• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pabarazi në tendera me vlerë 607 mijë euro, KLSH kallëzon 12 zyrtarë të MB

by
26/06/2015 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori drejtoreshën dhe 11 zyrtarë të Zyrës së Prokurimeve Publike në Ministrinë e Brendshme.

Sipas KLSH zyrtarët e kallëzuar të MPB akuzohen për shkelje të barazisë në tenderë. Nga hetimet rezulton se ata i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 607 mijë eurosh.

Kallëzimi është kryer pas një auditimi për periudhën shtator 2013-dhjetor 2014. Në raport janë evidentuar një sërë parregullsish dhe shkeljesh në procedurat e prokurimeve publike të realizuara të cilat kanë sjellë një dëm për buxhetin e shtetit në vlerën 85,038,494 lekë (607 500 euro).

“Nga auditimi u konstatua se nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, në procesin e vlerësimit dhe kualifikimit të dokumentacionit të operatorëve ekonomikë (OE) është përdorur standard i dyfishtë në vlerësimin e pjesëmarrësve në tender. Për të njëjtat parregullsi në dokumentacion, KVO ka kualifikuar dhe shpallur fitues OE me ofertë më të lartë ekonomike dhe ka s’kualifikuar OE me ofertë më të ulët, ndërkohë që bazuar në kërkesat ligjore duhet të anulonte dhe të përsëriste procedurën e tenderit. Gjithashtu në disa prej procedurave të tenderimit të audituara, Njësia e Prokurimit, në formulimin e kritereve për cilësinë dhe origjinën e mallrave, ka lënë vend për interpretime të gabuara nga KVO, ku OE kanë paraqitur deklarata personale duke u shprehur “… mallrat e ofruar nga ne janë të cilësisë së parë dhe në përputhje të plotë me kërkesat e DT. Origjina e mallrave është nga Italia, Turqia dhe Kina”. Pavarësisht faktit që deklarimet personale nuk ishin Certifikata Origjine, KVO i ka pranuar dhe i ka konsideruar si të rregullta këto deklarime personale të OE. Njësia e prokurimit ka qenë e pranishme në vlerësimet që ka bërë KVO, por nuk ka ndërhyrë për korrigjimin e kësaj pasaktësie, e cila ka ndikuar në kualifikimin apo s’kualifikimin e OE. Nga auditimi u konstatua që në procedura të caktuara prokurimi ishin vendosur kritere diskriminuese, në kundërshtim me pikën 3 të Kap. III të VKM nr. 1, datë 10.01.2014 “Për rregullat e prokurimit publik” i ndryshuar, duke paracaktuar kështu dhe OE fituese në tender.” thuhet në njoftimin e KLSH

Ja tenderat e zbuluar me shkelje nga zyrtarët e MPB

Në tenderin me objekt “Blerje pjesë ndërrimi për automjete për shërbimet profilaktike” loti i II, ku nga s’kualifikimi padrejtësisht i një OE, buxheti i shtetit ka patur një dëm në vlerën 7,526,666 lekë.

Në tenderin me objekt “Blerje tonerë” me fond limit 104,674 mijë lekë, nga s’kualifikimi i një OE, ka lënë fitues OE oferta e të cilit ishte 16,102,785 lekë më e lartë, pavarësisht se të dy operatorët kishin mungesa dokumentare. Në këtë mënyrë buxheti i shtetit ka patur një dëm në vlerën 16,102,785 lekë.

Në tenderin me objekt “Blerje uniformash, veshmbathje dhe elementë të tjerë, përbërës të tyre” loti I, me fond limit 50,714 mijë lekë, u konstatua se KVO ka s’kualifikuar OE me ofertë 15,241,292 lekë më të ulët se sa fituesi i kësaj gare, vlerë që përbën dëm ekonomik për buxhetin e shtetit.

E njëjta problematikë u konstatua edhe në tenderin “Blerje automjete speciale për Ministrinë e Mbrojtjes” me fond limit 25,833 mijë lekë. Në tenderin me objekt “Blerje pajisje elektronike dhe telekomunikacioni-loti VI”(blerje kompjuter, desktop, workstation, laptop) me fond limit 140,240,040 lekë, nga s’kualifikuar OE me ofertë 3,174,077 lekë më të ulët se sa OE që është shpallur fitues, buxheti i shtetit ka patur një dëm në po të njëjtën vlerë.

