• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pabarazia gjinore, gratë në Gjermani paguhen 18% më pak se burrat

by Java News
08/03/2023 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gratë në Gjermani ende marrin rroga mesatarisht më të ulëta për një orë pune sesa burrat. Në vitin 2022 gratë kanë fituar mesatarisht 20,05 euro në orë, që do të thotë 4,31 euro ose 18 % më pak se meshkujt (të cilët mesatarisht për një orë punë në Gjermani paguhen 24,36 euro). Në të njëjtën kohë, siç raportohet nga Enti Federal i Statistikave, diferenca në të ardhurat në pjesët lindore të Gjermanisë është aktualisht shtatë përqind, që është një dallim me pjesët perëndimore të vendit, ku gratë paguhen 19 për qind më pak se burrat për të njëjtën punë.

Gratë punojnë shpesh në profesione ku pagat janë më të ulëta

Për shkak të ndryshimit të metodologjisë së llogaritjeve statistikore, këto të dhëna nuk mund të krahasohen drejtpërdrejt me ato të viteve të mëparshme. Megjithatë, në një krahasim afatgjatë është i mundur dhe ai dëshmon se dallimi i rrogave mes grave dhe burrave vitet e fundit është zvogëluar. Në fillim të këtyre matjeve, në vitin 2006, dallimi mesatar në rroga ka qenë 23 %.

Gratë punojnë më shumë me orar të shkurtuar

Dallimet shfaqen kryesisht sepse gratë kanë më shumë gjasa se burrat të punojnë në profesione dhe në nivele ku pagat janë më të ulëta. Në të njëjtën kohë, ato punojnë më shpesh me orar të shkurtuar, gjë që shoqërohet me një pagë mesatare bruto më të ulët për orë pune. Këta faktorë shpjegojnë deri në 63 për qind të rasteve të diferencave në paga.

Edhe pse dallimi i rrogave mes grave dhe burrave vitet e fundit është zvogëluar, ende ka pabarazi

Pjesa e mbetur prej 37 përqind e diferencës në fitime, siç thuhet, “nuk mund të shpjegohet me karakteristikat e disponueshme në modelin e vlerësimit.” Shtatë për qind janë raste kur ka një ndryshim edhe nëse kualifikimet dhe përvoja e punës janë të ngjashme.

“Kufiri i sipërm” për diskriminimin në pagë

“Mund të supozohet se dallimet do të ishin më të vogla, sikur të kishte më shumë informacione mbi faktorët që ndikojnë në pagat, si informacioni për ndërprerjet e karrierës për shkak të shtatzënisë, lindjes ose kujdesit për të afërmit. Kjo do të jepte ndoshta një pjesë të shpjegimeve”, thonë përfaqësuesit e Zyrës Federale të Statistikave të Gjermanisë. Prandaj këto të dhëna duhet të kuptoihen si “kufiri i sipërm i diskriminimit në rroga”./DW/

Next Post

Ndryshime drastike dhe tensione, 3 shenjat e Horoskopit që preken më shumë nga lëvizjet planetare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre gjymtyrët kryesore që Kadare i la si pasuri kombit shqiptar

January 28, 2026
Manipuluan votat në zgjedhjet e fundit në Kosovë, arrestohen 15 kryesues në Malishevë

Manipuluan votat në zgjedhjet e fundit në Kosovë, arrestohen 15 kryesues në Malishevë

January 28, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Ismail Kadareja, shkrimtar i angazhuar komunist dhe mjeshtër i gjuhës

January 28, 2026
Fatbardh Kadilli: Pas 13 humbjeve radhazi, PD nuk arrin të mobilizojë as anëtarët e partisë në protesta

Fatbardh Kadilli: Pas 13 humbjeve radhazi, PD nuk arrin të mobilizojë as anëtarët e partisë në protesta

January 28, 2026
“Republika e Bananeve”/ Nga letërsia te grushtet e shtetit, historia e errët e një termi që refuzon të vdesë

“Republika e Bananeve”/ Nga letërsia te grushtet e shtetit, historia e errët e një termi që refuzon të vdesë

January 28, 2026
Rekord negativ në Europë/ Eurostat: Të rinjtë shqiptarë vështirësi për të përballuar jetesën

“Vajzat me rezultate më të larta se djemtë”, raporti i QSHA: 8.6% e studentëve ekselentë

January 28, 2026
“Sulmet i vijnë nga antishqiptarët në Greqi“, avokati: Irena Gjoka nuk ka qenë e dënuar, duan të bëhet “kokë turku”

“Sulmet i vijnë nga antishqiptarët në Greqi“, avokati: Irena Gjoka nuk ka qenë e dënuar, duan të bëhet “kokë turku”

January 28, 2026
Dorëheqja e Mark Markut/ Basha emëron Agron Gjekmarkajn drejtues politik në Lezhë

Kadare meriton një vend dinjitoz në hapësirën publike ashtu si në histori

January 28, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Shqipëria, partnere e besueshme”, Begaj pret ambasadorët e huaj, mesazh të veçantë edhe për Diasporën

January 28, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas nis operimin me tren elektrik në 2027-ën

Hekurudha Tiranë-Durrës, qeveria rrit faturën e shpronësimeve me 97 milionë lekë, shtohen pronarët në listë

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In