• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pa titull…por kushtuar zgjedhjeve

by Java News
14/04/2021 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Erion Mollaymeri*

Jemi në muajin e madhnishëm të fushatës zgjedhore. Të gjithë besimtarët janë mbledhur në sakrificë, deri në mbrëmje, në çeljen e iftarit me edicionin kryesor të lajmeve. Përmbledhjen e gjithë ditës elektorale të kronometruar me sekonda të barabarta për çdo forcë politike që bën fushatë ashtu siç duhet. Sepse nuk e kanë të gjithë fuqinë ekonomike të korporatave multinacionale siç janë bërë tashmë ish partitë kryesore. Kalimi nga parti në korporatë u kërkoi një investim të rëndësishëm në fushën e marketingut. Si pasojë secila parti zotëron qindra media, aq sa sekondat e kronometruara duke u shumëzuar me përsëritjen nga çdo kanal, nuk të lënë të shpëtosh nga indoktrinimi. Por si të mos na mungonin ofertuesit e shumtë të kompanive të dyshekëve apo elektro-shtëpiakeve me telefonatat e tyre, tani edhe këto korporata kanë zhvilluar sektorin e call centerit për të dhënë ofertat e tyre. Sepse njerëzit e kanë kuptuar marifetin e premtimeve në  masë. Tashmë vlejnë vetëm ofertat individuale. Uji dhe dritat nuk kanë më shpresë. Nuk ka mjaftueshëm burime ujore vendi ynë të furnizojë miliardat e pallateve që rrinë ngucur me njeri-tjetrin.

Mezi marrin pak ajër, jo më ujë. Uji tashmë ofrohet në bishtin e lugës. Kjo është aftësia që ka formuar politikanin e sotëm. Shembujt më të mirë vijnë nga partia socialiste, e drejtuar nga njëshi dhe dyshi i kësaj strukture. Forma e vjetër e sekretarit të partisë tashmë përkthehet me termat CEO dhe COO. Por edhe vetë këtyre profesionistëve u duhen aftësi akoma më të zhvilluara në aspektin e empatisë televizive. Njëshi, kryeministri, ka zhvilluar aftësinë e një stand-up comedian-i profesionist. Nuk ka shesh në vend që s’qesh me batutat e kryeministrit. Nëse do të perfeksionohej edhe në imitimin e personazheve që përmend do të ishte një plus. Por avash-avash po e arrin duke u dialektizuar bindshëm në gjuhë, për të qenë i kuptueshëm nga të gjithë. Fundja e njihnim shpirtin e tij artistik. Ajo që na surprizoi sadopak ishte aftësia e dyshit, kryebashkiakut të Tiranës, që ka marrë përsipër prezantimin e çdo kandidati të kryeqytetit. Aftësitë e tij kalojnë përtej normales, duke u afirmuar si një showman i vërtetë. Batuta, histori nga e kaluara, karikaturizime të kundërshtarëve politikë, shoqërojnë prezantimet e kandidatëve që koha televizive mezi u ofron dy minuta të prezantojnë veten.

Erioni i menaxhon edhe më mirë se Ardit Gjebrea hapësirat televizive, aq sa për këtë të fundit, ka zëra se po tenton t’i hyjë karrierës politike për të shpëtuar reputacionin e prezantuesit më të dashur nga mamatë. Vështirë përballë këtij rivali të denjë, i cili ka një dobësi për gocat garipe, ashtu siç i quan kandidatet më të reja si Najada Çomo apo Luljeta Bozo. Goca garipe, pasi me çuna garipa jemi mësuar. Kemi presidentin çun të fortë, që për të mbrojtur fushatën shkon vetë për t’u mundur ballë përballë me armikun. Këtë ja mundëson edhe fiziku i formuar nga e shkuara sportive. E ka treguar në këto vite që është aq i fortë sa t’i mbajë shtrënguar nga hallatet të dy partitë kryesore. Për pjesën e fushatës së korporatës së tij partiake merret Monika, e cila mban vijën patriotike të të shoqit, duke ngatërruar Fan Nolin me Migjenin. Sepse fundja patriotizmi na mban të gjithë lidhur me vendin tonë dhe askush nuk e aspiron më emigrimin. Rrimë si gurë të rëndë në vendin tonë, por fëmijët i mbajmë jashtë. Ashtu edhe si lideri i partisë demokratike, që nuk e dimë se si, por nuk i dallohen fare fijet e marionetës. Sepse thonë.., por unë nuk e besoj, që drejtohet nga dikush tjetër më i pjekur në parti. Nëse do të ishte buratin siç e cilësojnë, atëherë nuk është për t’u çuditur fakti që gatuan me këpucë në shtëpi. Buratinët i kanë të inkorporuara këpucët.