Në tenderin me objekt “Blerje Certifikatash për Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile”, me fond limit 14,999,999 lekë, konstatohet se është s’kualifikuar OE, me ofertë ekonomike 1,605,706 lekë më të ulët se sa OE i shpallur fitues, ndërkohë që të dy operatorët nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit. Në procedurat e audituara, kriteri i vlerësimit të miratuar nga Njësia e Prokurimit, është çmimi më i ulët dhe në kushtet kur operatorët ekonomikë të paraqitur në konkurim nuk i plotësojnë 100% të kërkesave kualifikuese, atëherë KVO-ja duhej të anulonte procedurën ose të kishte shpallur fitues konkurentin që është paraqitur me çmim më të ulët.

Ndërsa në tenderin me objekt “Blerje Fuoristrada & Mikrobusë” për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (DPPSH), loti i parë, me fond limit 169,596 mijë lekë, u konstatua se njësia e prokurimit me kriteret e vendosura në KVK, ka lënë jashtë gare një OE me ofertë ekonomike 40,795,628 lekë më të ulët duke paracaktuar fituesin e tenderit pavarësisht vlerës së ofertës së paraqitur. Në këtë tender konstatuam mungesë të plotë të konkurencës.

* * *

Po ashtu sipas KLSH, shkeljeve dhe problematikave në procedurat e prokurimeve i shtohet edhe konstatimi se gjatë realizimit të buxhetit të vitit 2014, është cënuar rëndë parimi kryesor i realizimit të buxhetit, parimi i annualitetit, pasi janë përdorur Letër Kredi për të realizuar investime dhe për shpenzime operative nëpërmjet likuidimit të kontraktorëve të ndryshëm për njësi të varësisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Përdorimi i Letër Kredisë në këtë institucion, është bërë në Programin “Policia e Shtetit” për “Blerje automjete për QFMT”, në vlerë 372,340,000 lekë dhe në Gardën e Republikës në vlerë 6,995,000 lekë, por jo vetëm. Gjatë vitit 2014 është realizuar me këtë formë likuidimi i 30% të fondeve për investime në programin e Policisë së Shtetit, ndërkohë në të gjitha përdorimet e Letër Kredisë nuk kishte një marrëveshje të qartë midis palëve, për kushtet dhe vlerat e komisioneve që detyrohen të paguajnë palët për këto “ngurtësime të fondeve buxhetore” në bankat e nivelit të dytë.

“Ndërkohë nga auditimi i PBA dhe projekt buxhetit të vitit 2014 rezultoi se nga Ekipet e Menaxhimit të Programeve në Ministrinë e Brendshme, për disa produkte, është bërë një përcaktim formal i emërtimit dhe llogaritjes së tyre. Këto produkte janë programuar me emërtime abstrakte dhe jo në mënyrë të qartë e të detajuar, çka vështirëson ndarjen e shpenzimeve në programim, por sidomos ndarjen dhe përcaktimin nëpër produkte të shpenzimeve faktike për çdo produkt dhe llogaritjen e kostos së tyre. Ky fenomen është më i prekshëm tek programi “Policia e Shtetit”, ku produkte si “Forca Speciale dhe e Ndërhyrjes së Shpejtë në Gatishmëri…” kanë të përfshirë në vlerën e tyre edhe blerjen e automjeteve me LC, të cilat nuk kanë qenë të programuara në fillim të vitit. Gjithashtu, në produktet e programeve të tjera si “Shërbime të patrullave të përgjithshme”, kosto për njësi si në plan edhe në fakt është shumë e vështirë të përcaktohet saktë; produkti “Raporte financiare për menaxhimin e lartë” dhe “Planifikim, menaxhim administrim”, në të cilët vlera e produktit në fakt është rritur me 12 herë, etj. Nga analiza krahasimore të treguesve të buxhetit 2014, konstatohet se shpenzimet për investime ndryshojnë nga faza e programimit deri në realizimin e tij, me rreth 2.8 herë, çka tregon se kërkesat dhe programimi i PBA nga grupet e menaxhimit të programeve, nuk i nënshtrohet një analizë të hollësishme e të argumentuar, për domosdoshmërinë e investimeve që në fazat e para të programimit deri në fazën e aprovimit, apo ndryshimet e këtij plani gjatë vitit.” thuhet më tej në njoftim

