• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pa të drejtë vote e vetoje. Rama kërkon anëtarësim gjysmak në BE

by Denis Dyrnjaja
23/10/2025 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Propozimi i Kryeministrit Edi Rama nga Londra që Shqipëria të pranojë hyrjen në Bashkimin Evropian “pa të drejtë vote dhe vetoje” përfaqëson një nga momentet më të debatueshme të diskursit politik shqiptar të viteve të fundit. Në pamje të parë, ideja mund të paraqitet si një mënyrë pragmatike për të përshpejtuar procesin e integrimit, por në thelb ajo ngre një sërë pikëpyetjesh serioze mbi dinjitetin shtetëror, sovranitetin politik dhe mënyrën se si udhëheqësia aktuale shqiptare e koncepton raportin me BE.

Ky propozim, që nuk është konsultuar më parë as me opozitën, as me institucionet kryesore të shtetit, dhe as me aktorët shoqërorë e akademikë të vendit, shfaq qartazi një mënyrë të njëanshme, ku vendimmarrjet strategjike për fatet e kombit dhe shtetit merren si projeksione personale të kryeministrit aktual, ndërkohë që pasojat e këtyre propozimeve dhe vendimmarrjes do të shtrihen në kohë dhe me pasoja të patjetërsueshme. Në këtë rast, më shumë sesa një reflektim i nevojave reale të vendit, ideja duket të jetë e shtyrë nga ambicia individuale e Ramës për ta paraqitur futjen e Shqipërisë në BE si kulmin e karrierës së tij politike, si një trofe madhor për CV-në e tij personale politike.

Por problemi është se ky lloj anëtarësimi pa të drejtë vote e vetoje nuk është as anëtarësim i vërtetë, as proces integrues i qëndrueshëm. Ai krijon një status të ndërmjetëm, që e ul peshën e Shqipërisë në tryezën evropiane dhe e paraqet vendin tonë si një aktor të brishtë, të gatshëm të pranojë kushte të cungura vetëm për të thënë se “jemi brenda” unionit. Një qasje e tillë, në thelb, e nënvlerëson vetë arsyen pse ekziston Bashkimi Evropian: barazinë midis shteteve anëtare dhe respektin e ndërsjellë për sovranitetin dhe dinjitetin e tyre.

Anëtarësimi në BE duhet të jetë rezultat i reformave të thella, i forcimit të institucioneve, i sundimit të ligjit dhe i përmirësimit të standardeve demokratike, jo produkt i një kompromisi politik që e shet pavarësinë, integritetin dhe dinjitetin e shtetit vetëm për përfitim imazhi. Pranimi i një “anëtarësimi gjysmak” do të dërgonte një sinjal të gabuar jo vetëm ndaj qytetarëve shqiptarë, por edhe ndaj vetë vendeve të BE, se Shqipëria është gati të heqë dorë nga e drejta për të vendosur mbi fatet e saj, vetëm për të marrë një vend simbolik në sallë. Kjo do të impononte një axhendë ndyshe edhe për shtete aspirante të cilat ose do të pranonin një nënshtrim të ngjashëm, ose do të penalizoheshin nga ky status i ri inferior i propozuar nga Kryeministri Rama.

Nëse integrimi evropian do të ketë kuptim të vërtetë për ne, atëherë ai duhet të ndodhë si për çdo vend tjetër anëtar, me të drejta të plota të vendimmarrjes, me të drejtë vote dhe vetoje, dhe mbi të gjitha, me respekt të ndërsjellë. Përndryshe, një anëtarësim pa zë, pa fuqi dhe pa dinjitet do të ishte më shumë një hap simbolik i pavlerë dhe vetëm honorifik. O je o nuk je dinjitoz si shtet. Nëse nuk të pranojnë se e meriton dhe siç je si komb e si shtet atëherë më mirë të mos ndodhë ky anëtarësim gjysmak.

Shqipëria duhet të hyjë në Bashkimin Evropian si një vend që e meriton këtë proces, jo si një vend që pranon të nënshtrohet ndaj kushteve që e zbehin rolin e saj. Më mirë të vonohemi në rrugën drejt Evropës, sesa të arrijmë aty të gjymtuar në sovranitet e të përjashtuar nga barazia që përfaqëson vetë fryma evropiane.

Next Post
Koncert në sallën e operacionit, pacientja luan në klarinetë gjatë ndërhyrjes në tru

Koncert në sallën e operacionit, pacientja luan në klarinetë gjatë ndërhyrjes në tru

Comments 1

  1. ppa says:
    5 months ago

    D.Dyrnjaja pergjithesisht ben analiza korrekte; por ne kete rast ke harxhuar “frymen” kot. Pa qene nevoja te rrezosh argumentat e tij qe perkthehen “kushte ” te vendosura nga ana jone ??, fundja Rama e ka krahasuar shpesh antaresimin me martesen; por edhe martesa ka kushte p.sh. do zgjedhesh regjimin e perbashket apo te vecuar te pasurive!

    Reply

Leave a Reply to ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

March 24, 2026
Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

March 24, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

March 24, 2026
Berisha konfirmon Metën në listat e mbyllura: Do të jetë deputet i sigurt!

Berisha uron Ilir Metën për ditëlindje: Rama çonte Ergys Agasin që t’i shponte shishet e ujit

March 24, 2026
U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

March 24, 2026
Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

March 24, 2026
“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In