• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paradoksi/ Partitë fantazëm, pa adresë por me deputetë në Kuvend

by Java News
09/03/2021 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare/ Partitë fantazëm, pa adresë por me deputetë

Pas një vëzhgimi që bëri Fiks Fare rezultoi që selitë ose i kishin të mbyllura dhe nuk shkonte asnjëri, ose i kishin dhënë adresa që nuk ekzstonin.

Kjo situatë vazhdon prej vitesh, por rreth dy vjet më parë, pas daljes së opozitës nga Parlamenti ato që përfituan ishin pikërisht partitë e “vogla”. Të vendosur në lista si aleatë të PD-së, kryetarët e tyre e gjetën vetën rastësisht deputet në Parlamentin Shqiptar. Sot në prag të zgjidhjeve të reja parlamentare, katër prej tyre kanë formuar edhe një aleancë.

Vërtet janë aleatë dhe kanë një qëllim, por asnjëri prej tyre nuk dakortësohet për pritshmëritë që kanë në zgjedhje, programin e njëri -tjetrit apo numrin e deputetëve që aspirojnë të marrin. Në një intervistë për Fiksin, zbulohet që edhe emrin e aleancës së krijuar e kanë vështirë ta mbajnë mend. Ndërsa Jenisheri, kryetar i Partisë së Pensionistëve thotë se do marrin 70-80 deputetë, të tjerët zbresin tek katra, pesa, apo edhe nuk e tregojnë se çfarë rezultatesh presin. E njëjta gjë vlen edhe për programin e njëri- tjetrit që e njohin përciptazi.
Këtë vit, në zgjedhjet parlamentare marrin pjesë 46 parti, ndër të cilat gjejmë emra që u bënë të njohur vetëm pas largimit të opozitës nga parlamenti.

Fiks Fare në bazë të adresave të deklaruara në KQZ bëri një vëzhgim tek disa parti.

Partia Aleanca Demokracia e Re ( ADR) kryetar Edmond Stojk, njëri nga përfaqësuesit thotë se adresa në KQZ është dhënë “Sa për të thënë, për të mos thënë fiktive” .

Partia Kristian Demokrate ( PKD) kryetar Dhimitër Muslia, nuk i gjendet asdresa e deklaruar. Personat që gjejmë aty thonë që kanë lëvizur, por nuk e dinë se ku.

Partia Lëvizja Demokratike Shqipëtare (PLDSH) Myslim Murrizi, nuk e gjejmë zyrën fare, edhe pse është deklaruar tek ish shtypshkronja “8 Nëntori”, rruga Muhamet Gjollesha.

Partia Ora e Shqipërisë (POSH) kryetar Zef Shtjefni ka deklaruar vetëm rruga ‘Irfan Tomini’, por askush në atë rrugë nuk pranon ta ketë dëgjuar si adresë. Partia e Çështjeve Shqiptare ( PÇSH) Bujar Shurdhi edhe kjo rezulton me adresa fallco.

Partia e Reformave Demokratike e Shqipërisë. (P.R.D.SH) me kryetar Ramazan Rryçi, ka deklaruar se ka selinë pranë rrugës “Naim Frashëri” Tiranë. Asnjë nga banorët e zonës nuk e di se ku ndodhet pallati numër 54. Nuk e gjejmë fare në atë rrugë edhe pse e kontrollojmë nga fillimi në fund.
Partia Emigracioni Shqiptar ( PESH) – Kostaq Papa ka deklaruar një adresë më të saktë. Por edhe aty, banorët thonë se vetëm nëse ka deklaruar adresën e shtëpisë, pasi seli partie nuk kanë parë. Në hyrjen ku ka deklaruar, gazetarët trokasin por nuk përgjigjet asnjë. Nuk ka asnjë tabelë që të referojë përkatësinë e zyrës.

