• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Pacolli kundër LDK-së e VV-së: Kujt po i intereson kriza

by Java News
01/09/2017 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se tashmë kur ka përfunduar edhe procesi i certifikimit të kandidatëve për kryetarë të komunave, për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në tetor, partia e tij kishte dakordim paraprak me dy subjekte politike, me LDK-në dhe VV(me LDK kishte marrëveshje me shkrim) për të ecur së bashku në këto zgjedhje.Megjithatë, thotë Pacolli, ato vendosën që në fund AKR-në ta lënë anash për shkak të interesave të tyre.

“Përkundër kësaj, AKR futet në këto zgjedhje e përgatitur dhe e gatshme për të prezantuar vizionin e saj zhvillimor, me kandidat dinjitozë dhe me vlera të dëshmuara”, ka thënë Pacolli.

Në anën tjetër, ka shtuar më tej ai, AKR me deputetët e vet në Kuvendin e Kosovës që nga fillimi ka treguar gatishmërinë që bashkërisht me dy partitë tjera, LDK-në dhe VV të ndërtojnë një shumicë parlamentare e cila vendit do t’i jepte qeveri dhe do ta zgjidhte ngërçin politik të krijuar pas zgjedhjeve të qershorit.

“Këtë gatishmëri, AKR-ja e ka treguar duke shfaqur vullnet për respektimin e cilitdo variant të marrëveshjes ndërmjet LDK-së dhe VV-së dhe duke mos u bërë barrë e ndarjes së pushtetit ekzekutiv, duke mos kërkuar ministri, ose poste tjera qeveritare. Kushti ynë i vetëm ka qenë dhe mbetet implementimi i programit zhvillimor të Kosovës, plotësimi i kushteve për heqjen e vizave dhe krijimi i ambientit për vende të reja të punës”, ka thënë Pacolli.

Sipas tij, është shqetësues fakti që dy partitë e lartpërmendura, nëpërmjet deklaratave publike po vazhdojnë ta thellojnë hendekun, duke lëshuar akuza dhe kundër akuza ndaj njëri tjetrit.
“Unë nuk shoh asnjë perspektivë për formimin e një qeverisje të raundit të dytë, në mes LDK-së e VV-së. Nga ana tjetër, sot Kosova është në një situatë të një bllokade totale. Paralajmërimet e FMN-së se nëse vazhdon bllokada institucionale Kosova rrezikon të mos ketë buxhet as për t’i paguar veteranët e UCK-së janë shumë shqetësuese. Madje, nëse vazhdohet kjo gjendje ne mund të rrezikojmë edhe pagat e shërbyesve civilë të vendit, të cilët mbajnë mijëra e mijëra familje”, ka thënë Pacolli, përcjell Koha.net.Ai ka thënë se u drejtohet këtyre liderëve me një pyetje.
“A po i mendojnë dëmet të cilat ndoshta edhe për inate personale, po i shkaktohen vendit. A po i mendojnë humbjet financiare të shtetit të Kosovës, humbje të cilat ndikojnë direkt në mirëqenien e qytetarëve, a po e mendojnë je Kosovës, në këtë mënyrë po i tkurrën edhe mundësitë e lëvizjës së lirë e shumëçka tjetër. Asgjë fatkeqësisht nuk është duke funksionuar”, ka thënë Pacolli.
“Madje flitet se në mungesë të institucioneve edhe ambasadat e Kosovës janë duke i bojkotuar proceset e rëndësishme për vendin, siç është anëtarësimi në INTERPOL dhe UNESCO. Njohjet e shtetit të Kosovës kanë stagnuar dhe askush nuk merret me atë problem. Qytetarët e Kosovës, shteti i Kosovës, miqtë ndërkombëtarë kërkojnë fundin e krizës. Pse dikush po e kërkon vazhdimin e saj? Kujt i konvenon kjo krizë?”, ka thënë në fund Pacolli. (b.an)

Next Post
Zvicër, besimtarët shqiptarë zhdëpin në dru njëri- tjetrin, shkak heqja nga puna e imamit

Zvicër, besimtarët shqiptarë zhdëpin në dru njëri- tjetrin, shkak heqja nga puna e imamit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

April 7, 2026
Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

April 7, 2026
BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

April 7, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

PD funksionon si “klub”! Gazetari: Berisha e ka shuar opozitën. Sulmon këdo që e konsideron armik

April 7, 2026
Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

April 7, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh grupin parlamentar, udhëzime për ligjet dhe turin në rrethe

April 7, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Skandali me subvencionet bujqësore në Greqi, Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

April 7, 2026
Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In