 

Për të gjitha, parregullsitë e konstatuara në procedurat e prokurimit referuar dëmit ekonomik 85,038,494 lekë (607 500 euro), shkaktuar buxhetit të shtetit nga shkelja e barazisë në tender, KLSH nëpërmjet shkresës nr. 1074/14, datë 10.06.2015, i ka përcjellë organit të Prokurorisë kallëzimin penal për zj. V. K me detyrë Drejtore e Drejtorisë së Prokurimeve Publike të Përqendruara, në cilësinë e kryetares së KVO dhe zj. E P, zj. E S, zj. E S, z. Y P, znj. A N, z. A G, z. M P, z. A J, z. E Gj, z. A Z, zj. E S, në cilësinë e anëtarëve të KVO, pasi kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Në përfundim të auditimit, në analizë të shkeljeve të trajtuara gjerësisht në Raportin Përfundimtar të Auditimit, i është kërkuar Titullarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që mbështetur në nenet 57 dhe 58 të ligjit nr. 152, datë 2013 “Për nëpunësin civil” të fillojë procedurat e dhënies së masës disiplinore “Largim nga shërbimi civil” për personat përgjegjës për shkeljet që i kanë sjellë buxhetit të shtetit dëmin e konstatuar.

Next Post

Foto/ Prezantuesja seksi shqiptare që po çmend rrjetet sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SQARIM/ Ilir Yzeiri: Shkrimi im ‘Fushatë me hijen e burgut’ s’kishte qëllim që të fyente pamjen fizike të gjyqtarit

Ne – lulet, ju- varret

January 21, 2026
“Albcontrol” jo më aksioner i “Air Albania”, kuotat e kapitalit i kalojnë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit

“Albcontrol” jo më aksioner i “Air Albania”, kuotat e kapitalit i kalojnë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit

January 21, 2026
BE i kundërpërgjigjet Trumpit, “ngrin” marrëveshja tregtare me SHBA-të

BE i kundërpërgjigjet Trumpit, “ngrin” marrëveshja tregtare me SHBA-të

January 21, 2026
Lushnja nderon “arkitektët” e shtetit, 106 vjet nga Kongresi që shpëtoi Shqipërinë dhe themeloi parlamentarizmin

Lushnja nderon “arkitektët” e shtetit, 106 vjet nga Kongresi që shpëtoi Shqipërinë dhe themeloi parlamentarizmin

January 21, 2026
“SHBA-së nuk do t’i bashkohet askush, BE-së po!”, kryeministri belg: Uashingtoni të sillet si aleat!

“SHBA-së nuk do t’i bashkohet askush, BE-së po!”, kryeministri belg: Uashingtoni të sillet si aleat!

January 21, 2026
Vlorë/  Shpërthen bombola e gazit në banesë, 62-vjeçarja përfundon në spital

Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, panik mes banorëve të lagjes “Hajro Çakërri”

January 21, 2026
E quajti Peleshin “të paaftë”, Komisioni i Etikës përjashton Bardhin për 15 ditë nga Kuvendi

“Bordi i Paqes” kalon nesër për ratifikim në Parlament, PD: S’kemi marrë njoftim nga Peleshi

January 21, 2026
“Kushtetuesja i jep të drejtë Ramës për Ballukun! Irena Gjoka? Lojë e Belerit, manovër greke”

“Kushtetuesja i jep të drejtë Ramës për Ballukun! Irena Gjoka? Lojë e Belerit, manovër greke”

January 21, 2026
“Nuk besoj se Trumpi do nisë një aksion në Groenlandë”, kryeministria italiane Meloni: Nuk do e mbështesja!

Italia refuzon ftesën e Trump, Wittkof: Rreth 25 vende kanë pranuar, mes tyre Shqipëria e Kosova

January 21, 2026
Protesta kishte mbaruar, edhe policia ishte tërhequr. A e kishte Garda e Republikës motivin për të qëlluar mbi shqiptarët?

Protesta kishte mbaruar, edhe policia ishte tërhequr. A e kishte Garda e Republikës motivin për të qëlluar mbi shqiptarët?

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In