• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Pa rroba në trup”/ Rreth 100 emigrantë ndalohen e zhvishen nga rojet në kufirin Greqi-Turqi

by
17/10/2022 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulimi në fundjavë i 92 emigrantëve të zhveshur në kufirin Greqi-Turqi ka shkaktuar zemërim dhe kritika nga organizatat ndërkombëtare, ndërsa dy kombet e përfshira fajësojnë njëra-tjetrën për dezinformim.

Emigrantët burra u gjetën pranë kufirin turko-grek në lumin Evros, thuhej në një deklaratë të policisë greke.

“UNHCR është e tronditur nga raportimi për gjetjen e 92 njerëzve të zhveshur në kufirin tokësor turko-grek, pa rroba në trup,” thuhej në një koment të Kombeve të Bashkuara.

“Ne dënojmë trajtime të tilla degraduese dhe kërkojmë një hetim të plotë për incidentin”, shtohej në të.

Greqia tha se “sjellja” e Turqisë është e turpshme, kurse Turqia dënonte fqinjen e saj si ‘shpërndarëse lajmesh të rreme’ dhe e akuzonte për ‘mizori’.

Policia greke tha se disa nga burrat kishin plagë trupore dhe se emigrantëve u ishin dhënë veshje, ndihmë mjekësore dhe ushqim.

Emigrantët kishin deklaruar për policinë dhe forcën kufitare të BE, Frontex, se ishin zhveshur nga rojet turke që i kishin sjellë pranë kufirit. Turqia ka mohuar përfshirjen në incident duke e quajtur ngjarjen një “inskenim të makinerisë greke të lajmeve të rreme”.

Fahrettin Altun, kreu i komunikimeve të presidentit Rexhep Tajip Erdo?an tha se akuzat greke janë të pabaza e të rreme.

“Greqia edhe një herë po i tregon botës se nuk respekton dinjitetin e njeriut të shtypur e të vuajtur, duke publikuar fotot e refugjatëve që ka deportuar, duke i marrë me forcë objektet personale”, tha ai.

Turqia akuzon shpesh Greqinë për nxitje të emigrantëve me ngjyrë drejt Turqisë, ashtu siç bën dhe Greqia me akuzat ndaj Turqisë.

Athina ka nxitur Turqinë të respektojë një marrëveshje të vitit 2016 me Bashkimin Evropian ku Ankaraja është zotuar të ndalojë fluksin e emigrantëve drejt Evropës në këmbim të miliona euro ndihma. Frontex thanë se grupi ishin kryesisht refugjatë nga Afganistan e Siria./ Top Channel

/e.d

Next Post
Përdhunimi i 12-vjeçares/ Përfundon në pranga edhe e ëma, si e përdorte të miturën për të nxjerrë para, zbulohen detaje shokuese

Përdhunimi i 12-vjeçares/ Përfundon në pranga edhe e ëma, si e përdorte të miturën për të nxjerrë para, zbulohen detaje shokuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In