• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Pacolli kundër kolegut serb Daçiç: Premtoi armë e bursa për studentët nga Burundi kundër Kosovës

by Java News
27/02/2018 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Faza e re e dialogut mes Kosovës e Serbisë, për Behgjet Pacollin e AKR-Së, nuk është vazhdim i asaj ku ka mbetur, por është rishikim i të gjitha marrëveshjeve.

“Dhe çdokush që ka marrë pjesë në këtë proces është i interesuar që të përmbushen premtimet, marrëveshjet. Për këtë ishte numri i madh i kosovarëve atje. Mua mu dukën shumë njerëz atje. Secili ndoshta ka pasur funksionet e veta.

Do të doja të ishte proces më efektiv”, ka thënë Pacolli në Interaktiv të KTV-së.Ai ka thënë se beson se do të ketë marrëveshje përfundimtare.

“Do të donim që Serbia ta njohë Kosovën. Unë mendoj pak më ndryshe. Dua të mos mbetet asnjë proces i pazgjidhur dhe Serbia të japë garanci të forta që nuk do ta pengojë Kosovën në ecjen përpara”, ka thënë ai.

Pacolli ka folur me siguri se “Serbia ka mbledhur një fond të madh që të lobojë për mosnjohjen e Kosovës”.

“Vetë kryediplomati i Serbisë udhëheq këtë ekip. Fillimisht është Burundi, më pas në shtetet tjera në Afrikë, në Amerikën Latine, Suriname e të tjera. Po harxhojnë shuma të mëdha dhe angazhim kundër njohjes së Kosovës”, ka thënë në “Interaktiv”, Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Zoti Daçiq tha edhe për Burundin. E kam incizuar krejt bisedën e Daçiqit me faktorët politikë atje duke u premtuar armatim, tanke, bursa studentëve vetëm që ta tërheqin njohjen e Kosovës. Kemi ndërmarrë çdo masë që kjo të mos ndodhë. Shpresoj që ky shtet do të na kërkojë shpejt lidhjen e marrëdhënieve diplomatike. Kam incizim se kam edhe miq të mi që e kanë incizuar, bisedat zyrtare larg mediave.

E kam dëgjuar duke ofruar prej tankeve e të tjera”, ka thënë Pacolli, përcjell Koha.net. “E shihni se Daçiq i voton shtetet e varfra, jo ato serioze e me traditë të vjetër të demokracisë. Shkon te shtetet që kanë nevojë për mbështetje. Nuk duhet të befasohemi se do të ketë emra të rinj që do të ketë tërheqje të njohjes”, ka shtuar ai më tej. (b.an)

Next Post
Sonte rikthehen reshjet e shiut dhe borës. Sinoptikanët: Ja ditët më të ftohta të janarit

Reshje intensive bore në Lezhë, ndërpritet mësimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In