• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pacolli i kthehet të shkuarës: Si u ndava me Ana Oxan

by
19/08/2015 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Pacolli i kthehet të shkuarës: Si u ndava me Ana Oxan
 oxa

Një kapitull të rëndësishëm në jetën e biznesmenit dhe politikanit kosovar, Behgjet Pacolli, zënë edhe gratë. Ai thotë se ka disa fëmijë nga lidhje pasionante me gra të ndryshme, por veçon lidhjen zyrtare me këngëtaren italiane, me origjinë shqiptare, Ana Oxa dhe më pas me gruan ruse, me të cilën jeton dhe ka dy fëmijë.

Në librin e tij autobiografik “Nga sfida në sfidë, jeta Behgjet Pacolli”, ai tregon se si ndikoi familja e saj, që Ana Oxa të ndahej prej tij, edhe pse ishin një çift i mrekullueshëm dhe në harmoni.

Rrëfimi:

“Sot unë mund të them se ajo ra viktimë pikërisht e familjes së saj. Ajo, në këtë rreth të vetin familjar që e mbante me vete, kishte edhe dy motra të pamartuara dhe një tjetër të martuar. Megjithëqë ajo kujdesej për to në mënyrën më të mirë të mundshme, unë hetoja se ato kishin një lloj xhelozie ndaj saj.

Ishin motra, por megjithatë, herë pas here shpërthente ndonjë gjest ose veprim i tyre, që nuk ishte krejtësisht i sinqertë dhe pa prapavijë. Por Ana ishte shumë shpirtgjerë dhe i tejkalonte këto imtësi pa ua vënë veshin. Ndarja ndodhi befas. Ndodhi me një shpejtësi marramendëse, gati të pabesueshme. Ishte 27 maji i vitit 2001.

Ana atë ditë duhej të udhëtonte për në Kroaci, sepse në “Arenën” e Pulës ishte aranzhuar një koncert i saj. Unë nuk mund të udhëtoja me të, pasi po atë ditë në Bolonjë kisha caktuar një takim me një mjek amerikan, sepse kisha një problem me nofullën, që më kishte mbetur që nga koha e aksidentit.

Në mëngjes u çuam dhe shoqëruam në shkollë Qazimin dhe Françeskën, fëmijët e Anës. Në kthim, u ndalëm dhe pimë kafe në një nga ato lokalet e mrekullueshme të Luganos, buzë liqenit. Folëm për gjëra të zakonshme. Më pas u kthyem në shtëpi dhe pritëm derisa të vinte shoferi i Anës, i cili atë ditë u vonua pak. Në këtë çast ra telefoni i shtëpisë. Ishte vëllai i Anës. Familjarët e Anës që jetonin larg, e dinin që unë do të shkoja në klinikë. Ishin shumë të kujdesshëm dhe për çdo gjë thërrisnin në telefon, pyesnin, interesoheshin.

Pra, ishin jashtëzakonisht korrektë. Po në këtë moment, motra e madhe e Anës, Xhemile (Gemma) e kishte emrin, kaloi nëpër kuzhinë, e kuptoi se unë isha duke folur me vëllanë e saj dhe më bëri me shenjë diçka. Unë siç isha i përqëndruar në bisedë në telefon, nuk e mora vesh se çfarë më thoshte, kështu që e mbylla telefonin. Ajo m’u afrua dhe më fyu shumë keq.

“Pse e mbylle telefonin, budalla!”, më tha ajo.

Scemo është një fjalë që italianët e përdorin shpesh, edhe kur e kanë me shaka. Por mua këtë fjalë ma tha me njëlloj nervozizmi, kështu që shfryrja e saj mbi mua kishte këtë kuptim: pse e mbylle telefonin, budalla!

Unë ia ktheva në të njëjtën masë: Budallaçkë je ti! – i thashë dhe shtova:

-Nëse je këtu për punë (ajo merrte rrogë prej meje, sepse kujdesej për fëmijët e Anës), bëj punën tënde ashtu si duhet. Në të kundërtën, në këtë shtëpi je mysafire dhe sillu si mysafire. Nëse kështu nuk të pëlqen, atëherë përjashta!

Dhe e shtyra pak, në kuptimin – ja ku e ke derën!

Por ajo, aty për aty, bëri sikur u rrëzua dhe nisi të bërtiste me zë të lartë. Ishte një inskenim i qartë. Nga britmat e saj ushtoi shtëpia.

E thirri të shoqin:

-Ndihmë, se ky më mbyti!- bërtiti.

