëshiroj të theksoj në këtë kohë lidhur me këtë çështje. Ju falenderoj për mirëkuptim dhe përkrahjen e vazhdueshme” (sic.), ka shkruar Sejdiu, cituar nga Express. (b.an)

Next Post
Panuçi: Kemi një listë me lojtarë të rinj, të gjithë duhet të ndiejnë peshën e uniformës së kombëtares

Nuk e grumbulloi në Kombëtare, Panucci: Cikalleshi nuk më respektoi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

June 14, 2026
Amnistia Penale, zëvendësministri i Drejtësisë zbulon kush përfiton dhe cilat kategori përjashtohen

Amnistia Penale, zëvendësministri i Drejtësisë zbulon kush përfiton dhe cilat kategori përjashtohen

June 14, 2026
Pse po bie çmimi i arit pavarësisht luftës? Inflacioni, normat e interesit dhe dollari po ndryshojnë rregullat e tregut

Pse po bie çmimi i arit pavarësisht luftës? Inflacioni, normat e interesit dhe dollari po ndryshojnë rregullat e tregut

June 14, 2026
Protesta/ Bardhoshi: Qytetarët po kërkojnë të drejtën për të vendosur

Protesta/ Bardhoshi: Qytetarët po kërkojnë të drejtën për të vendosur

June 14, 2026
Britania sekuestron cisternën e dyshuar të “flotës në hije” ruse në Kanalin Anglez

Britania sekuestron cisternën e dyshuar të “flotës në hije” ruse në Kanalin Anglez

June 14, 2026
Botërori 2026/ Ndeshja Gjermani-Kurasao, dalin formacionet zyrtare

Botërori 2026/ Ndeshja Gjermani-Kurasao, dalin formacionet zyrtare

June 14, 2026
Nis një epokë e re për Partizanin, ja kush do të jetë trajneri i ri i “Demave të Kuq”

Nis një epokë e re për Partizanin, ja kush do të jetë trajneri i ri i “Demave të Kuq”

June 14, 2026
Zvërneci/ Dita e 15-të e protestës, qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

Zvërneci/ Dita e 15-të e protestës, qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

June 14, 2026
“Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do”, ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump për ditëlindje

“Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do”, ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump për ditëlindje

June 14, 2026
“Bëj durim se shqiptari e ka zakon që kundërshton para se të marrë vesh”, Rama citon Faik Konicën në 35-vjetorin e PS

“Asgjë nuk është shitur, gjithçka është në procedurë ligjore”, Rama rendit faktet për Sazanin dhe Zvërnecin

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In