Aman se mos e nxjerr në instagram. Edhe në instagram lufta e titanëve është bërë me e ashpër, ku lideri demokrat e goditi fuqishëm figurën e kryeministrit, duke e bërë shuk foton e tij, me në sfond këngën më të re të Dua Lipës. Puna e fortë është edhe nga stafi teknik i operatorëve që e ndjekin në takimet kokë me kokë me çdo fermer. Hipur në traktor, duke duruar parehatinë e sediljes, dëgjon fermerët. Dëgjon më shumë se kryeministri para se të flasë. Mbase s’flet ngaqë s’kupton gjuhën teknike të fermerëve apo nga zhurma e traktorit, kjo mbetet ende për t’u kuptuar. Rëndësi ka që si i djathtë zgjedh takimet kokë më kokë si të majtët e dikurshëm. Del edhe në rrugë me njëqind vetë aq sa dhe Noizy do ta kishte zili. Trimi i mirë me shokë shumë pa maska. Sepse trimat nuk tremben nga armiku, për më tepër kur është i padukshëm.

Dhe me shokë shumë demokratët vijnë edhe në aleancë, ndryshe nga socialistët e vetëm. Bashkëjetojnë çamët me minoritetin grek, ashtu si edhe skaji më radikal i të majtës agrare me të djathtët në letër. Ndërsa parti të tjera të sapoformuara nga ish pjesëtarë të partive kryesore, nuk e kanë pranuar më kompromisin e aleancës. Janë të shpërqendruar, aq sa Bamir Topit, i morën çelsat e partisë së vetë, ndërsa shihte ndeshjen e Juventus-it. Kjo skuadër e zemrës mund ta bashkonte me kryeministrin duke qenë se nuk e ka hequr kostumin e Juventusit që nga takimi me Cristiano Ronaldo-n e Gianluigi Buffon. Kjo eksperiencë e ka bërë të aftë edhe për të trajnuar ekipin e kandidatëve të vetë. Në formulën e futbollit kërkoi të hynte edhe Vetëvendosja me ekipin zinxhir në  kampionatin shqiptar, por kjo nuk u formalizua, duke i lënë tre kandidatët të varur në pavarësi. Nuk jemi gati për vetëvendosje duke qenë se nuk kemi aq besim te vetja, pasi të gjithë punojmë për këto korporata. Besimin ua kemi lënë atyre në dorë, duke u vetëkënaqur nga ofertat me kontratë 4-vjeçare, e rinovueshme vetëm në rast riafirmimi. Kaq e leverdishme duket oferta aq sa nuk e mendojmë që këtë vetëkënaqësi kohëshkurtër do e vuajnë mbi shpatulla fëmijët. Të vetmit që e kanë jetëgjatësinë në korporatë janë analistët, që pasi e kanë parë pafrytshmërinë që sjell analiza, i kanë hyrë me kokë biznesit. E gjithë kjo e afirmon vendin tonë drejt botës kapitaliste që e bën vizive figurën e fermerit apo punëtorit vetëm në këtë muaj. Në muajin e madhnishëm të fushatës zgjedhore!

*Krijues

Next Post
Fluturimi i parë në Aeroportin e Kukësit, drejtori: Përfundon pista e plotë, ofrojmë çmimet më të ulëta!

Fluturimi i parë në Aeroportin e Kukësit, drejtori: Përfundon pista e plotë, ofrojmë çmimet më të ulëta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In