• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Pacolli fillon ndryshimet selektive në ambasada

by Java News
04/01/2018 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, ka vendosur që t’i kthejë në Prishtinë rreth 25 diplomatë, përfshirë ambasadorë, atashe dhe anëtarë të tjerë të shërbimit të jashtëm, me grada më të ulëta, shkruan Koha Ditore.

Arsyetimi zyrtar lidhet me performancën, por burime të gazetës kanë thënë se motivet politike qëndrojnë pas këtyre rokadave. Deri tash nëntë diplomatë janë kthyer, përfshirë ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Skënder Xhakaliu. Ndërkaq, deri në mars është planifikuar të ndodhin edhe kthimet e tjera.

E të rinj do t’i zëvendësojnë ata. Burime të gazetës në Qeveri kanë folur të mërkurën për këtë zhvillim. “Zëvendëskryeministri Pacolli i ka marrë këto vendime mbështetur në një reformë të cilën do që ta realizojë.

Ai do që të gjithë ata që i përmbyllin nga dy mandate t’i kthejë në Kosovë pasi konsideron se në vendet ku ndodhen me mision kanë krijuar komoditet dhe e kanë humbur fokusin për punën për të cilën janë ngarkuar”, ka thënë ky burim.

“Kësisoj do të veprohet edhe në raport me shefat e misioneve, por edhe me gradat nën atë të ambasadorit, pasi zëvendëskryeministri konsideron se ata më s’kanë çfarë të japin”. (b.an)

Next Post
Genc Pollo, një mashtrim i radhës!

Politika si media dhe media si politikë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com