Burri i saj gjithashtu punonte për mua, si shofer, me rrogë të mirë, bile edhe kravatat e mia ia falja.

E mbaj mend se atë ditë mbante pikërisht një nga ato kravatat që ia kisha lidhur unë, sepse ai nuk dinte t’i lidhte ato. Ai hyri në kuzhinë dhe ia nisi të bërtiste: “Si sillesh ti me gruan time kështu” e gjëra të tjera. Nuk e di si ndodhi, por, pa një pa dy, i thashë:

-Ti, dil jashtë! Lëri makinat dhe mos të t’i shoh sytë! Mos eja më kurrë!

U bë hallakamë e madhe. Dolën edhe dy motrat e tjera të Anës, edhe ato duke bërtitur. Kanë qenë aty edhe mbesat e saj. Edhe ato u ngjitën nga kati i poshtëm, duke u çjerrë. Pastaj dolën në oborr, të gjithë sa ishin, dikush duke folur me zë të lartë, dikush duke bërtitur. Si italianët e jugut! Mentalitetin e kishin të tillë. Dera e jashtme kishte qenë e hapur, kështu që njerëzit kishin filluar të mblidheshin në rrugë. Nuk dinin se çfarë po ndodhte.

Ndërkohë, që të mos dilja nga shtëpia ashtu i nervozuar, shkova në dhomën time, piva pak ujë, i freskova sytë dhe u nisa të dal. Sakaq Anën e kishin njoftuar me telefon dhe ajo u kthye nga rruga për në aeroport. Kur dola te dera, e pashë duke hyrë dhe u tërhoqa në sallon, me idenë që atje mund të sqarohemi, nëse ajo kërkonte një sqarim të tillë.

Nëse edhe ajo do t’ia niste me britma, së paku le të mos dëgjoheshim jashtë. Tani edhe Ana erdhi duke bërtitur. Nuk la gjë pa më thënë në italisht. Me fyerje, me sharje, me fjalët më të rënda. Unë u përpoqa ta qetësoja dhe të sqaroheshim pa tension.

-Prit të të shpjegoj!-, i them.

-Durim pak! Por ajo nuk ndalej.

Shkova në fund të sallonit, u mbështeta në mur dhe prita që ajo të shfryhej, pa ia kthyer asnjë fjalë. Dikur, përsëri jam përpjekur të shpjegohem.

I thashë edhe një herë: -Ndalu pak!

Ti nuk po më lë të të sqaroj se çfarë ka ndodhur!

Ajo vazhdoi me të sajën:

-Nuk ke çfarë më sqaron ti!

Dhe prapë sharje, fyerje nga ana e saj.

Atëherë i thashë:

-Mbylle! Ose më dëgjo, ose jashtë prej këtu, edhe ti menjëherë!

-Edhe unë?!, thotë ajo e habitur.

-Po, po, edhe ti! Pa e zgjatur më, e mora valixhen te dera, u futa në makinë dhe u largova, pa e kthyer kokën prapa. U nisa për në Bolonjë, atje ku e kisha caktuar terminin për kontroll mjekësor. Rrugës bisedova pak me shoferin tim, Valentinin, një djalë i shkëlqyer. Ai kishte qenë dëshmitar i krejt situatës, që nga fillimi e deri në fund. “Nuk kam parë njerëz më të pakulturuar,” më tha duke ju referuar disa prej familjarëve të Anës. “Këta nuk ishin normalë.”

Next Post

"Banda e tritolit", Gjokona jep dëshminë: Si i planifikonim vrasjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve për kandidaturat

Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve për kandidaturat

March 10, 2026
Pse Emiratet e Bashkuara Arabe po vihen në shënjestër nga sulmet hakmarrëse të Iranit

Pse Emiratet e Bashkuara Arabe po vihen në shënjestër nga sulmet hakmarrëse të Iranit

March 10, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya nga rreziku i raketave

Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya nga rreziku i raketave

March 10, 2026
Hakerimi i postës elektronike të Kuvendit/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Po analizojmë rastin

Hakerimi i postës elektronike të Kuvendit/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Po analizojmë rastin

March 10, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenca: Prioritet është siguria e qytetarëve shqiptarë! Po ndjekim të gjitha zhvillimet

March 10, 2026
Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë zetori që rregullonte

FOTO / Plagosja e shtetasit turk në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

March 10, 2026
Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

Raporti i SPAK, Braho: Do ndiqen penalisht të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën!

March 10, 2026
Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

March 10, 2026
Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

March 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Mars 2026

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In