Fiks Fare intervistoi katër deputetët më të rinj në parlament që kanë bërë një koalicion me të cilin do të marrin pjesë në zgjedhje. AOKBEPEK që do të thotë Aleanca, Ora kombëtare, Emigracioni,Bashkimi Popullor dhe Konservatore.
Vetëm Myslym Murrizi arrin të mbajë mend emri e koalicionit edhe është me i saktë dhe i prerë në përgjigje. Selami Jenisheri e gërmëzon pasi nuk arrin ta thotë saktë, Zef Shtefnit i duhet ta lexojë. Përpos faktit që shprehin vështirësi në njohjen e programit të partisë së secilit, ata edhe pritshmëritë i kanë të ndryshme për sa i takon numrit të deputetëve që aspirojnë të fitojnë në zgjedhje. Selami Jenisheri është më i guximshmi. Ai pretendon se koalicioni i tyre ka për të marrë 70-80 deputetë. Ndërsa të tjerët pretendojnë katër ose pesë, ose të paktën siç shprehet Murrizi të ruajnë trendin.

Vota e një shqiptari kushton 420 lekë të vjetra.

Sipas një përllogaritje të bërë nga KQZ për zgjedhjet e vitit 2017 rezulton se një votë kushtoi vetëm 420 lekë të vjetra. Çdo parti paguhet në bazë të votave që merr, e njëjta gjë ndodh edhe me partitë e vogla të cilat nuk e kalojnë pragun, psh në 2017 sipas përllogaritjeve ishte 0.5 përqind, pra duhet t’i kthenin lekët mbrapsht.

Fiks Fare intervistoi sekretarin e përgjithshëm të KQZ-së, Ylli Merkaj, i i cili thotë se ligjërisht nëse nuk kalojnë pragun e 1% atëherë partitë nuk marrin fonde për fushatë nga buxheti i shtetit. Nëse nuk i kthejnë lekët e marra në bazë të përllogaritjes së numrit të votave, atëherë nuk futen dot në zgjedhje për 5 vitet e ardhshme. Nga një raport rezulton që nga 2013 janë përgjithësisht 3-4 parti për zgjedhje që nuk i kanë kthyer lekët. Sipas kalkulimeve të numrit të votuesëve dhe 65 milionë lëkëve të akorduara për fushatë nga buxheti përllogaritet edhe sa kushton vota e një shqiptari. Në 2017, vota e një shqiptari kushtoi 420 lekë të vjetra.

Next Post
U përdorën për Teatrin/Shpërthejnë vëllezërit Budina kundër Bashës: Partia kandidoi servila që lëpijnë kryetarin

U përdorën për Teatrin/Shpërthejnë vëllezërit Budina kundër Bashës: Partia kandidoi servila që lëpijnë kryetarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pa kontrolle në kufi, Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri

Pa kontrolle në kufi, Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri

May 27, 2026
Berisha: Kurban Bajrami, ditë që frymëzon sakrificën. Vitin tjetër ta bëjmë më mirë…

Berisha: Kurban Bajrami, ditë që frymëzon sakrificën. Vitin tjetër ta bëjmë më mirë…

May 27, 2026
Ukraina paralajmëron Bjellorusinë: 500 objektiva në listë nëse Lukashenko i bashkohet luftës së Putinit

Ukraina paralajmëron Bjellorusinë: 500 objektiva në listë nëse Lukashenko i bashkohet luftës së Putinit

May 27, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Ulet me 5 lekë litri i naftës! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

May 27, 2026
Pezeshkian hap internetin dhe sfidon “skifterët” e Republikës Islamike

Pezeshkian hap internetin dhe sfidon “skifterët” e Republikës Islamike

May 27, 2026
Bizhuteri miliona euro dhe akuza për pastrim parash, Zapatero në qendër të mega-skandalit

Bizhuteri miliona euro dhe akuza për pastrim parash, Zapatero në qendër të mega-skandalit

May 27, 2026
Nga atentati në 2018, te trafiku i drogës! Kush është i plagosuri sot në Tiranë?!

Nga atentati në 2018, te trafiku i drogës! Kush është i plagosuri sot në Tiranë?!

May 27, 2026
Zyrtari i Gardës së Iranit: Mundësia e një lufte të re me SHBA-në është ‘e ulët’

Zyrtari i Gardës së Iranit: Mundësia e një lufte të re me SHBA-në është ‘e ulët’

May 27, 2026
Policia spanjolle bastis selinë e Pedro Sánchez, thellohet skandali i korrupsionit

Policia spanjolle bastis selinë e Pedro Sánchez, thellohet skandali i korrupsionit

May 27, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Kurban-politika që dëmton shtetin

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In