• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pablo Escobari kishte lidhje me trafikantët serbë?

by Aalison Pearse Stevens
22/02/2016 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Botimi në Serbi i librit të djalit të narkotrafikantit më të madh të botës, Pablo Escobar, ka nxitur dhe rritur zërat për një bashkëpunim të vjetër mes narkotrafikantëve latino-amerikanë dhe atyre serbë.

Në faqen e Juan Escobar, autor i librit për jetën e babait të tij, u shkruan mesazhe dashamirëse nga shumë serbë.

Vetë Juan, në një intervistë për gazetën serbe Veçerni Novosti, thekson se shumë serbë tregojnë respekt për familjen e tij. Ai thekson se ka dëgjuar që në perëndim kokaina është tregtuar nga klane të fuqishme serbe, por nuk ka asgjë zyrtare.

Në fakt, prej kohësh janë botuar disa volume mbi ekzistencën e klaneve serbe të lidhura me UDB-në, e që tregtonin drogën në Europën Perëndimore.

Një nga këto është edhe ajo e udhëhequr nga Zhelko Razhnatoviç – Arkani. Dhe flitet që më pas me paratë e drogës u financua lufta në Bosnjë e Kosovë.

Madje shërbimi sekret gjerman, bëri të ditur se dhe në vrasjen e Jusuf Gërvallës ka marrë pjesë një komandi e UDB’së që merrej edhe me trafikimin e drogës.

Ndërkaq, në ditët tona mjaft eksponentë të mafies serbe janë dhe baronët e furnizimit të kokainës në Gjermani por edhe shtete të tjera të Perëndimit.

Dy grupime janë më të fuqishëm në shpërndarjen e kokainës në Europën e Perëndimit: kalabrezët dhe serbët.

Fatkeqësisht ,në këtë biznes të lidhur me klane serbe janë përfshirë edhe shqiptarë nga Kosova e Shqipëria, por dhe Presheva. Një prej bosëve shqiptarë të kokainës në Gjermani, bredh në lokalet luksoze të Beogradit i shoqëruar nga krerë të shërbimit sekret serb. Ai pushton faqet e para të revistave dhe ndërron këngëtaret e njohura të “Pozdravit”.

Juan Pablo Escobar është i njohur në publik falë librit “Babai im, Pablo Escobar”, i cili u botua kohët e fundit dhe në Serbi.

“Doja që viktimat e babait tim të gjejnë drejtësi”, thekson Juan që shton se shumë njerëz të varfër e të pastrehë u ndihmuan nga Don Pablo.

Sipas tij, historia e jetës së babait të tij Pablo Escobar nuk është romantikë si në biografinë “Mbreti i Kokainës”.

Sipas versionit zyrtar,  Pablo Escobar u vra më 2 dhjetor 1993 por ende ka teori se ai vrau veten.

Next Post

LISTA / Ligji antiduhan, 36 bizneset që u gjobitën nga ISHSH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In